
Frrok Çupi paralajmëron arrestimin e Sali Berishës, si po thur komplote bashkë me Ilir Metën për të shpëtuar nga prangat, ja “arma” që duan të marrin në duar dhe informacionet tronditëse që ka CIA për “non gratën”

Të shtëna me armë zjarri në Berat/ Plas sherri mes dy personave në lokal, 55-vjeçari nxjerr armën dhe... (Emrat)

Çfarë ndodhi? Alarmohet Met Rrumbullaku, mbledhje urgjente me vartësit

Ortaku i Vuçiçit i vjen në ndihmë Serbisë, harton projekt Asociacioni për Kosovën dhe e dërgon në Paris e Berlin, anashkalon Uashingtonin e dyerve të mbyllura

“Drafti i Ramës për Asocacion një skandal historik”/ Spartak Ngjela shpërthen ndaj kryeministrit: Franca gjithmonë ka qenë kundër territorit shqiptar, ç’ punë ka me...

Rusët duan mbrojtje në Shqipëri! Ambasada i bën kërkesën e pazakontë policisë shqiptare

Kryeministri i Shqipërisë i jep të drejtë Serbisë dhe akuzon Albin Kurtin, irritohen kosovarët dhe kërkojnë shpalljen “non grata” si armik i shqiptarëve për interesat e serbëve

Tensionet në Veri/ KFOR zbulon kush fshihej pas protestave të dhunshme në Zveçan dhe i bën thirrjen e fortë Serbisë

Ançeloti po “divorcohet” me Realin e Madridit, joshet nga oferta e kombëtares së Brazilit

Shkruar nga Adriatik BALLA 22 Mars 2023

Brazili dështoi në Botërorin e Katarit që në fazën e 1/8 e finales, ku u eliminua me penallti nga Kroacia. Ky eliminim shokoi tifozët brazilianë që mendonin se përfaqësuesja e tyre do të shkonte të paktën deri në gjysmëfinale apo finale dhe madje Brazili shihej si favorit për të fituar trofeun. Por nuk ndodhi kështu dhe presioni u ushtrua jo vetëm tek lojtarët, por edhe stafi teknik me në krye trajnerin Tite. Ky i fundit dha dorëheqjen dhe prej atij momenti Brazili është pa trajner në pankinën e tij. Ka pasur shumë emra që kanë qarkulluar, por gjithnjë e më shumë gishti po drejtohet tek tekniku veteran italian Karlo Ançeloti, i cili është aktualisht në krye të Realit të Madridit. Por ecuria e madrilenëve këtë sezon duket e vështirë në të gjitha frontet. I eliminuar në kupë, jashtë objektivit titull deri tani, me opsion fitoreje vetëm në Champions, Reali duket se mund të dështojë në të gjitha frontet këtë edicion, prandaj pozita e Ançelotit është e rënduar dhe nuk përjashtohet mundësia e shkarkimit të tij pa mbërritur fundi i sezonit. Pra, e thënë me fjalë të tjera, me kampionatin që po shkon drejt Barcelonës, Liga e Kampionëve është objektivi i vetëm i mbetur këtë sezon për Realin e Madridit, që vitin e kaluar bëri bis dhe nuk mund t’i lejojë vetes ta mbyllë pa trofe. Por pavarësisht nëse do t’ia dalë të ngrejë një kupë lart në fund të sezonit apo jo, Karlo Anceloti duket se po kalon muajt e fundit të aventurës së tij në “Santiago Bernabeu”, ku ka fituar gjithçka si trajner. Italiani joshet nga ideja për të drejtuar Kombëtaren e Brazilit dhe ndonëse publikisht e ka mohuar, duket se ka lënë gjithçka të hapur për një bashkëpunim, duke nisur nga vera e ardhshme. Brazili ka gjetur një trajner të përkohshëm, si Ramon Menezes, i cili duket se do të qëndrojë aty derisa Ancelotti të largohet nga Reali i Madridit. Italiani nuk ka provuar asnjë eksperiencë në stolin e një kombëtareje dhe sheh Brazilin si “pjacën” e duhur për të shkuar dhe lënë gjurmë, ashtu siç ka bërë në klube, duke ftuar trofetë më të rëndësishëm. Ndërkohë, Perez duket gati t’i plotësojë dëshirën teknikut italian dhe po studion alternativat, teksa së fundi ka dalë në skenë emri i Raul Gonzales, ish-sulmues legjendar i madrilenëve, që aktualisht drejton skuadrën e dytë të Realit. Precedenti me Zidane, që erdhi nga skuadra e dytë dhe fitoi tre herë radhazi Ligën e Kampionëve, josh jo pak Perez, që shpreson të përsëritë të njëjtin sukses edhe me Raul Gonzales. Megjithatë, duke u kthyer tek Ançeloti, ai këtë herë mund ta pranojë vërtet ofertën e Brazilit.
Më të lexuarat


Broja mund të mos i mbijetojë revolucionit të Poçetinos tek Çelsi, shqiptari në luftë me kohën

Mala e fitoi gjyqin në FIFA me Giresunspor, por klubi turk ende nuk e ka shlyer futbollistin

Nënshkroi kontratën 3-vjeçare, Benzema zbulon arsyen e fortë pse zgjodhi Arabinë Saudite

Efekti Messi-mania rrit ndjeshëm çmimet e biletave në ndeshjen debutese me skuadrën amerikane

Refuzoi të kthehej te Barcelona, rrëfehet Messi dhe zbulon si qëndron e vërteta

Guardiola: Në Stamboll për të bërë realitet ëndrrën e Mançester Sitit

Uest Hem mund në finale Fiorentinën, trofeu i Conference League shkon në Angli

Kombëtarja vijon përgatitjet në Durrës, grupit i bashkohet Cialleshi, Silvinjo optimist

Kolela jep dorëheqjen dhe largohet nga Partizani, klubi në kërkim të teknikut të ri

Shifra marramendëse/ Ja sa është në të vërtetë pasuria e yllit Cristiano Ronaldo
