
Çfarë po ndodh me monedhat e tjera? Ja me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro ditën e sotme

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Në shtatë ditë janë hapur pesë dosje penale për politikanët e lartë, SHBA ka nisur hetimet për Metën, Berishën dhe...

Nga përmendja e emrit të Edi Ramës 6 herë në dosje, te mesazhet dhe takimet me ish-agjentin e FBI, mediat amerikane tregojnë si funksiononte skema dhe publikojnë informacionin që mund të tronditë kryeministrin shqiptar

27 Janar 2023

Fillove dhe ti si Berisha? Eksperti i ekonomisë shpërthen ndaj deputetes së PS-së: Na sillni fakte dhe jo komente

SPAK ngre stekën/ Ambasadorja e BE zbulon arsyen e fortë përse zbarkoi në zyrën e Altin Dumanit: Çështje të bujshme që janë hapur dhe nuk mbaron këtu

A po përgatiten sanksione nga BE për zyrtarët e korruptuar? Ambasadorja Hohmann zbardh të vërtetën

"McGonigal ishte ortak me 25% te një kompani shqiptare", Salianji: Edi Rama sot minimalisht duhet të dorëhiqet

Anglia bën “paqe” me SHBA, kualifikimi në grupin B bëhet enigmatik

Shkruar nga Adriatik BALLA 26 Nëntor 2022

Kupa e Botës është futur në një fazë deikate të ndeshjeve në grupe, ku dje pati surpriza jo të vogla si në grupin A ku Katari u eliminua përfundimisht, ashtu dhe në grupin B, ku fitorja e Iranit, kombinuar me barazimin e Anglisë me SHBA-në, e ka bërë enigmatik fatin e kualifikimit në këtë grup. Pra, gjithçka do të vendoset në ndeshjet e xhiros së tretë. Të gjitha kanë shans kualifikimi, e po të gjitha rrezikojnë eliminimin. Anglia barazoi 0-0 me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në raundin e dytë të sfidave në grup dhe shtyn për ndeshjen e fundit sigurimin e kualifikimit. “Tre Luanëve” tashmë do t’u duhet thjesht të shmangin një humbje me më shumë se tre gola diferencë ndaj Uellsit, për të vijuar në fazën me eliminim direkt (nëse skuadrat përfundojnë me pikë të barabarta, kriteri i parë është golaverazhi i përgjithshëm). Dhe për të qenë të sigurt në vendin e parë, anglezët duhet ta ftojnë ndeshjen e fundit. Sa i përket ndeshjes me Shtetet e Bashkuara, rastet më të pastra u shënuan gjatë pjesës së parë, me amerikanët më pranë golit. Herri Kejn në fillim të këtij fraksioni dhe Maunt në shtesë iu afruan golit për Anglinë, ndërsa amerikanët patën të rast të pastër me McKenien, kurse Pulisic u ndal nga traversa. Vlen të përmendet edhe rasti i Herri Kejn në shtesë, që ishte i fundit në këtë sfidë. Ndërkohë, përfaqësuesja e Iranit ka shënuar fitoren e parë në Botërorin “Katari 2022”. Të premten, në ndeshjen e xhiros së dytë të Grupit A, Irani triumfoi ndaj Uellsit me rezultatin 2:0. Golin e fitores për Iranin, u shënuan në minutat e kohës shtesë. Fillimisht, në minutën e tetë shënoi Rouzbeh ?eshmi, ndërsa tre minuta më vonë realizoi edhe Ramin Rezaeian. Për Iranin, kjo është fitorja e parë në fazën e grupeve pas humbjes së thellë 6:2 nga Anglia në ndeshjen e parë. Ndërkohë, Uellsi pësoi disfatën e parë pas barazimit 1:1 ndaj SHBA-së. Me këtë humbje, Uellsi ka minimizuar gjasat për të avancuar nga grupi. Edhe pse nuk e pati posedimin e topit, Irani ishte shumë më i mirë se Uellsi dhe krijoi më shumë raste shënimi. Madje, Irani shënoi një gol në minutën e 16-të me anë të Ali Gholizadeh, por që u eliminua nga VAR-i për pozitë jashtëloje. Po ashtu, Irani në fillim të pjesës së parë qëlloi edhe dy herë shtyllën kurse në të dytën e kërkoi edhe më shumë golin, por nuk arriti ta mposht portierin Hosein Hoseini. Uellsi ndeshjen e përfundoi me një lojtar më pak, pasi në minutën e 85-të, portieri Uejn Henesey u ndëshkua direkt me karton të kuq pas udhëzimit të dhomës së VAR-it.
Më të lexuarat


Sulmuesi/ Reali gati të sakrifikojë Vinicius për Kilian Mbape

Pesë “rebelë” të Mançester Sitit shprehen të pakënaqur me trajnerin Pep Guardiola

Kukësi fitore “magjike” në Rrogozhinë përballë Egnatias, i largohet fundit

Partizani pëson disfatë nga Teuta, Tirana fitore në minutat e fundit me Erzenin

Vendimet e UEFA-s/ Ndryshime në formulën në Ligën e Kombeve

Mbrojtësi/ Rrahmani rikthehet si lider i Napolit, marshon drejt titullit në Itali

Trajneri Silvinjo nis “gjurmimin” e të rinjve kuqezi në Europë, në listë edhe Skuka

Kombëtarja U-16 dy miqësore me moshatarët italianë, humbje të thella

Armando Broja mes lojtarëve më të shpejtë në botë!

E ardhmja e Allegrit është e pasigurt, del në skenë një emër i ri për stolin bardh e zi
