BREAKING NEWS

Propozimi i papritur i Silva Binos: Të mbyllim sërish fundjavat!

Propozimi i papritur i Silva Binos: Të mbyllim sërish fundjavat!
x

Sport

Andorra befason ‘Kombëtaren’, del nga Shqipëria me barazim, Reja zbulon tre lojtarët ku çaloi loja e kuqezinjve

Andorra befason ‘Kombëtaren’, del nga Shqipëria me

Shqipëria zhgënjen ndaj Andorrës duke barazuar me rezultatin 2-2, në ndeshjen e zhvilluar sonte në mbrëmje në “Elbasan Arena”.

Kuqezinjtë e nisën ndeshjen mjaft mirë duke shënuar golin e parë me Balajn që në minutëne 6-të, por Andorra barazon pas 11 minutash. Kuqezinjtë hidhen në kërkim të golit avantazhit, por në pjesën e dytë Andorra shënon dhe të dytin.

Për të barazuar ndeshjen mendon Manaj. Shqipëria provoi deri në fund për të marrë fitoren, por ndeshja u mbyll në barazim. Me këtë barazim, kuqezinjtë shkojnë në kuotën e 13 pikëve, ndërsa pas 3 ditësh do të përballen me Francën në stadiumin e ri “Air Albania Stadium”.

Pas ndeshjes Reja deklaroi:

 

“Jemi të zhgënjyer normalisht nga ky rezultat. Kishim një ecuri pozitive deri këtu dhe nuk donim ta mbyllnim në këtë mënyrë. Jam i zhgënjyer unë dhe lojtarët. Në fakt mendoj se këta djem gjatë javës e kanë merituar këtë shans që i dhashë sot. Mungoi pak shpejtësia, por ishin të aftë teknikisht. Një lojtar i Andorrës bëri rreth 60 metra te goli i parë dhe ky është gabimi i lojtarëve të një ekipi si Shqipëria.

"Ishte një ndeshje e vështirë. Nuk u përballen me atë agoninë tonë, që na duhet përballë këtyre skuadrave. Na duhej pak motivim më tepër dhe për këtë më vjen keq. Ndoshta kam edhe unë gabim, pasi duhej t'i motivoja më shumë. Jam i zhgënjyer unë, dhe lojtarët. Kishim pritshmëri të mëdha dhe më vjen keq që ndeshja rrjedhi kështu.Mu duk e drejtë që të fus disa lojtarë që nuk kanë pasur minuta me kombëtaren. Më kanë bindur në stërvitje dhe mendova se ndaj Andorrës do të ishte takimi i duhur. Besoja se do të harmonizoheshin me pjesën tjetër, lojtarë si Ramadani, Ndoj dhe Trashi,. Diçka që nuk e pashë në këtë ndeshje".