Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Vizita në Gjermani për të takuar kancelaren Merkel? Ja çfarë thotë kryeministri Rama  

Vizita në Gjermani për të takuar kancelaren Merkel? Ja
x

Sport

Amir Rrahmani komplikon pozicionin e Hysajt tek Napoli, italianët e shohin kosovarin titullar në çdo pozicion

Amir Rrahmani komplikon pozicionin e Hysajt tek Napoli, italianët e shohin

Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani, mund të ulë përfundimisht në stol Elseid Hysajn e madje mund të komplikojë së tepërmi pozitat e shkodranit tek Napoli, pasi mbrojtësi shtatlartë i Kosovës shihet si futbollist që luan në të gjitha pozicionet e mbrojtjes. Në fakt, Rrahmani është qendër mbrojtës, ndryshe nga Hysaj që luan në krahë, por dy shqiptarë në të njëjtin repart duket diçka e parealizueshme dhe tek Napoli kanë nisur të flasin gjithnjë e më shumë për këtë fenomen. Në këto kushte, pozitat e Hysajt rëndohen, pasi ai prej kohësh nuk është në planet e klubit, por as po mundet të lëvizë në merkato. Roma e ndonjë klub tjetër ka shfaqur interes, por Napoli nuk ka dashur ta lerë të lirë, pra në kuotë zero, për pasojë po sheh mundësinë ose të shitjes, ose të huazimit. Në të dy rastet për Hysajn do të ishte diçka jo e mirë, pasi mund të humbasë reputacionin e tij si lojtar i Serisë A në top-5 ekipet më të mira. Sidoqoftë, prioritetin po e marrin të tjerët dhe Amir Rrahmani është një prej tyre, një futbollist që ka bërë mirë kudo ku ka luajtur, përfshi së fundmi Hellas Veronën, performanca e të cilit ndikoi që Napoli ta blinte kartonin e tij dhe kosovari shihet si favorit për të qenë titullar, ndryshe nga Hysaj i cili ka ende probleme me aktivizimin.

Situata e Rrahmanit tek Napoli

Siç thamë, mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani, këtë verë i është bashkuar skuadrës së Napolit nga Verona, ku shkëlqeu sezonin e shkuar. Së fundmi mbrojtësi ka folur për “Radio Kiss Kiss”, ku tregon objektivat e skuadrës dhe shprehet se mund të luajë më mirë me katër mbrojtës. “Nga mbrojtja me tre lojtarë në me katër? Unë luaj më mirë me katër mbrojtës. Me tre kam luajtur vetëm një vit në Kroaci dhe sezonin e shkuar te Hellas Verona. Ndihem më mirë me katër. Është pozicioni im natyral. Pastaj varet gjithçka nga dëshira e trajnerit. Osimhen? Ai është shumë i shpejtë dhe dëshiron vetëm të shënojë. Duhet të jesh gjithmonë i kujdesshëm me të, por sulmuesit tanë janë të gjithë të fortë. Agresiv si Gatuzo? Unë jam agresiv, por në mënyrë korrekte. Nuk marr shumë kartonë të verdhë. Lojtari me më shumë topa të rikuperuar sezonin e shkuar. Them se kjo varej nga kërkesat e Juriç. Kur luan shumë një me një ke më shumë duele dhe mund të fitosh shumë topa, ose mund të humbasësh”, theksoi ndër të tjera mbrojtësi Rrahmani. Më pas ai foli për praninë e tij në stërvitje me emra të mëdhenj si Kulibali e Manolas. “Ata gjithmonë të ndihmojnë të rritesh dhe të shohësh gabimet që bën. Të gjithë djemtë ekipit janë pozitivë. Objektivat? Arritja te katër vendet e para është objektivi minimal. Shpresojmë të kthehemi në Ligën e Kampionëve”, shtoi ai. Më pas vjen komenti për Ligën e Europës si një objektiv i Napolit. “Shpresojmë që ta fitojmë. Kemi gjithçka për t’i shkuar deri në fund, kemi lojtarë për të arritur gjithçka. Mund të bëjmë rotacion. Fansat më kërkojnë të mund Juventusin, të fitoj Kupën dhe Europa League. Unë mund të premtoj se do punoj shumë për të mundur Juventusin dhe gjithë ekipet e tjerë”, përfundoi kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani.

Muriqi gjithnjë e më pranë Lacios, mbetet vetëm firma në letër

Transferimi i Vedat Muriqit te Lacio tashmë është vetëm çështje orësh dhe për t’i bërë akoma më të besueshme lajmet e publikuara së fundmi nga mediat italiane ka menduar vetë klubi turk që zotëron kartonin e bomberit të përfaqësueses së Kosovës. Fenerbahçe ka dalë me një komunikatë në faqen e saj zyrtare ku bën me dije se ka nisur bisedimet me italianët e Lacios për transferimin e Muriqit në “Olimpico”. 26-vjeçari i cili shkëlqeu në sezonin e fundit me verdhezinjtë nga Stambolli duke realizuar 15 gola në kampionat, po pret me padurim të vihet nën urdhrat e Simone Inzaghit, me Muriqin që ëndërron të formojë një dyshe sulmuese me Këpucën e Artë Europiane, Çiro Imobile te Lacio. Zgjatja e tratativave është e lidhur me faktin se Fenerbahçe kërkon të përfitojë sa më shumë nga shitja e Muriqit, teksa flitet për një akord prej 18 milionë eurosh, plus bonuset.