BREAKING NEWS

“Dëshmia më e qartë se Policia e Shtetit ishte vënë në dispozicion të bandës së drogës”, Alibeaj reagon ndaj arrestimit të ish-shefit të policisë: Trafiku bëhej me bekimin e kryeministrit dhe ekzekutohej nga Saimir Tahiri

“Dëshmia më e qartë se Policia e Shtetit ishte
x
BREAKING NEWS

Policia e kërkonte që prej 2017/ Zbardhen detaje të reja nga arrestimi, ja ku ishte fshehur fshehur për 5 vite ish-shefi i policisë që u arratis nga Muriqani

Policia e kërkonte që prej 2017/ Zbardhen detaje të reja nga
x
BREAKING NEWS

Emri/ I përfshirë në trafikun e drogës së Habilajve, arrestohet në Berat ish-shefi i Policisë së Dhërmiut

Emri/ I përfshirë në trafikun e drogës së Habilajve,
x
BREAKING NEWS

“Personazhe të njohur, të majtë e të djathtë do të jenë subjekt i drejtësisë”, paralajmërimi i fortë i Vangjelit: ‘Moti politik’ do të bëhet shumë më i nxehtë në shtator

“Personazhe të njohur, të majtë e të djathtë do
x
BREAKING NEWS

“Ngjarje që ka vënë në dilemë dhe vështirësi të madhe policinë”, Klodiana Lala zbardh detaje të reja nga humbja e kontakteve me Martinajn: Ja cilat janë tre zonat që po hetohen

“Ngjarje që ka vënë në dilemë dhe
x
BREAKING NEWS

“Shkatërrimi i ndërtesave gjatë tërmetit, erdhi si pasojë e korrupsionit”, Meta plas deklaratën e fortë dhe akuzon qeverinë: Durrësi nën presionin e mafies

“Shkatërrimi i ndërtesave gjatë tërmetit, erdhi si
x
BREAKING NEWS

Mister fati i Ervis Martinajt, Klodiana Lala zbulon mesazhin e tij të fundit

Mister fati i Ervis Martinajt, Klodiana Lala zbulon mesazhin e tij të
x
BREAKING NEWS

“Rrethi atyre që duan destabilizimin e Malit të Zi po ngushtohet!”, Dritan Abazoviç bën deklaratën e fortë dhe i bën thirrje Prokurorisë: Ata që duan të më ‘heqin kokën’, të nxitojnë, pasi...

“Rrethi atyre që duan destabilizimin e Malit të Zi po
x

Sport

Ançeloti: Reali i tanishëm është më i mirë se një vit më parë, Rudiger e kaloi sprovën

Ançeloti: Reali i tanishëm është më i mirë se

Trajneri italian Karlo Ançeloti beson se Reali i tij këtë sezon do të jetë më i fortë dhe më i kompletuar se një vit më parë. Entuziazmi i tij nuk erdhi këtë herë nga loja dhe rezultati, por nga paraqitja e lojtarëve që janë blerë nga madrilenët në këtë merkato vere e ku vëmendja ishte tek mbrojtësi gjerman Rudiger. Kështu, Reali i Madridit humbi 0-1 miqësoren e luksit në Amerikë ndaj Barcelonës. Të besuarit e Ançelotit nuk mundën t’i kundërpërgjigjeshin perlës së Rafinjës, megjithatë për teknikun italian rezultati nuk është më i rëndësishmi. Ançeloti u pyet mbi pozicionin e Antonio Rudiger në fushë ndërsa shtoi se organika e madrilenëve tashmë është më e mirë se në sezonin e kaluar. Ndjesia që iu la Rudiger si një mbrojtës i majtë? “Më pëlqeu shumë dhe unë nuk jam i çmendur që e aktivizova në atë pozicion. Ai është një lojtar i zgjuar dhe mund të ndryshoj rol në fushë edhe me Alabën. Nuk e bënë diçka të tillë kundër Barcelonës pasi Rudiger u paraqit mirë. A më duhet një tjetër sulmues? Jo, mendoj se skuadra është e plotësuar dhe organika mendoj se është më e mirë se në sezonin e kaluar. Kanë ardhur dy lojtarë të rinj (Rudiger dhe Tçuameni) dhe do të kontribuojnë shumë për skuadrën. Kemi në total 27 lojtarë dhe t’i stërvitësh të gjithë nuk është e lehtë, por janë lojtarë të zgjuar dhe i kuptojnë vështirësitë e mia”, u shpreh Ançeloti. Ndërkohë, emocionues ishte dhe debutimi i Robert Levandovskit në radhët e Barcelonës, pikërisht në klasiken me Realin e Madridit. Kështu, Barcelona ka shënuar fitore ndaj Real Madridit në “El Clasicon” e cila u zhvillua në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Katalanasit triumfuan minimalisht 0:1 ndaj “Los Blancos”, në ndeshjen që filloi në orën pesë të mëngjesit me kohën tonë lokale. Goli i fitores erdhi në minutën e 27-të kur Rafinja shënoi një super gol nga distanca. Pas ndeshjes, Robert Levandovski, që debutoi tha se ndihet shumë i lumtur dhe i duket sikur ka qenë me ekipin me muaj të tërë. “Edhe pse ishte miqësore, klasikja është klasike dhe është gjithmonë e ndryshme dhe e veçantë, dhe ne jemi shumë të kënaqur me cilësinë dhe intensitetin që kemi treguar. Ne presim me padurim ndeshjen e radhës, stërvitjen e radhës, sepse mendojmë se diçka e mirë nuk ka ardhur ende. Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe jam pjesë e këtij ekipi. Nuk më duket sikur kam qenë me ekipin për ditë të tëra, më duket sikur kam qenë me ekipin për muaj të tërë. Ndihem shumë i mbështetur nga shokët e skuadrës dhe stafi”, ishin fjalët e sulmuesit polak. Mbetet të shihet se si do ta kalojë sezonin me Barçën Robert Levandovski.