Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Alegri trondit Ronaldon: I kam gjetur një pozicion të ri në fushë

Postuar: 14/08/2018 - 07:22

Të shtunën do të startojë kampionati italian, edicioni i ri, ku pritet me interes të madh ndeshja mes Juventusit dhe Kievos, pasi në këtë takim do të luajë ndeshjen e parë zyrtare Kristiano Ronaldo. Natyrisht, pritshmëritë janë të mëdha, por afrimi i Kristiano Ronaldos ka rritur tej mase entuziazmin mes tifozerisë, jo vetëm asaj të Juventusit. Gjithsesi, afrimi i portugezit “i ka hapur punë” edhe Masimiliano Alegrit, që tashmë ka filluar punën për të modifikuar skemën e tij dhe për të vënë CR7-ën në kushtet ideale të lojës. Ronaldo ka luajtur për shumë kohë si sulmues krahu, por 33 vitet mbi supe nuk e lejojnë që të vrapojë mjaftueshëm sa për të vijuar aktivizimin në atë pozicion. Këtë e kuptoi Zidane te Reali, duke modifikuar skemën në 4-4-2, për të lejuar portugezin të luajë më pranë portës, në krah të Benzemasë, në majë të sulmit. Të njëjtën gjë ka bërë edhe Alegri, që duket se do të kalojë tashmë pikërisht te skema 4-4-2, duke i besuar portugezit majën e sulmit, për t’i dhënë mundësi të angazhohet më pak në rikuperimin e topave dhe të shqetësohet më shumë për t’i çuar ata në rrjetë.

Kjo u pa edhe në sfidën e djeshme ndaj Juventus B, ku portugezi u aktivizua si sulmues kryesor, ndërsa si partnerë, fillimisht pati Dybalën dhe më pas kroatin Mandzukiç, i cili sapo është kthyer nga pushimet dhe nuk është në formën më të mirë. Alegri është një trajner që i pëlqen të ndryshojë shpesh rreshtimin në fushë, për të befasuar kundërshtarët dhe për t’u përshtatur në varësi të situatave. Gjithsesi tekniku i bardhezinjve e ka të qartë që Ronaldo nuk është një pykë, pasi nuk mund të luajë për 90 minuta me shpinë nga porta, ndaj e ka të nevojshme që peshën e sulmit ta ndajë me një partner tjetër. Por ajo që e bën komod Alegrin është se ka një organikë të pasur me lojtarë që mbulojnë disa pozicione në katërkëndëshin e blertë dhe janë të aftë të përshtaten në skema të ndryshme. Sezonin e fundit, tekniku ofroi rreshtime të ndryshme si 3-52, 3-4-3, 4-2-3-1, 4-3-2-1, etj., ndërsa të gjitha këto garantojnë se edhe këtë sezon “Zebra do të sillet si kameleon”.

Ndërkohë, Pavel Nedved, zv.presidenti i Juventusit, edhe njëherë tregon objektivat e këtij ekipi duke thënë se Championsi është më pranë se kurrë me CR7. “Objektivat tanë nuk ndryshojnë asnjëherë. Fjala e vetme që ka rëndësi është ajo që thotë presidenti ynë, të fitojmë. Të fitojmë kudo që luajmë, të fitojmë çdo ndeshje. Ky është objektivi ynë dhe këtë gjë duhet ta tregojmë që nga ndeshja e parë sezonale, ajo ndaj Kievo”, u shpreh Nedved. Ai ka bërë publike objektivat e skuadrës bardhezi, që natyrisht synon të fitojë jo vetëm kampionatin por edhe Champions League dhe me ardhjen e Kristiano Ronaldo ky objektiv është më pranë. Duke folur për sulmuesin portugez, Nedved, fitues i Topit të Artë, ashtu si CR7, shprehet: “Fakti që e sollën te Juventusi është një gjë e jashtëzakonshme dhe tregon hapin e madh që kemi bërë në Europë, duke e futur Juven mes ekipeve më të mëdha në Europë. Por këtë vit sollëm edhe Emre Can e Cancelo dhe bashkë me skuadrën e vjetshme do të tentojmë të fitojmë. Të gjithë do të jenë të dobishëm për skuadrën”, shtoi Nedved, ish-futbollist i shquar i Juves shumë vite më parë./ Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/09/2019 - 23:13

Milani ka shënuar fitoren e dytë në sezonin e ri të Serie A.
 
Rosonerët kanë mposhtur Veronën me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e xhiros së tretë.
 

Postuar: 15/09/2019 - 22:13

Pas golave që shënoi në kualifikueset e Euro 2020 përballë Francës dhe Islandës, Sokol Cikalles

Postuar: 15/09/2019 - 09:19

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Edi Reja ka rrëfyer detaje nga jeta e tij.

Postuar: 15/09/2019 - 07:49

Në stadiumin “Artemio Franchi” të Firences, Fiorentina arriti të frenojë kampionët në

Postuar: 15/09/2019 - 07:47

Dy emra të mëdhenj të futbollit shqiptar u përballën dje në stadiumin “Selman Stërmasi&rdqu

Postuar: 15/09/2019 - 07:46

Gazeta “Sot” sjell për lexuesit këtë fundjavë intervistën me një prej figurave të shq

Postuar: 14/09/2019 - 18:59

Një skandal i vërtetë u cilësua incidenti i ndodhur para fillimit të ndeshjes Francë-Shqipëri, e