BREAKING NEWS

Prapaskenat e divorcit, ja si Monika Kryemadhi i bëri “gropën” në SPAK Ilir Metës, nga udhëtimet e luksit nëpër Evropë, shpenzimet për shërbime estetike, deri te bisedat në celularin e saj ku bëheshin pazare me ministra, drejtorë e biznesmenë, ish-pres...

Prapaskenat e divorcit, ja si Monika Kryemadhi i bëri
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg, si do e fundosë pasuria që ka kaluar në emër të vjehrrës, kunatit dhe babait të tij, në fund do ia sekuestrojnë të gjitha paratë, personazhi që e denoncoi në SPAK zbardh informacionet e fundit nga hetimet...

Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg, si do e fundosë pasuria
x
BREAKING NEWS

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për biletat e avionit dhe dietat jashtë vendit, nuk ekziston asnjë dokument për zv/kryeministren që provon takimet e saj zyrtare për të cilat janë bërë udhëtime ndërkombëtare

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për
x
BREAKING NEWS

OLAF fundos Frida Krifcën dhe zinxhirin drejtues të AZHBR, ja skema korruptive që përdorën për të vjedhur fondet e bujqësisë, nga kontratat false, te aplikantët që paguan përqindje të lartë që të fitonin, ja si u grabitën paratë me kompanitë e konsulen...

OLAF fundos Frida Krifcën dhe zinxhirin drejtues të AZHBR, ja skema
x
BREAKING NEWS

SPAK u ka prishur gjumin të paprekshmëve të politikës, prokurorët specialë janë në rrezik për shkak të pazarit Rama-Berisha, Lulzim Basha reagon ashpër dhe zbulon çfarë do bëjë nëse Gjykata e Lartë nuk vendos për vulën e PD para zgjedhjeve të 2025...

SPAK u ka prishur gjumin të paprekshmëve të politikës,
x
BREAKING NEWS

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor Ilir Meta për të shpëtuar nga arrestimi i SPAK njësoj siç ia hodhi paq me videon e Dritan Priftit

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor
x
BREAKING NEWS

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është bërë posaçërisht nga SPAK për të shkuar te Ilir Meta, shumë shpejt do të kemi komunikim akuze, ja pse ish-presidentit i janë mbyllur dyert e azilit, do ta sjellin si ‘pako postale’ në Shqipëri ...

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është
x
BREAKING NEWS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt postit të zv/kryeministrit dhe drejtuesit të qarkut të Tiranës, Gjiknuri largohet nga Elbasani, Blendi Çuçi shkon në Fier, ja çfarë pritet të ndodhë brenda PS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt
x

Sport

Antonio Konte i vë kushte Napolit, kërkon klauzolë lirimi pas çdo sezoni

Antonio Konte i vë kushte Napolit, kërkon klauzolë lirimi pas

Italia ka nisur ta përtërijë kampionatin e saj dhe futbolli italian po kthehet në Europë pak nga pak pas një dekade dështimesh e zhgënjimesh. Fillimisht Interi që shkoi deri në një finale Championsi, më pas Roma që fitoi Europa League në Tiranë në vitin 2022, Atalanta që fitoi këtë vit Ligën e Europës e tashmë së fundmi edhe Fiorentina në finalen e Ligës së Konferencës. Serie A do të prezantohet sezonin tjetër me 6 ekipe në Champions, duke qenë në top-ligat europiane, ndërkohë që rivaliteti është shtuar shumë se krahas Juventusit, Interit e Milanit, tradicionalisht rivalë për titull, në konkurrencë janë shtuar edhe Napoli, Lacio, Roma e Fiorentina, gjë që e bëjnë Serinë A një kampionat tërheqës e shumë të fortë. Ndërkohë, sipas informacioneve të fundit që jep media sportive italiane, vijojnë pa ndërprerje bisedimet mes Napolit dhe Antonio Kontes. Pasi trajneri i dha miratimin presidentit Aurelio De Laurentis për të marrë drejtimin e skuadrës ka nisur faza e diskutimit të kohëzgjatjes së kontratës. Nëse çështja që ka të bëjë me të drejtat e imazhit duket se nuk do të krijojë probleme, ndryshe qëndron puna sa u përket klauzolave. Trajneri nga Leçe insiston që të përfshihet një klauzolë lirimi. Që do t’i lejonte të vendoste brenda çdo viti nëse do apo jo që të vazhdojë aventurën nën hijen e Vezuvit. Pronari ndërkohë synon që të përsërisë atë që ka bërë në të kaluarën me trajnerët e tjerë. Të cilëve u jepte mundësinë për të rinovuar kontratën çdo pranverë. Alban Bushi publikon listën e Kombëtares U-21 për kualifikuesen me Malin e Zi dhe miqësoren me Lihtenshtejnin. Vizione të ndryshme të bashkuara nga dëshira për ta rikthyer Napolin në luftë për kreun. Për këtë arsye Konte, i cili do t’i kushtojë Napolit 60 milionë euro bruto në tri sezone, duke përfshirë dhe bonuset, do të ketë një buxhet merkatoje prej më shumë se 200 milionë eurosh. Që do të krijohet nga paratë që do të vijnë nga shitja e bomberit Osimhen. Teksa mbeten për t’u zgjidhur dhe situatat me kapitenin Di Lorenzo dhe Kvaratskhelia. Anësori i djathtë nuk e ka fshehur dëshirën për t’u larguar nga Napoli, ndërsa për gjeorgjianin ka mbërritur një ofertë nga PSG. Al-Khelaifi ka vënë në pjatë plot 100 milionë euro. De Laurentis i ka përgatitur një propozim rinovimi prej 4.5 milionë eurosh në sezon, plus bonuset. Mbërritja e Kontes mund të bëjë që shumë situata të ndryshojnë.