Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Anketa e tifozëve, Ronaldo në 11-shen më të mirë të Juventusit në tetë vjetët e fundit

Postuar: 24/04/2019 - 07:39

Në sondazhin e bërë me tifozët në rrjetet sociale, portugezi përfshihet në treshen e sulmit me Del Pieron dhe Tevezin. Trajneri ideal është Masimiliano Alegri

Juventusi e fitoi titullin kampion në Serie A 5 javë para fundit të garës dhe e fiton për herë të tetë rresht, duke regjistruar një rekord të pazakontë. Tifozët ndihen të lumtur, teksa është bërë një anketë që ka vlerë domethënëse për perceptimin ndaj lojtarëve dhe klubit në tërësi. Kështu, në një anketë të hapur për tifozët bardhezi, ku duhet të përzgjidhnin më të mirët që kanë luajtur me Juventusin gjatë këtyre 8 sezoneve, tifozët dhanë rezultat befasues. Kjo pasi nga skuadra aktuale e Juventusit, janë përfshirë në formacionin më të votuar vetëm Kristiano Ronaldo, Bonuçi, Kjelini dhe Barzali, një sinjal ky që tifozët besojnë se në vitet e kaluara kanë pasur ekip më të mirë. Gjithashtu, trajner është preferuar Masimiliano Alegri, përpara Antonio Kontes, kjo edhe për faktin se i pari ka fituar 5 nga 8 titujt radhazi, ndërsa skema që kanë votuar më shumë tifozë, ka qenë ajo 4-3-3. Formacioni: Bufon, Lihtshteiner, Bonuçi, Barzagli, Kjelini; Pirlo, Pogba, Vidal, Del Piero, Ronaldo, Tevez. Trajner: Alegri.

Juventusi turret në treg, synon mbrojtësin grek Manolas

Juventusi është në kërkim të një qendërmbrojtësi me eksperiencë, e kjo s’është më sekret, ndërsa emrat që shihen si kandidatë potencialë janë të shumtë. Gjithsesi së fundi në krye të listës ka përfunduar greku i Romës, Kostas Manolas, i cili pritet të largohet nga kryeqytetasit në fund të sezonit dhe Juventusi është gati ta marrë në Torino. Kontrata e grekut me Romën është e vlefshme deri në verën e vitit 2022, por kundrejt 36 milionë eurove, verdhekuqtë do të pranonin të hiqnin dorë nga mbrojtësi Manolas. Ky i fundit shikohet si njeriu ideal për të luajtur në krah të Bonuçit në qendër të mbrojtjes, pasi ka eksperiencë të madhe dhe mund të zëvendësojë Kjelinin e Barzalin, të cilët kanë shumë vite mbi shpinë dhe nuk mund të përballojnë sezonin e gjatë.

Dibala nuk largohet, thotë se do të qëndrojë bardhezi

Paulo Dibala ka thënë se është krenar që luan për Juventusin, gjë që, siç thotë, i jep kënaqësi dhe lumturi të madhe, duke i hedhur poshtë zërat se ai do të largohet nga Torino në verë. Mediat italiane kanë raportuar kohëve të fundit se Juve do ta shesë Dibalanë në verë, por sulmuesi argjentinas e ka bërë të qartë se nuk do të largohet nga klubi pa luftuar. “Kur flasim për Juven, flasim për një klub të rëndësishëm, i cili gjithmonë ka pasur kampionë të mëdhenj. Të luaj përkrah tyre më jep kënaqësi dhe lumturi të madhe”, tha Dibala. Thashethemet për largimin e tij nisin pas rënies së Dibala në formë me ardhjen e Kristiano Ronaldos në klub. krahasuar me sezonin e kaluar, statistikat tregojnë se argjentinasi po bën një sezon zhgënjyes këtë edicion. Ai i ka shënuar vetëm pesë gola në Serie A deri tani, ndryshe nga viti i kaluar (22), por ai insiston se të luajë me Ronaldon është kënaqësi e madhe.

Adriatik BALLA

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/05/2019 - 09:28

Juventusi po kërkon me ngulm një trajner të ri dhe dy ditët e fundit një emër që ka dalë fuqishëm në skenë, është ai i Maurizio Sarrit.
 

Postuar: 23/05/2019 - 07:29

Një prej të rinjve më premtues dhe që ka shanse të bëhet numri një në botë pas tërheqjes së Leo M

Postuar: 23/05/2019 - 07:27

Një nga futbollistët më të mirë të mbrojtjes, Ivan Balliu, i cili ende nuk e ka shfaqur në maksim

Postuar: 23/05/2019 - 07:26

Në fundjavë Partizani pritet të festojë në mënyrë madhështore titullin kampion pas 26 vjetësh pri

Postuar: 22/05/2019 - 23:45

Përfaqësuesja shqiptare vazhdon grumbullimin e saj të pjesshëm për ndeshjet eliminatore të Euro 2

Postuar: 22/05/2019 - 23:25

Përfaqësuesja gjermane e futbollit prezantoi ndryshime të rëndësishme në ndeshjet e ardhshme elim

Postuar: 22/05/2019 - 22:15

Duke nisur nga sezoni i ardhshëm, UEFA do bëjë disa ndryshime drastike në kompeticionin më të rën