BREAKING NEWS

Bien ndjeshëm rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e COVID, ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Bien ndjeshëm rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë
x

Sport

Ansi Agolli mbron kuqezinjtë: Janë grup në ndërtim e sipër, me kalimin e kohës do të rriten

Ansi Agolli mbron kuqezinjtë: Janë grup në ndërtim e

Kombëtarja do të luajë sot në mbrëmje me San Marinon, në duelin e tretë të kësaj faze në grupin I eliminator për kualifikueset e Botërorit “Katar-2022”. Në prag të këtij takimi presioni tek kuqezinjtë është i madh dhe kjo vjen ngaqë humbja me Anglinë la një shije të hidhur dhe dëmtoi disi objektivat e skuadrës tonë. Në fakt, objektivi i kuqezinjve ishte të paktën një barazim që do ta mbante përfaqësuesen brenda ambicieve të saj, por as loja e as rezultati nuk ishin bindës. Në këto rrethana, ndaj trajnerit Edi Reja është rritur presioni dhe kërkohet ndryshim në pankinë. Por në mbrojtje të trajnerit dhe të lojtarëve kanë dalë disa ish-futbollistë të përfaqësueses, midis të cilëve edhe ish-kapiteni kuqezi, Ansi Agolli, për të cilin skuadra është ende në ndërtim e sipër dhe ende nuk janë pikasur liderët e rinj dhe nuk është harmonizuar si duhet grupi. “E pashë ndeshjen e Kombëtares. Deri në momentin që pësuam golin e parë më pëlqeu skuadra. Ishte një mos markim i duhur, sepse Kane i mori atë qindtën e sekondës. Pas atij goli Anglia dominoi shumë fare. Pamë një Angli që kishim vite pa e parë. Shqipëria është një skuadër në ndërtim e sipër, me shumë cilësi, por duhet ti japim pak kohë. Skuadra nuk bëhet me shkop magjik, por duhet kohë që ekipi jonë të marrë rezultate me skuadra si Anglia. Nuk duhet të jemi shumë pesimist. Këto lojtarë janë akoma të rinj dhe liderët do dalin me kalimin e kohës. Te skuadra ka disa lojtarë të cilët e marrin skuadrën përsipër si Berisha, Hysaj dhe Cikalleshi”, u shpreh Agolli. Natyrisht, ish-mbrojtësi kuqezi beson se Shqipëria ka elementë cilësorë që mund të prodhojnë në të ardhmen një grup kompetitiv dhe të aftë që të rivalizojë për objektiva madhore. Por për këtë ai kërkon që skuadrës t’i jepet edhe pak kohë.

Zërat kundër Rejës

Ata që janë kundër Rejës janë më së shumti teknikët, të cilët shohin tek veterani italian skema të vjetra taktike, motivim të vogël të lojtarëve dhe pamundësinë e ndjekjes së elementëve cilësorë që kanë minutazh më të mirë e formë sportive më të spikatur. Nga Shkodra janë të paktën tre teknikë që duan ndryshim në pankinë, dy prej të cilëve e kërkojnë këtë hapur, ndërsa një tjetër mendon se Reja ka pasur ide të ngurta në aplikimin e skemave të tij ndaj Andorrës. Kështu, Rudi Vata dhe Astrit Hafizi kanë deklaruar në emisione të ndryshme sportive se është koha që Reja të largohet e në krye të Kombëtares të vijë një trajner tjetër, më i ri dhe me ide të reja që duhet të kthejë Kombëtaren në një situatë më optimiste dhe me objektiva të ngritura. Në një intervistë që dha për gazetën “SOT”, pak ditë më parë, ish-mbrojtësi kuqezi, Elvin Beqiri, tha se skemat e Rejës ishin të vjetëruara dhe idetë e tij për formacionin të ngurtësuara. Kjo vlente për ndeshjen ndaj Andorrës, e cila, edhe pse pak e përmirësuar në organizim, zhgënjeu edhe ndaj Anglisë. “Mënyra e tij e lojës nuk më pëlqeu. Edhe taktika me të cilën luajti ishte e konsumuar. Nuk jam i kënaqur veçanërisht me zgjedhjet që ai bëri, duke pasur parasysh kontigjentin që kishte në dispozicion. Kur them i pakënaqur këtu kam parasysh sulmin, sepse në mbrojtje ishte në rregull me zgjedhjet e bëra. Unë gjykoj se trajneri ka dashur ta fitojë ndeshjen e jo të eksperimentojë e në këtë pikë ai është në rregull pasi e fitoi ndeshjen, por loja e skuadrës la për të dëshiruar. Megjithatë, mua nuk më duket gjithçka “ok”, kur lë në stol lojtarët më të mirë të momentit. Sa i takon skemës, duket qartë se ai preferon të luajë me 3-5-2, një skemë shabllone e tij të cilës i qëndron fanatik. Por shohim që kësaj skeme nuk i përshtatet mirë ekipi, një skemë e ngurtë e rrjedhimisht edhe idetë e trajnerit kanë qenë të ngurta me zgjedhjet e bëra. Unë pashë që shumica e lojtarëve nuk lidhen me këtë skemë, sepse nuk e ushtrojnë në ekipet nga vijnë. Në një ndeshje të këtyre niveleve, për më tepër skuadrës kombëtare, i duhet fleksibilitet në skemën taktike”, shprehej ndër të tjera Beqiri.