BREAKING NEWS

Muharrem Xhafa rrëfen të pathënat: Ja si Ramiz Alia në fshehtësi të plotë e me dredhi, i orientuar, i udhëzuar, dhe i detyruar prej agjenturave të huaja organizoi lëvizjen e Dhjetorit ’90, nga infiltrimi i spiunëve të ish-Sigurimit të Shtetit, te pazar...

Muharrem Xhafa rrëfen të pathënat: Ja si Ramiz Alia në
x
BREAKING NEWS

Ja sekretet e errëta që fsheh “Foltorja”, Evi Kokalari u plas skandalet Shkëlzenit, Ilir Metës, Albana Vokshit, Flamur Nokës, Edi Palokës dhe Abi Malltezit: Si më kanë kërcënuar njerëzit e Sali Berishës, ju tregoj të gjitha pazaret e tyre të pista...

Ja sekretet e errëta që fsheh “Foltorja”, Evi Kokalari u
x
BREAKING NEWS

Britania “mesazh” SPAK-ut për Sali Berishën, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve dhe paralajmëron një tjetër listë me “non-grata”, Londra e përkushtuar të çmontojë lidhjet mes krimit, korrupsionit dhe politikës...

Britania “mesazh” SPAK-ut për Sali Berishën, ambasadori
x
BREAKING NEWS

SPAK i ka futur nën hetim, zbardhet pasuria e Damian Gjiknurit dhe Olta Xhaçkës, nga apartamentet, garazhet, te llogaritë bankare, ja dokumentet

SPAK i ka futur nën hetim, zbardhet pasuria e Damian Gjiknurit dhe Olta
x
BREAKING NEWS

Ja pse Edi Rama sulmoi amerikanët dhe SPAK në Kongres, zbardhet lista me deputetë, ish-deputetë, ministra, ish-ministra dhe kryebashkiakë që presin radhën për në qelinë e burgut

Ja pse Edi Rama sulmoi amerikanët dhe SPAK në Kongres, zbardhet lista
x
BREAKING NEWS

Nga Azem Hajdari, Shinasi Rama, Sali Berisha, Aleksandër Meksi, Gramoz Pashko, te Sabri Godo dhe Remzi Lani, Ilir Demalia nxjerr listën “bombë” të personazheve “VIP” që ishin pjesë e ish-Sigurimit të Shtetit dhe Partisë së Punës, ja pseudonimet...

Nga Azem Hajdari, Shinasi Rama, Sali Berisha, Aleksandër Meksi, Gramoz
x
BREAKING NEWS

Olsi Rama i përfshirë në trafiqe, Gazment Bardhi kërcënon Edi Ramën dhe pritet të bëjë publike më 14 dhjetor 2023 dosjen e vëllait të kryeministrit

Olsi Rama i përfshirë në trafiqe, Gazment Bardhi
x
BREAKING NEWS

Gjysma e qeverisë në burg dhe gjysma nën hetim, Edi Rama mbledh Kongresin e PS dhe nis sulm frontal kundër SHBA dhe SPAK, në panik nga republika e prokurorëve

Gjysma e qeverisë në burg dhe gjysma nën hetim, Edi Rama mbledh
x

Sport

Ançeloti nis bisedimet për rinovimin e kontratës me Realin e Madridit, grupi ka probleme

Ançeloti nis bisedimet për rinovimin e kontratës me Realin e

Reali i Madridit është një prej klubeve më të fuqishme të futbollit në botë, absolutisht më i suksesshmi në Spanjë dhe në Ligën e Kampioneve të Europës, një klub që jo më kot mban nofkën “mbretëror”. Ndërkohë, në skuadër ka shumë dëmtime që kanë sjellë shqetësim për trajnerin Karlo Ançelotin, kurse vetë ky i fundit është futur në bisedime me klubin për të gjetur një zgjidhje për të zgjatur kontratën. Janë vetë mediat spanjolle që shkruajnë se Karlo Ançeloti raportohet se është në bisedime me Real Madridin lidhur me një rinovim të kontratës. Ançeloti është pjesë e Real Madridit që nga viti 2021 dhe po korr suksese të mëdha. E kjo ka bërë që drejtuesit e “Los Blancos” të interesohen për të zgjatur edhe për dy vite kontratën me teknikun italian. Mbetet të shihet nëse do të arrihet një marrëveshje mes klubit dhe lojtarit, teksa harmonia mes tyre shihet të jetë mjaft e mirë. Eduardo Kamavinga dhe Vinicius Jr. janë “viktimat” e fundit të dëmtimeve te Real Madrid, me dy lojtarët që pritet të mungojnë rreth dy muaj. Lajm shumë i keq ky për “Los Blancos”, që tashmë e ka infermierinë të mbushur plot. Trajneri Karlo Ançeloti do të duhet të bëjë për pjesën tjetër të sezonit pa Thibaut Kurtua. E njëjta gjë vlen edhe për Eder Militao dhe nëse gjithçka shkon mirë, braziliani mund të kthehet më së shpejti në fund të prillit. Dani Kebajos, nga ana tjetër, është më afër rikthimit, me spanjollin që mund të jetë i disponueshëm në ndeshjen e radhës. Kepa do të rikthehet pas dy javësh, ndërsa Tçuameni, ashtu si Kamavinga dhe Vinicius, do të kthehet në fushë vetëm në fillim të janarit. Situata e Arda Guler nga ana tjetër është shumë ndryshe. Talenti turk tashmë ka pësuar tre dëmtime dhe ende nuk ka debutuar me ekipin e tij të ri. Nuk dihet se kur do të jetë në dispozicion të Ançelotit, duke u bërë një rast i diskutueshëm dhe që shkakton më shumë se disa shqetësime. Ndërkohë, verën e ardhshme, pritet që rivalja e Realit të Madridit, Barcelona, të kërkojë të nënshkruajë me një sulmues të majtë. Zhao Feliks aktualisht e zë atë pozitë, por ai është vetëm i huazuar nga Atletiko Madrid, i cili kërkon një çmim që katalanasit nuk mund ta përballojnë për shkak të problemeve financiare. Ndaj opsion është Leroi Sane. “Sport” raporton se Sane po refuzon të mbyllë derën për një largim nga Bajerni, gjë që do të mbajë shumë të interesuar Barcelonën dhe Real Madridin. “Los Blancos” janë lidhur gjithashtu me ish-futbollistin e Mançester Sitit javët e fundit. Barça dhe Reali shpresojnë se mund ta “rrëmbejnë” atë nga kampionët e Gjermanisë.