BREAKING NEWS

E veshur sportive dhe duke shijuar tingujt e çiftelisë, ambasadorja Yuri Kim shfaqet si kurrë më parë (Pamjet)

E veshur sportive dhe duke shijuar tingujt e çiftelisë, ambasadorja
x

Sport

Analiza në “Goal”, Ibrahimoviç vlerësohet “jashtëtokësor” dhe i pashtershëm

Analiza në “Goal”, Ibrahimoviç vlerësohet

Sulmuesi merr vlerësime pozitive nga ish-mesfushori i Paris San Zhermenit, i cili zbulon për rrjetin e njohur mediatik ndërkombëtar disa cilësi fantastike të suedezit

Adriatik BALLA

Zlatan Ibrahimoviç është një prej futbollistëve më të mirë në botë dhe ka dominuar skenën futbollistike europiane e botërore gjatë dy dekadave të fundit, duke rivalizuar në një farë mase me Kristiano Ronaldon dhe me Lionel Mesin, të cilët janë në vend të parë qoftë për trofetë e fituar me skuadrat e tyre, ashtu dhe me çmimet individuale. Sidoqoftë, shtatlarti suedez, gëzon simpati të madhe dhe pranohet të paktën nga bashkëlojtarët e tij se është gjigant në fushë dhe jashtë saj, me personalitet të padiskutuar në futboll, një sukses i shkruar me djersë. Mathieu Bodmer e ka përshkruar Zlatan Ibrahimoviçin si jashtëtokësor dhe lojtar të mrekullueshëm, përderisa e ka lavdëruar për ndikimin që e pati te skuadra e Paris San Zhermen mes viteve 2012 dhe 2016. Zlatan Ibrahimoviç e kompletoi transferimin prej 21 milionë eurosh në PSG nga Milani para tetë vjetësh dhe vazhdoi duke e shijuar periudhën e tij më të suksesshme si golashënues në kryeqytetin francez. Sulmuesi veteran suedez i kishte shënuar 156 gola në 180 paraqitje në të gjitha garat për Paris San Zhermen, ndërsa kishte kontribuar edhe me 60 asiste, duke u bërë kështu sulmuesi më i rrezikshëm në Ligue 1. Ai i fitoi gjithsej 12 trofe gjatë kohës së tij në “Parc des Princes”, përfshirë këtu katër tituj të Ligue 1, dhe e fitoi një vend në listën e rekordeve te klubi francez, para se t’i bashkohej Paris San Zhermenit si transferim i lirë. Bodmer, i cili kishte qenë dëshmitar i këtyre arritjeve të Ibrahimoviçit nga afër gjatë atyre viteve, thotë se atij i pëlqente shumë të punonte përkrah Ibrahimoviçit, i cili në janar u kthye në Milan. “Ibrahimoviç? Ai është një jashtëtokësor. Mua më pëlqente shumë karakteri i tij dhe më pëlqente shumë ai si lojtar”, ka thënë ish-mesfushori i PSG-së për “Goal.com”. Më tej Bodmer flet për cilësitë e Ibrës si lojtar dhe personalitet në jetën e përditshme. I bindur se suedezi është nga më të mirët e këtyre viteve, ai e pranon se sjellja e shtatlartit është shpesh kontradiktore, por në fund të fundit ai ka personalitet në fushën e lojës. “Ai është një lojtar i mrekullueshëm, një djalosh i mrekullueshëm, i cili bëri shumë për PSG-në. Ju mund të thoni se ai është arrogant, por ai bëri që shumë gjëra në klub të shkonin në drejtimin e duhur”, përfundoi Bodmer. Ndërkohë, Milani duket se po vuan jo pak në këtë periudhë, nisur nga situata aspak e kënaqshme në renditje. Ibra ka zgjedhur të qëndrojë, por të tjerë po preferojnë të largohen dhe zërat në merkato për largime të rëndësishme nuk mungojnë as në mediat italiane. Kështu, mësohet në mediat italiane se Milani në ankth për të ardhmen e Alesio Romanjolit. Qendërmbrojtësi i kuqezinjve i cili mban në krah edhe shiritin e kapitenit është i shumë kërkuar në merkato pasi për të ka interes nga disa prej klubeve më të mëdha të Europës. Sipas medias spanjolle Don Balon, Romanjoli kërkohet nga Reali i Madridit, Barcelona, Paris San Zhermen por edhe Liverpuli, madje janë “The Reds” që kanë bërë ofertën e parë duke vendosur në tryezë 60 milionë euro, për kartonin e mbrojtësit të kombëtares italiane.