BREAKING NEWS

Vendimi hyn menjëherë në fuqi/ Emërohet drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, kush është emri i njohur që i besohet posti i rëndësishëm

Vendimi hyn menjëherë në fuqi/ Emërohet drejtori i
x
BREAKING NEWS

Projekti/ Sekuestrohen pasuritë që kalojnë 2-fishin e të ardhurave, ja pronat që zotërojnë politikanët shqiptarë, nga Meta e Berisha, te Rama, Basha e deputetët

Projekti/ Sekuestrohen pasuritë që kalojnë 2-fishin e të
x
BREAKING NEWS

Zbardhet qarkorja, PD rrëzon Berishën: Topalli, Imami dhe gjithë “garda e vjetër” u përjashtuan prej tij, “Foltoren” po e përdor si mjet shantazhi

Zbardhet qarkorja, PD rrëzon Berishën: Topalli, Imami dhe gjithë
x
BREAKING NEWS

Shkarkimi i Metës pa afat, seanca në Kushtetuese nuk parashikohet as në nëntor, presidenti vijon luftën në prapaskenë

Shkarkimi i Metës pa afat, seanca në Kushtetuese nuk parashikohet as
x

Sport

Ançeloti ngre në “qiell” Benzemanë: Lojtar i kompletuar, me vlerë për Realin

Ançeloti ngre në “qiell” Benzemanë: Lojtar i

“Unë vë përvojën time në dispozicion të skuadrës dhe jap gjithçka kam, eksperiencën dhe besimin. Kam fatin të drejtoj një grup kurajoz, me shumë cilësi dhe që përgjigjet shpejt”. Në këtë mënyrë u shpreh Karlo Ançeloti në konferencën e shtypit pas fitores 6-1 të Realit të tij ndaj Majorkës. Një skuadër plot entuziazëm, edhe pse “lapsuset” në mbrojtje të kundërshtarëve nuk i heqin asnjë presje nisjes së shkëlqyer të “mandatit të dytë” të Ançelotit te “Los Blancos”. Ashtu si në 2013-ën, Ançeloti e ka nisur me 6 fitore dhe një barazim në La Liga dhe një sukses në Champions. 8 vjet më parë, pas një ecurie të tillë, humbi derbin me Atletikon dhe në javën e 6-të nuk ishte në kryesim si sot, por i treti, me dy pikë diferencë nga Barcelona dhe skuadra e Simeones që atë sezon fitonte kampionatin. Në 2013-ën, Reali kishte shënuar 14 gola në 6 javët e para, këtë vit ka shënuar 21, pra me një mesatare prej 3.5 golash për ndeshje. Një numër kaq i lartë golash në nisje të kampionatit nuk ishte arritur në Madrid që nga viti 1987. Një pjesë e mirë e meritave shkon për formën e jashtëzakonshme të Karim Benzemasë, që ka marrë pjesë në 15 nga 21 golat e skuadrës, duke shënuar 8 të tillë teksa ka dhënë 7 pasime vendimtare. “Karim nuk është dikush që thjesht shënon, është shumë i kompletuar”, deklaroi Ançeloti pas ndeshjes duke shtuar. Më pas vijoi: “Ai ndihmon skuadrën, ndihmon të luajnë të tjerët, dhe ndonjëherë golat e tij bëjnë që të harrohet puna e madhe që bën për të tjerët. Kur të jetë i lodhur, do të përdorim Joviçin, që po luan mirë dhe i duhet të përballet me një konkurrencë shumë të ashpër”. Ançeloti është rikthyer në Madrid i qetë dhe i lumtur. Nuk i duhet të provojë asgjë, edhe pse e di mirë se, kur gjërat do të shkojnë keq, Florentino Perez nuk do të tolerojë, teksa shpjegon: “Tani jemi në muaj mjalti, por do të vijnë edhe momente të vështira. Diferenca në krahasim me përvojën time të parë këtu, është se tani e njoh shumë më mirë ambientin”. Rezultatet e punës së tij shihen, Benzema ishte vendimtar edhe vitin e kaluar, por Vinicus duket një tjetër lojtar dhe që tani ka shënuar 5 gola. Asensio firmosi tregolëshin e tij të parë, Valverde ka bërë hopin cilësor, ndërsa Kamavinga, 18-vjeçar, ka fituar dashurinë e publikut “Bernabeu”. Sigurisht, mbrojtja nuk është e hekurt, 8 gola të pësuar japin ndjesinë e një mbrojtjeje që fut disi ujë, por do të ketë kohë për t’u përmirësuar dhe, gjithsesi, me një sulm të tillë, Reali mund t’i lejojë vetes edhe ndonjë gol të pësuar më shumë.