BREAKING NEWS

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”, janë grabitur informacione sensitive të klasifikuara sekret, ja si mund të shantazhohen deputetët, në skemë mafiozë të përfshirë shërbime inteligjente të huaja, në rrezik aksionet policore, Kreshnik Spahiut plas “b...

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”,
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për çiftin Meta-Kryemadhi, SPAK drejt përfundimit të hetimeve për dosjen e pastrimit të parave, pritet komunikimi i akuzës, po përgatitet dhe arrestimi i Argita Malltezit

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për
x
BREAKING NEWS

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon Rithemelimin dhe deklaron prishjen me Sali Berishën, ja akuzat për ish-kreun e PD

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon
x
BREAKING NEWS

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion Veliajt, kërkon zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi kandidat i "Foltores", Edi Rama me "as nën mëngë"

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion
x
BREAKING NEWS

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen prapaskenat e një tjetër pazari të fshehtë Rama-Berisha, synohet goditja e Reformës në Drejtësi përmes njeriut të “non-gratës”

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen
x
BREAKING NEWS

Ja pse Rrumbullaku gënjeu kryeministrin Rama dhe si Ervin Muça eksportoi të dhënat e sistemit TIMS, Karamuço zbardh detajet e fundit, futen në lojë edhe amerikanët

Ja pse Rrumbullaku gënjeu kryeministrin Rama dhe si Ervin Muça
x
BREAKING NEWS

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir Metës në Angli, udhëtimet e tyre të shpeshta dhe të pajustifikuara drejt Londrës, zbardhen detaje nga pasuritë e tij të fshehura në bankat e Zvicrës, Kongos, Qipros dhe San Marinos, dalin në skenë edh...

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e SPAK, ja “asi i tij nën mëngë”, Evi Kokalari bën deklaratën e fortë

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e
x

Sport

Ançeloti trondit Guardiolën para duelit në Champions: Reali ka avantazhe ndaj Sitit

Ançeloti trondit Guardiolën para duelit në Champions: Reali ka

Javën tjetër do të luhen duelet e radhës në kuadër të çerekfinaleve të Ligës së Kampioneve, por padyshim finalja e parakohshme e këtij aktiviteti do të jetë përplasja mes Realit të Madridit dhe Mançester Sitit, dy ekipe që kanë rivalizuar fort vitet e fundit. Por në kuadër të këtij dueli kanë nisur analizat dhe duket e madrilenët e kanë një shans më shumë. ka qenë vetë trajneri Karlo Ançeloti që ka pranuar se skuadra e tij ka një avantazh ndaj Mançester Sitit në ndeshjen e tyre çerekfinale të Ligës së Kampionëve javën e ardhshme. Kampioni në fuqi evropian do të luajë dy ndeshje para përballjes me spanjollët, kurse “Los Blancos” nuk do të luajnë asnjë. Parë në këtë formë, Ançeloti do të ketë më shumë kohë për të përgatitur skuadrën për ndeshjen ndaj Mançester Sitit, që do të thotë ndryshe se Reali i Madridi do të jetë një skuadër fizikisht më e freskët sesa rivali i saj. “Ne luajmë me Aston Vila në 20:15, pastaj kundër Kristal Palace të shtunën, në orën 12:30. Më pas shkojmë në Madrid të martën. Real Madridi ka nëntë ditë për t’u përgatitur, nëntë ditë. Ata luajnë këtë fundjavë dhe nuk do të luajnë më deri në ndeshjen kundër nesh. Do të doja të reflektoja dhe të kërkoja një ditë më shumë, sepse ndryshimi është i madh. Por, nuk ka asnjë mundësi…”, kishte deklaruar Guardiola pak ditë më parë. Deklaratën e spanjollit e komentoi edhe Ançeloti, pas fitores së mbrëmshme ndaj Athletik Bilbaos. “Më duket mirë, ata kanë një orar më të komplikuar, ky është futbolli modern, është e qartë se ne kemi një avantazh të vogël, por kjo nuk do të ndikojë në lojë. Më pëlqeu shumë menaxhimi i lojës së sotme dhe më pëlqeu pak më pak intensiteti”, tha italiani. Mançester Siti ndeshjen e parë ndaj Realit të Madridit do të zhvillojë më 9 prill, kurse të kthimit më 17 prill. Ndërkohë, një tjetër trajner duket se po ngjitet, këtë herë në Francë, në krye të kampionëve në fuqi të Paris San Zhermen. Në fakt, 10 lojtarë i mjaftuan PSG-së dhe trajnerit Luis Enrike për të triumfuar me rezultatin 0-2 ndaj Marsejws në “Velodrome”. Duke folur për mediet pas kësaj sfide, trajneri i PSG-ës u acarua kur iu pyet për zëvendësimin e Kilian Mbapesë. Enrike shpërtheu ndaj gazetarit, teksa shtoi se është ai trajneri dhe vendos ai se kush luan e kush jo. “Është e njëjta muzikë çdo javë, e njëjta muzikë, është shumë e mërzitshme. Unë jam trajner, vendimet i marr çdo ditë, çdo javë. Unë do të bëj të njëjtën gjë deri në ditën time të fundit në Paris. Unë gjithmonë përpiqem të gjej zgjidhjen më të mirë për ekipin tim. Edhe nëse nuk e kupton vendimin, nuk më intereson. Nuk më intereson fare”, deklaroi Luis Enrike.