BREAKING NEWS

Vjen lajmi i mirë! Mund të shkoni vetëm me pasaportë, një tjetër shtet evropian heq të gjitha kufizimet me Shqipërinë duke filluar nga nesër

Vjen lajmi i mirë! Mund të shkoni vetëm me pasaportë,
x
BREAKING NEWS

KQZ jep lajmin e keq për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin

KQZ jep lajmin e keq për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet/ Gjykata Kushtetuese i jep goditjen e fortë Qeverisë

Zgjedhjet/ Gjykata Kushtetuese i jep goditjen e fortë Qeverisë
x
BREAKING NEWS

“Boll më me shtirje”/ Ambasadorja Yuri Kim flet me tone të ashpra dhe jep ultimatumin e prerë: Çoni përpara Reformën në Drejtësi! Nëse s’tregoni guxim...

“Boll më me shtirje”/ Ambasadorja Yuri Kim flet me tone të
x
BREAKING NEWS

Debat për temat e nxehta që po zhvillohen me dyer të mbyllura/ Pritet vendimi për zgjedhjet lokale të 2019, përfaqësuesja e qeverisë kërkon pezullimin e çështjes. Cili është verdikti i Gjykatës Kushtetuese?

Debat për temat e nxehta që po zhvillohen me dyer të mbyllura/
x
BREAKING NEWS

Çfarë pritet të shqyrtohet/ Mblidhet me urgjencë Gjykata Kushtetuese, a do të rrëzohen zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019 dhe a do të ketë zgjedhje të parakohshme?

Çfarë pritet të shqyrtohet/ Mblidhet me urgjencë Gjykata
x
BREAKING NEWS

Kur do arrestohen 'peshqit e mëdhenj'? SHBA paralajmëron ndryshimin e MADH në Shqipëri

Kur do arrestohen 'peshqit e mëdhenj'? SHBA paralajmëron
x
BREAKING NEWS

Temperatura ekstreme të larta! I nxehti afrikan pushton Shqipërinë, Ministria e Shëndetësisë thirrje urgjente: Nëse ndiheni keq kërkoni ...

Temperatura ekstreme të larta! I nxehti afrikan pushton
x

Sport

Analiza e prag derbit, duelin Partizani-Tirana do ta vendosin detajet teknike

Analiza e prag derbit, duelin Partizani-Tirana do ta vendosin detajet teknike

Kategoria Superiore ka hyrë në një fazë vendimtare të saj. Edhe pse janë 5 skuadra që pretendojnë titullin, kur kanë mbetur për t’u luajtur dhe katër javë deri në fund, duket se xhiroja nr.33 do të jetë përcaktuese për disa skuadra dhe në këtë xhiro ka një duel vendimtar derbi, ku njëri nga dy gjigantët e kryeqytetit mund të digjet në këtë rrugëtim. E thënë ndryshe, kjo është java e derbit të Tiranës, Partizani-Tirana. Ndeshja më e pritur nga të dy tifozeritë e kryeqytetit shqiptar nuk është kurrë një ndeshje si gjithë të tjerat, mbi të gjitha kur në mes është akoma mundësia për të fituar titullin kampion. Por si është një javë e tillë për një analist futbolli? Në të vërtetë edhe vetë FSHF ka një analist statistikash në zyrat e saj, një pjesëtar i stafit që bën deduksione mbi ecurinë e kampionatit shqiptar.

Të gjitha ndeshjet janë njësoj

Nuk ka një ndeshje në të cilën një analizë duhet të bëhet në mënyrë të ndryshme nga të tjerat. Të gjitha ndeshjet e kampionatit vlejnë tre pikë dhe kanë të gjitha të njëjtën rëndësi. Për këtë arsye, analiza e kundërshtarit direkt nga Partizani dhe Tirana duhet të përgatitet si çdo tjetër. Aq më tepër që, nëse ndryshohet diçka nga e zakonshmja, mund t’i dërgohet skuadrës një mesazh i gabuar.

Të mos udhëhiqemi nga emocionet

Forca e një analize është ajo që bëhet me mendjen e ftohtë. Falë analizës arrihet të lihen jashtë të gjitha emocionet e lidhura me një ndeshje, nga atmosfera e fushës së lojës te vështirësitë që krijohen gjatë ndeshjes. Mbi të gjitha në një derbi, ku është vendimtare të qëndrosh i përqendruar, pa u përfshirë në asnjë moment nga emocionet.

Marrja në konsideratë e ndeshjeve të kaluara

Një avantazh i madh për skuadrat shqiptare në të bërit të analizës është fakti që luajnë katër herë kundër njëra-tjetrës. Kështu që derbit e kaluara të këtij sezoni mund të na mësojnë shumë në përgatitjen e ndeshjeve. Në rastin e derbit, ai më reali është i fundit që është luajtur në Selman Stërmasi, sepse gjatë sezonit Tirana ka ndryshuar lojtarë dhe trajnerë dhe për këtë arsye nuk gjen shumë të dhëna, pika referimi të besueshme, në dy derbit e parë të luajtur.

Duelet

Duelet janë ato që do të bëjnë diferencën. Tre sulmuesit e Partizanit kundër tre mbrojtësve të Tiranës, shpejtësia e Seferit kundër Bitrit dhe Belicës. Apo cilësitë e mesfushës së Partizanit kundër kapacitetit për të rikuperuar topa nga mesfusha e Tiranës. Forca e trajnerëve do të jetë përzgjedhja e njerëzve të duhur në zonat e duhura të fushës. Dhe është e qartë që analisti mund të japë një ndihmë të madhe në këtë drejtim.

Topat e ndaluar

Ky është elementi më delikat. Është ajo që bën gjithmonë diferencën në ndeshje të ekuilibruara dhe në derbi. Kjo ka ndodhur gjithmonë në derbit e fundit ku kanë rezultuar decizive dhe nuk duhet të harrohet që Partizani ka humbur vendin e parë në renditje në Korçë nga një gol që u pësua në goditje standarde. Jo vetëm analizë në një derbi, por mbi të gjitha edhe lëvizje e kundërlëvizje.

Si duhet të punojmë?

Derbi është si të gjithë ndeshjet e tjera: analiza e ndeshjes tonë të vjetër, analiza e kundërshtarëve në veçanti një për një, analizë e topave të ndaluar dhe goditjeve të dënimit, analizë e lojës komplekse të skuadrës. E gjitha e përqendruar në një periudhë të shkurtër nga e shtuna në të enjte. Dhe nuk do të ketë kohë për të festuar fitoren, sepse ndeshja e radhës është menjëherë pas porte.

Përfundimi

Duke parë këtë analizë, të cilën e ka pasqyruar edhe “Supersport”, duhet pranuar që ky derbi, në tërësinë e tij, pritet të ketë nivel të lartë dhe natyrisht mund të rezultojë vendimtar për objektivat e skuadrave. Tiranës i duhet me çdo kusht fitorja, pasi as barazimi nuk i bën punë, kurse Partizani, i gjendur në vend të dytë me 1 pikë më pak se Teuta, do të shfrytëzojë këtë derbi për të bërë një hap drejt titullit.