BREAKING NEWS

Ilir Meta ka lokal luksoz në mes të Londrës, ja politikanët dhe drejtorët që kanë shërbyer si transportues të parave të tij dhe detajet nga biznesi i tij i fshehtë me lidhje në Indi ku 1 gur i bardhë bën 400 euro, Idajet Beqiri nxjerr të fshehtat trond...

Ilir Meta ka lokal luksoz në mes të Londrës, ja politikanët
x
BREAKING NEWS

Hetimet e SPAK shkaktojnë përplasje të forta në kupolën e PL, ja lista me emrat “VIP” që rrezikojnë prangat, nga falsifikimi i formularëve, te pastrim parave, Ilir Meta përjashton Monika Kryemadhin dhe të gjithë mbështetësit e saj në nivel drejtues...

Hetimet e SPAK shkaktojnë përplasje të forta në kupolën
x
BREAKING NEWS

Edi Rama paralajmëron furtunë ndryshimesh në qeveri, iu mbyll derën e kandidimit në zgjedhjet e 2025 zyrtarëve të korruptuar dhe atyre që kanë llogari të hapura me SPAK, kryeministri sfidon amerikanët dhe shpërthen në sulme e akuza ndaj Gjykatës Kushte...

Edi Rama paralajmëron furtunë ndryshimesh në qeveri, iu mbyll
x
BREAKING NEWS

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”, janë grabitur informacione sensitive të klasifikuara sekret, ja si mund të shantazhohen deputetët, në skemë mafiozë të përfshirë shërbime inteligjente të huaja, në rrezik aksionet policore, Kreshnik Spahiut plas “b...

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”,
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për çiftin Meta-Kryemadhi, SPAK drejt përfundimit të hetimeve për dosjen e pastrimit të parave, pritet komunikimi i akuzës, po përgatitet dhe arrestimi i Argita Malltezit

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për
x
BREAKING NEWS

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon Rithemelimin dhe deklaron prishjen me Sali Berishën, ja akuzat për ish-kreun e PD

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon
x
BREAKING NEWS

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion Veliajt, kërkon zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi kandidat i "Foltores", Edi Rama me "as nën mëngë"

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion
x
BREAKING NEWS

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen prapaskenat e një tjetër pazari të fshehtë Rama-Berisha, synohet goditja e Reformës në Drejtësi përmes njeriut të “non-gratës”

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen
x

Sport

Amir Abrashi rinovon me Grashsopers, Mirlind Daku lider i Rubin kazanit në Rusi

Amir Abrashi rinovon me Grashsopers, Mirlind Daku lider i Rubin kazanit në

Lojtarët e Kombëtares po kalojnë përgjithësisht momente të mira. Një pjesë e tyre janë protagonistë me ekipet respektive dhe kanë krijuar një imazh të lartë vlerësimi, sikurse ndodh me Mirlind Dakun në radhët e Rubin Kazanit në Rusi, apo dhe me Amir Abrashin tek Grasshoperi, ku shqiptari veteran po merr një tjetër ofertë për rinovimin e kontratës. Nga ana tjetër, lojtarët e tjerë të ekipit përfaqësues po kalojnë momente të mira me ekipet e tyre në Itali, aty ku ndodhet kontigjenti kryesor i kuqezinjve

Abrashi vijon kontratën me Grasshopers

Amir Abrashi do të vijojë karrierën me klubin e Grasshopers përtej vitit 2024. Zviceranët njoftuan se kanë rinovuar kontratën deri në verën e vitit 2025 me futbollistin e kombëtares teksa e cilësojnë si një element tejet të rëndësishëm për skuadrën, aq më tepër kur në këtë sezon, mesfushori ka gjetur vazhdimësinë dhe ka lënë pas problemet fizike. Në fjalët e para pas rinovimit të kontratës, 33-vjeçari është shprehur mjaft i lumtur. “Për mua nuk ka skuadër tjetër, këtu te Grasshopers kam mësuar, kam fituar shumë eksperiencë dhe jam zhvilluar shumë”, u shpreh Abrashi. Ndër të tjera, edhe drejtori sportiv i zviceranëve, Bernt Has nuk e fshehu entuziazmin për rinovimin me kapitenin e skuadrës. “Abrashi e ka vërtetuar në fushë se këtë sezon ka qenë një lojtar vendimtar për skuadrën. Një faktor shumë i rëndësishëm edhe për integrimin e lojtarëve të rinj që janë afruar. Sigurisht, të gjithë e vlerësojmë edhe për grintën që shfaq në fushë, ka një pasion si askush tjetër. Abrashi është model, jo vetëm si futbollist, por edhe si njeri. Një kapiten shumë profesionist. Jemi krenar që e kemi pjesë të skuadrës”, u shpreh Has. Në këtë sezon, Abrashi është aktivizuar në 23 ndeshje të kampionatit duke asistuar edhe në dy raste. Mesfushori i kombëtares u bashkua me Grasshopers në vitin 2021 nga Freiburg ndërsa ka qenë pjesë e zviceranëve edhe në të kaluarën, në vitin 2010 dhe vitin 2015.

Mirlind Daku, “gladiatori shqiptar” në kampionatin rus

Sulmuesi Mirlind Daku po bëhet gati që të kthehet në fushën e lojës me skuadrën e Rubin Kazan për pjesën e dytë të këtij sezoni në kampionatin rus, ku do të synojë të jetë përsëri protagonist me fanellën e Rubin Kazan. Madje ai është një nga lojtarët kryesorë të skuadrës. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka shënuar 4 gola e ka dhënë 1 asist në 16 ndeshjet që ka luajtur deri tani me klubin të cilit iu bashkua gjatë verës. Por kontributi i tij është më i rëndësishëm se thjesht golat sa i përket fazës ofensive për ekipin e tij, i cili renditet në vendin e shtatë në klasifikimin e përgjithshëm. Vetë klubi ka publikuar statistikën që sheh Dakun si lojtarin e parë sa u përket dueleve të fituara në fazën ofensive në kampionatit rus deri më tani. Sulmuesi shqiptar ka fituar 136 të tillë në 16 takime të luajtura, duke treguar se mbrojtësit duhet të jenë shumë të kujdesshëm ndaj tij, pasi një shifër e tillë tregon se sa rrezikshmëri krijon ai sa herë ka topin pranë zonës kundërshtare. Pra, Daku po kalon momente shumë të mira me Rubin Kazanin dhe natyrisht që është në lider i skuadrës së tij, duke shënuar gola me vlerë për pikavarazhin dhe pozitat e grupit në renditje.