BREAKING NEWS

Fatmir Mediu zbulon nëse është thirrur nga ambasada e SHBA pas shpalljes non grata të Berishës: U vendos të kishim një qëndrim të përbashkët

Fatmir Mediu zbulon nëse është thirrur nga ambasada e SHBA pas
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha nxjerr prapaskenat “bombë: Basha do të futej në burg nëse nuk i bindej këtij ultimatumi! Ja pse për disa kohë nuk mund të shkonte dot në SHBA

Sali Berisha nxjerr prapaskenat “bombë: Basha do të futej
x
BREAKING NEWS

E papritur! Blendi Fevziu nervozohet keq në mes të emisionit me regjinë: Më çmendët

E papritur! Blendi Fevziu nervozohet keq në mes të emisionit me
x
BREAKING NEWS

Rama bën reagimin e papritur: Do të jetë e pabesueshme, do ta dëgjoni shumë shpejt...

Rama bën reagimin e papritur: Do të jetë e pabesueshme, do ta
x
BREAKING NEWS

Çfarë do të bëni nëse qytetarët nuk janë dakord për ‘Ballkanin e Hapur”? Ja çfarë thotë kryeministri Rama: Politika nuk është spektakël si Big Brother që të zihen njerëzit për brava

Çfarë do të bëni nëse qytetarët nuk janë
x
BREAKING NEWS

Pse nuk krijoni një parti të re? Përgjigjet Sali Berisha

Pse nuk krijoni një parti të re? Përgjigjet Sali Berisha
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha paralajmëron zhvillime të reja, zbulon se çfarë do të ndodhë të dielën

Sali Berisha paralajmëron zhvillime të reja, zbulon se
x
BREAKING NEWS

Çfarë ndodh nëse Sali Berisha merr Partinë Demokratike? Escobar: Biden dhe Blinken kanë qenë të qartë

Çfarë ndodh nëse Sali Berisha merr Partinë Demokratike?
x

Sport

Apeli i Belicës: Partizani s’heq dorë nga titulli, por më parë të gjejmë golat dhe pikët e humbura

Apeli i Belicës: Partizani s’heq dorë nga titulli, por më

Partizani bëri një fitore mbresëlënëse ndaj Teutës, duke marrë tri pikë me përmbysje në sekondat e fundit dhe duke gëzuar një trepikësh që e ngjit në renditje dhe për më tepër ia largon hijet e krizës dhe e fut në hullinë e pretendimeve. Por kjo situatë e mirë duhet të vijojë dhe “demat e kuq” të dalin përfundimisht nga zona e dobët e fundtabelës e të mendojnë për trofe, sepse sezoni është ende i gjatë dhe mundësitë e rikuperimit ekzistojnë. Por duhet që të mos ketë më gabime tani e tutje dhe kësaj i mëshon dhe një prej lojtarëve kryesorë të skuadrës, mbrojtësi Egzon Belica. Ky i fundit i dha komentet e tij për mediat nga ambientet e “Football Republic”, aty ku Partizani zhvilloi seancën e radhës stërvitore për sfidën me Skënderbeun, që do të luhet më 4 dhjetor. Mbrojtësi i të kuqve parashikon një përballje të vështirë me korçarët, të cilët dinë të marrin pikë ndaj ekipeve të forta. “Kemi marrë një fitore të vështirë me Teutën, që do të na çlirojë psikologjikisht. Në tri ndeshjet e fundit kemi marrë rezultate të mira. Duhet të vazhdojmë me këtë ritëm. Do të thosha që në kampionat nuk ka ndeshje të lehta. Skënderbeu ka treguar se di të jetë rival i forte. Kemi dalë dy ndeshjet e fundit barazim me këtë skuadër. Edhe ndeshja e radhës do të jetë e fortë, shpresoj që çdo gjë të shkojë sipas planeve tona”, theksoi Belica. Më pas mbrojtësi i kuq foli për pozitat e skuadrës dhe pozicionimin 12 pikë pas Tiranës kryesuese. Megjithatë, ai beson se Partizani ka ambicie madhore dhe ka optimizëm për t’i realizuar këto objektiva. “Kampionati është shumë i gjatë, ka edhe shumë pikë në lojë. Synimet i kemi madhore. Nuk jemi aty u ku dëshironim në renditje, por kemi mundësi të rikuperojmë pikë ndaj rivalëve. Partizani ka vuajtur më shumë në sulm, mendoni se edhe repartet e tjera mund të bënin më shumë? Kemi çaluar disi në sulm, por kur, çalon sulmi, çalojmë të gjithë. Raste kemi pasur e ndoshta ka qenë mungesë përqendrimi. Shpresoj që këto gola të humbur t’i rikuperojmë në ndeshjet e radhës”, nënvizoi më tej Belica.

Partizani kthehet në “Air Albania”, një shans më shumë për “demat e kuq”

Të kuqtë fituan me Teutën dhe tani janë me moral të lartë, por një tjetër shqetësim për skuadrën ka qenë terreni, pasi ende kompleksi i vet nuk është mbyllur dhe duhet ende kohë për shtëpinë e re. Megjithatë, mësohet se Partizani do të rikthehet të luajë në “Air Albania”. Stadiumi më modern në vend, aktualisht nuk është i gatshëm të presë ndeshje për shkak se mirëmbajtësit e fushës kanë vendosur ta rehabilitojnë për një javë. Ky afat nisi më 25 nëntor dhe përfundon më datë 2 dhjetor, duke i hapur rrugën Partizanit që ta luajë në Tiranë ndeshjen e javës së 11-të ndaj Skënderbeut. Kundër Teutës, të kuqtë qenë spostuar në Elbasan për shkak të kësaj mbylljeje të stadiumit “Air Albania” dhe nuk u doli keq sepse arritën të fitojnë me përmbysje e të shmangnin një goditje të madhe për ta. Kështu, është vendosur që ndeshja të luhet të shtunën në orën 16:45. Pritet një betejë e bukur, duke qenë se janë dy ekipe, që bëjnë lojë korrekte dhe duan të kenë topin sa më shumë në kontroll.