Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ançeloti “shpik” pozicion të ri për Hysajn, i ofron shqiptarit krahun e majtë të mbrojtjes së Napolit

Postuar: 12/02/2019 - 07:22

Elseid Hysaj po kalon një sezon me probleme tek Napoli, një sezon kiu ai nuk është më titullar por luan me raste dhe nga afro 30 ndeshje që ka luajtur Napoli këtë edicion vetëm gjysmën ka luajtur si titullar fiks dhe për shkodranin që ishte lider prej tre vjetësh kjo duket e papranueshme. Ardhja e trajnerit Karlo Ançeloti solli probleme, pasi Hysaj filloi ta shohë veten si shpesh në stol dhe kjo ishte e rëndë për një futbollist që në tre vitet e fundit nuk e kishte diskutuar rolin e tij titullar me skuadrën napolitane. Gjithsesi, Hysaj ka mundur të ruajë sërish një profil të lartë dhe në duelin e fundit kundër Fiorentinës Ançeloti e angazhoi titullar dhe ai e kreu si duhet detyrën e tij, duke qenë i pakalueshëm. Por me kalimin e kohës tekniku po sheh mundësi që në të djathtë të aktivizojë Malkuit, kurse në të majtë, me dëmtimin e Ruit, janë hapur mundësi që Hysaj të ndërrojë krah dhe nuk është rastësi, pasi i vetmi futbollist që mund të luajë në të dy krahët me qetësi është pikërisht shkodrani 24 vjeçar i Kombëtares së Shqipërisë. Në fakt, Elseid Hysaj është aktivizuar titullar në 16 nga 23 ndeshjet e Serisë A në këtë sezon, në dy sfida është futur në fushë si zëvendësuar. Situata paraqitet edhe më problematike në Kupën e Italisë, ku është aktivizuar vetëm në një takim, ndërsa në fazën e grupeve të Championsit në një rast është preferuar titullar, ndërsa në dy sfida të tjerë si zëvendësues. Pra, me Karlo Ançelotin e ka humbur statusin e titullarit të padiskutueshëm, që e kishte fituar në dy sezone me Sarrin në drejtim. Edhe pse u fol shumë për një largim të tij të mundshëm në merkaton e janarit, shkodrani kuqezi mbeti në organikën e Napolit. Dhe jo më kot. 25-vjeçari pritet të aktivizohet titullar në takimin e parë me Zyrihun në transfertë në fazën 1/16. Por jo në rolin e tij të preferuar, si mbrojtës i djathtë, ku Ançeloti pritet t’i besojë francezit Malcuit, por në të majtë, aty k, për momentin, asnjë nuk është më i besuar se Hysaj (Mario Rui ka probleme fizike). Ançeloti vazhdon të ketë besim tek Hysaj, edhe pse në shumë ndeshje ka vendosur ta lërë në stol, duke menduar të ndryshojë diçka në fazën sulmuese. Futbollisti kuqezi, në çdo rast, është gati për t’iu përgjigjur apelit, pak rëndësi ka në të djathtë apo të majtë.

Mediat spanjolle mbrojnë Keidi Baren: Nuk e meritonte kartonin e kuq

Mesfushori shqiptar Keidi Bare u “masakrua” nga gjyqtarët në takimin e së dielës midis Malagës dhe Las Palmasit. I mohuan një gol dhe pamjet treguan se vendimi ishte tërësisht i gabuar. Pak minuta më vonë, mesfushori u bë përsëri protagonist në një aksion goli të anuluar, këtë radhë duke harkuar në zonë një goditje nga këndi, ndërsa Gonzalez dërgonte topin në rrjetë. Gjyqtari sinjalizoi se topi i gjuajtur nga Bare fillimisht kishte kaluar jashtë vijës fundore para se të përfundonte në zonën e rreptësisë. Në pjesën e dytë pastaj erdhi edhe episodi i polemikave për kartonin e kuq të Bares, që acaroi shumë Malagan, pasi lojtari ishte ndëshkuar në pjesën e parë me të verdhë pasi kishte insistuar që një goditje dënimi të ekzekutohej në vendi e duhur. Edhe i verdhi i dytë ishte i ekzagjeruar dhe kjo bëri që tifozët e Malagës në rrjetet sociale të ngrinin dyshime se mos ndaj ekipit të tyre kishte një komplot për të penguar ngjitjen. Ndaj nuk është aspak rastësi që e përditshmja spanjolle “AS”, një nga më të mëdhatë në Spanjë, të vlerësonte pozitivisht Baren edhe pse kishte lënë ekipin e tij me 10 lojtarë. “I anuluan një gol për një pozicion të dyshimtë jashtë loje të mëparshëm dhe e mbylli ndeshjen duke u ndëshkuar me të kuq shumë të ekzagjeruar (mori të verdhën e parë pasi lëvizi topin). Sa i përket ndeshjes, ai ruajti linjën e tij, duke qenë kërkues i palodhur në mesfushë”, shkruante e përditshmja spanjolle për lojtarin shqiptar që duket se i ka bindur të gjithë me paraqitjet e tij.

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 26/06/2019 - 10:10

Një ngjarje pazakontë ka ndodhur me sozinë e yllit argjentinas Lionel Mesi.

Postuar: 26/06/2019 - 07:21

Në Premier League pritet të ndodhë së shpejti një lëvizje e fortë që ka të bëjë me një emër të sp

Postuar: 26/06/2019 - 07:20

Partizani fitoi titullin kampion këtë sezon, duke kthyer trofeun në gjirin e të kuqve pas 26 vjet

Postuar: 26/06/2019 - 07:19

Shqipëria pozicionohet në vendin e katërt në grupin H, pas Francës, Turqisë dhe Islandës, ndërkoh

Postuar: 25/06/2019 - 16:50

 Sezoni që sapo u mbyll ishte një nga më të mirët për sulmuesin polak, Kristof Piatek.

Postuar: 25/06/2019 - 07:19

Në kulmin e merkatos së verës, klubi i Njukasëll Junajtid humbet trajnerin dhe nuk bëhet fjalë pë

Postuar: 25/06/2019 - 07:17

Kualifikimi dhe prania në finalet e Kampionatit Europian të Francës në vitin 2016 ishte kulminaci