BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Sport

Andi Lila: Në Kombëtare po ndryshon gjenerata, duhet të presim për suksesin

Andi Lila: Në Kombëtare po ndryshon gjenerata, duhet të presim

 Kombëtarja do të luajë më 17 nëntor në “Loro Boriçi” të Shkodrës ndaj përfaqësueses së Skocisë, në duelin e fundit në grupin e parë të Divizionit C të Ligës së Kombeve. Do të jetë një duel përcaktues për fatet e renditjes në këtë grup, sidomos dhe për klasifikimin e ekipit tonë e të ardhmen e trajnerit Kristian Panuçi. Çdo rezultat përveç fitores e lë Shqipërinë në vend të fundit në grup dhe kjo do të kishte pasoja për skuadrën dhe trajnerin. Natyrisht, ky kompeticion nuk është i vetmi që shërben për kualifikim në Europianin e ardhshëm, përkundrazi, nga ky format shkojnë vetëm katër ekipe në Europian, por i jep një shans skuadrave të vogla të pretendojnë kalimin në aktivitetin më të rëndësishëm europian për ekipet nacionale. Për këtë arsye dueli ndaj Skocisë shihet me mjaft peshë nga trajneri Kristian Panuçi dhe të gjithë lojtarët kuqezi. Ekipi është grumbulluar në Durrës prej ditës së hënë dhe dje nisi puna stërvitore. Ka dhe probleme por në tërësi nuk mungon optimizmi për të marrë më të mirën në këtë ndeshje. Për më tepër që Skocia vjen në këtë duel me mungesa të rëndësishme titullarësh. Në kuadër të kësaj përballjeje të fundit në grup foli mesfushori me tipare mbrojtësi i kombëtares tonë, Andi Lila, një prej lojtarëve që ka luajtur më shumë ndeshje me kuqezinjtë. Kavajasi tha se skuadra është në ripërtëritje dhe në ndryshim brezash dhe për këtë arsye grupi i ri që po formatohet kërkon kohën e vet që të japë më të mirën dhe të sjellë suksese ndërkombëtare. Krahasimi bëhet gjithmonë me arritjen e vitit 2016, kur shkuam në Europianin e Francës, por Lila pranon se është e vështirë në këtë moment t’i kërkohet Kombëtares ai nivel që shfaqi në kualifikueset e Europianit të shkuar dhe në finalet e “Francë-2016”. Gjithsesi, Andi Lila beson se Shqipëria do të marrë rezultatin që kërkon më Skocinë, në ndeshjen e fundit në grup të Ligës së Kombeve. Në konferencën për shtyp të rastit, mesfushori kuqezi theksoi se çdo ftesë të Kombëtares e pret me shumë kënaqësi. “Çdo ditë me Kombëtaren është e veçantë. Çdo ndeshje është e jashtëzakonshme. Duhet të marrim rezultat pozitiv për momentin dhe të ardhmen e ekipit. Shpresojmë të bëjmë një paraqitje të mirë si ndeshja ndaj Izraelit, por të kemi një rezultat më të mirë. Duhet të përmirësohemi sa më shumë, si në stërvitje dhe në ndeshje. Shpresoj që gjithmonë të jemi me ritme të larta. Çdo futbollist të tregojë kontingjentin dhe cilësitë e veta”, u shpreh Lila. Më pas ai bëri krahasimin me Europianin e shkuar, por që nuk e sheh të vështirë të realizohet sërish objektivi nëse ekipi jep 200%. “Impenjim maksimal: Ne shkuam në Europian dhe ndërruam nivel. Nuk ka skuadra të lehta dhe të forta. Do të kemi gjithmonë shpirtin luftarak dhe në ndeshje duhet të japim 200%. Kjo është e vetmja rrugë. Në qoftë se japim më të mirën, nuk do të kemi probleme. Nëse me skuadra më të vogla do të futemi me ndjenjë nënvlerësimi, gjithmonë kemi pasur probleme. Të jemi skuadër rivale siç kemi treguar më parë”, theksoi më pas Lila. Ai komentoi edhe zgjedhjet e trajnerit, duke thënë se jep kontribut në të mirë të grupit, por nuk e ka në dorë zgjedhjen e stafit. “Kam disa vite në Greqi, nuk luaj në këtë pozicion. Për ekipin Kombëtar s’ka problem. Trajneri e di më mirë këtë gjë. Çdo futbollist ka dëshirë të jetë në lojë. Për mua është e rëndësishme që të fitojë skuadra. Në mundësinë që do të më jepen, do të tregoj më të mirën time në fushën e lojës”, shtoi mesfushori kuqezi. Në fund Lila doli në “temë”, që ka të bëjë me forcën e këtij grupi, tyë cilin ai e sheh si gjeneratë të re. “Ekipi është në një fazë ndërrimi gjeneratash. Do kohën e vet. Së fundmi, skuadra ka zhvilluar ndeshje shumë të mira. Ka munguar fati dhe rezultati. Jemi në rrugën e duhur. Të gjithë bashkë duhet të jemi për të arritur objektivin madhor”, përfundoi mesfushori i kombëtares, Andi Lila./Adriatik BALLA