BREAKING NEWS

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”, janë grabitur informacione sensitive të klasifikuara sekret, ja si mund të shantazhohen deputetët, në skemë mafiozë të përfshirë shërbime inteligjente të huaja, në rrezik aksionet policore, Kreshnik Spahiut plas “b...

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”,
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për çiftin Meta-Kryemadhi, SPAK drejt përfundimit të hetimeve për dosjen e pastrimit të parave, pritet komunikimi i akuzës, po përgatitet dhe arrestimi i Argita Malltezit

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për
x
BREAKING NEWS

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon Rithemelimin dhe deklaron prishjen me Sali Berishën, ja akuzat për ish-kreun e PD

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon
x
BREAKING NEWS

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion Veliajt, kërkon zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi kandidat i "Foltores", Edi Rama me "as nën mëngë"

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion
x
BREAKING NEWS

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen prapaskenat e një tjetër pazari të fshehtë Rama-Berisha, synohet goditja e Reformës në Drejtësi përmes njeriut të “non-gratës”

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen
x
BREAKING NEWS

Ja pse Rrumbullaku gënjeu kryeministrin Rama dhe si Ervin Muça eksportoi të dhënat e sistemit TIMS, Karamuço zbardh detajet e fundit, futen në lojë edhe amerikanët

Ja pse Rrumbullaku gënjeu kryeministrin Rama dhe si Ervin Muça
x
BREAKING NEWS

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir Metës në Angli, udhëtimet e tyre të shpeshta dhe të pajustifikuara drejt Londrës, zbardhen detaje nga pasuritë e tij të fshehura në bankat e Zvicrës, Kongos, Qipros dhe San Marinos, dalin në skenë edh...

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e SPAK, ja “asi i tij nën mëngë”, Evi Kokalari bën deklaratën e fortë

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e
x

Sport

Alonso refuzon Liverpulin dhe Bajernin, i jep besë Bajer Leverkusenit

Alonso refuzon Liverpulin dhe Bajernin, i jep besë Bajer Leverkusenit

Bajerni dhe Liverpuli këmbëngulnin me oferta të mëdha që të merrnin trajnerin e ri spanjoll, Ksabi Alonso, por ai i ka refuzuar dhe vendosi të qëndrojë në krye të Bajer Leverkusenit. “Është vendi i duhur për mua që të jem, që të zhvillohem si trajner. Më kanë dhënë shumë arsye për të vazhduar të besoj në ekip, me përkushtimin e tyre, dëshirën, urinë për të pasur edicion të suksesshëm. E ndiej që puna ime këtu nuk ka përfunduar ende”, theksoi 42-vjeçari. Ai ka vazhduar duke thënë se dëshiron ta ndihmojë ekipin dhe po ashtu të ndihmojë lojtarët e rinj që të zhvillohen. “Nëse jam pjesë e procesit, jam i lumtur me këtë. Duke i bashkuar të gjitha këto gjëra, ky vendim i rëndësishëm, shpresoj, jam i bindur se është i duhuri. Jam i lumtur. Jam ende i ri, kështu që koha do të tregojë, por tani ndihem kështu”, nënvizoi më tej ish-mesfushori i njohur spanjoll. Alonso ka thënë se ka reflektuar për të ardhmen e tij gjatë pushimit të fundit ndërkombëtar. Më pas ka njoftuar Leverkusenin për vendimin. Leverkuseni është rrugës drejt titullit të parë në Bundesligën gjermane. I ka dhjetë pikë më shumë se Bajerni, tetë xhiro para fundit. Leverkuseni ishte në zonën e rënies kur Alonso mori drejtimin e skuadrës, në tetor të vitit 2022. Skuadra është ende pa humbje në të gjitha garat këtë edicion. Ky bilanc ka bërë që Alonso të jetë njëri prej trajnerëve më të lakmuar në botën e futbollit. Ai ka edhe dy vjet në kontratën me Leverkusenin. Është puna e parë e tij si kryetrajner dhe Alonso beson se po mëson ende. Alonso ishte lojtar i Bajernit dhe Liverpulit. Të dy klubet e mëdha kërkojnë trajner të ri për edicionin e ardhshëm. Bajerni ndan rrugët me Thomas Tuhelin, ndërsa Jurgen Klop largohet nga Liverpuli pas nëntë vjetësh në krye. Alonso nuk ka folur për kontaktet eventuale me dy ish-klubet e tij. “Nuk do të ishte korrekte nga unë që të flas për klube të tjera, kur ato janë në këtë situatë. Janë klube me të cilat kam lidhje të fortë, kam luajtur për to. Kështu që i respektoj, por nuk është korrekte për mua të flas për to tani”, përfundoi Alonso. Spanjolli ka përsëritur se te Leverkuseni është në vendin e duhur, se dëshiron të rritet bashkë me klubin, lojtarët dhe të mësojë prej tyre. Alonso ka thënë se dëshiron të ndihmojë Leverkusenin që të bëhet skuadër pretendente në Ligën e Kampionëve. Skuadra e Alonsos i ka tetë ndeshje për 29 ditë. Do të paraqitet edhe në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë dhe në çerekfinale të Ligës së Evropës.