BREAKING NEWS

Lajm fantastik! Shkencëtarët bëjnë zbulimin e bujshëm: Ky ilaç i zakonshëm ul rrezikun e vdekjes nga koronavirusi

Lajm fantastik! Shkencëtarët bëjnë zbulimin e bujshëm:
x

Sport

Ansu Fati "ylli" i ndeshjes, Barcelona e nis bindshëm kampionatin me Koeman

Ansu Fati "ylli" i ndeshjes, Barcelona e nis bindshëm kampionatin

Barcelona e ka nisur sezonin e ri në La Liga me një fitore të pastër 4-0 ndaj një kundërshtari të vështirë si Villarreali, në “Camp Nou”, duke bërë të harrohet disi humbja e turpshme 2-8 ndaj Bayernit në Champions, si dhe përballjet e Messit me klubit gjatë verës.

Holandezi Ronald Koeman premtoi një revolucion në krye të katalanasve, duke larguar një emër të madh si Luis Suarez. Mes polemikave, kur uruguaiani realizoi 2 gola në 20 minuta në debutim me Atletico-n, në “Camp Nou”, një 17-vjeçar, Ansu Fati, bëri të heshtin kritikët. Edhe pse ende në një moshë mjaft të re, sulmuesi ishte autor i dy golave të parë ndaj Villarrealit.

Ndërkohë, Lionel Messi shënoi golin e tretë me anë të një penalltie, ndërsa takimi u vendos nga një autogol i miqve në minutat e fundit të pjesës së parë. 45 minutat e dyta nuk sollën asnjë ndryshim të rezultatit, duke bërë që Barcelona të marrë 3 pikët e para në këtë sezon që pritet të mos jetë aspak i qetë për ta.