BREAKING NEWS

Artan Hoxha publikon foton që po qarkullon me shpejtësi: Qeshni ju, qeshni!

Artan Hoxha publikon foton që po qarkullon me shpejtësi: Qeshni ju,
x
BREAKING NEWS

PD e Berishës gati për zgjedhjet, zbardhet dokumenti i fundit që 'Rithemelimi' dërgoi në KQZ (FOTO)

PD e Berishës gati për zgjedhjet, zbardhet dokumenti i fundit që
x
BREAKING NEWS

Gazetari Artan Hoxha publikon audioregjistrimin e “21 janarit”, zbulohet komunikimi pak minuta para vrasjeve (Video)

Gazetari Artan Hoxha publikon audioregjistrimin e “21 janarit”,
x
BREAKING NEWS

Skandali “McGonigal”/ Gazetari Artan Hoxha zbulon prapaskenat, ja cila ishte lidhja e ish agjentit të FBI-së me Agron Nezën

Skandali “McGonigal”/ Gazetari Artan Hoxha zbulon prapaskenat, ja
x
BREAKING NEWS

Meta me akuza të forta drejt kryeministrit: Rama ka lobuar për shpalljen time non-grata

Meta me akuza të forta drejt kryeministrit: Rama ka lobuar për
x
BREAKING NEWS

Del foto, ja kush është 75-vjeçari që vrau gruan dhe vëllanë në Gramsh

Del foto, ja kush është 75-vjeçari që vrau gruan dhe
x
BREAKING NEWS

Lajm i mirë për Shqipërinë/ Qeveria firmos marrëveshjen e rëndësishme me këtë vend

Lajm i mirë për Shqipërinë/ Qeveria firmos marrëveshjen
x
BREAKING NEWS

Si ndodhi tragjedia në Gramsh? 75 vjeçari vrau gruan me armë gjahu, më pas shkoi tek vëllai i tij dhe...

Si ndodhi tragjedia në Gramsh? 75 vjeçari vrau gruan me armë
x

Sport

Angli-Francë ndeshje për jetë a vdekje, e paralajmërojnë “Tre Luanët”

Angli-Francë ndeshje për jetë a vdekje, e

Botërori do të kthehet ditën e premte me ndeshjet çerekfinale dhe ku Anglia me Francën përbëjnë padyshim duelin më interesanat dhe që cilësohet edhe si një finale e parakohshme e kësaj Kupe Bote. Kuptohet, kontigjentet e të dy ekipeve janë angazhuar maksimalisht për të marrë më të mirën dhe pritet të ketë spektakël. “Tre Luanët” të etur për një sukses që e presin prej shumë dekadash, ndërsa nga ana tjetër, “Les Bleus” pretendojnë të mbrojnë titullin e fituar para katër viteve në Rusi. Të dyja skuadrat në organikën e tyre janë të pajisura me futbollistë të nivelit më të lartë ndërsa një nga përballjet që pritet me më shumë padurim është ajo mes Kylian Mbappe dhe Kyle Uolker. Mbrojtësi i Mançester Sitit, betohet se do t’ia bëjë jetën e vështirë talentit francez ndërsa thekson se nuk do ta presë atë në një tapet të kuq. “Po flasim për një ndeshje ku luan Anglia me Francën dhe jo Anglia kundër Mbape. Sigurisht ne e respektojmë Mbape, por unë nuk do t’i shtroj atij tapetin e kuq dhe ta lejoj të shënoj me lehtësi. Është një ndeshje për jetë a vdekje pasi nëse humbasim, kthehemi në shtëpi. Do të mundohem ta ndal Mbape, kjo është më e lehtë për t’u thënë se sa për t’u bërë, por unë nuk i nënvlerësoj aspak kualitetet e mia. Jam përballur me shumë lojtarë në të kaluarën time. Ai meriton respekt, por asnjë lojtar nuk mund ta bëjë i vetëm ekipin. Këtu nuk po flasim për tenis, por për futboll”, u shpreh Uolker. Deri më tani, Mbape është golashënuesi më i mirë në këtë Botëror me pesë gola të shënuar teksa ia ka dalë me sukses të udhëheqë Francën deri në çerekfinale, por pa dyshimë që tashmë nis edhe “malorja” vendimtare drejt trofeut më të lakmuar dhe sfida e parë për Francën e 23-vjeçarin, është ajo e datës 10 dhjetor ndaj Anglisë. Pra kjo ndeshje do të luhet ditën e shtunë.