BREAKING NEWS

Zjarri 'gjigand' në kryeqytet/ Flakët “përpijnë” tregun e fruta-perimeve në Tiranë, shikoni pamjet çfarë po ndodh mes dy pallateve. Reagon Policia

Zjarri 'gjigand' në kryeqytet/ Flakët
x
BREAKING NEWS

Emrat e tyre dolën në krime të rënda pas dëshmive tronditëse të Dumanit dhe Hoxhajt, SPAK shpall në kërkim ndërkombëtar 14 ‘bosët’ e njohur, shkresat i përcillen Interpolit

Emrat e tyre dolën në krime të rënda pas dëshmive
x
BREAKING NEWS

Zhvillimet e fundit politike, reagon Artan Hoxha dhe lëshon komentin e fortë: Maskara...

Zhvillimet e fundit politike, reagon Artan Hoxha dhe lëshon komentin e
x
BREAKING NEWS

Vjen lëvizja urgjente! Zgjedhja e Kryesisë së PD-së/ Rithemelimi zbardh agjendën, ja si do të mësohen emrat fitues. Berisha e Paloka do të…

Vjen lëvizja urgjente! Zgjedhja e Kryesisë së PD-së/
x
BREAKING NEWS

Brizida Gjikondi: Zgjedhja e Berishës në krye të PD atentat ndaj demokracisë, ish-kryeministri është simboli i korrupsionit, pas SHBA edhe BE pritet ta shpallë “non grata”

Brizida Gjikondi: Zgjedhja e Berishës në krye të PD atentat ndaj
x
BREAKING NEWS

Zbardhet sondazhi i gazetës “Sot”: Kush janë ministrat më të korruptuar në qeveri, surpriza e madhe është Edi Rama, ja në çfarë vendi renditet në listë

Zbardhet sondazhi i gazetës “Sot”: Kush janë ministrat
x
BREAKING NEWS

26 maj 1996- 26 maj 2022, ja si Sali Berisha dhunoi dhe përgjaku opozitën 26 vjet më parë, flasin protagonistët

26 maj 1996- 26 maj 2022, ja si Sali Berisha dhunoi dhe përgjaku
x
BREAKING NEWS

Thellohet skandali me koncesionet, Ministria e Shëndetësisë jep për “Hemodializën” 2.5 milionë euro për punë të pakryera

Thellohet skandali me koncesionet, Ministria e Shëndetësisë jep
x

Sport

Arben Sako: I riktheva Tiranës titullin kampion, do të luajmë me pretendime në Europë

Arben Sako: I riktheva Tiranës titullin kampion, do të luajmë me

Volejbolli shqiptar ka një emër të mirë, të fituar me djersë ndër vite dhe nga breza të ndryshëm sportistësh e trajnerësh që kanë skalitur emrat e tyre edhe në ndeshje e aktivitete të rëndësishme ndërkombëtare. Më parë ka qenë volejbolli i vajzave më tërheqës, por këto vitet e fundit është volejbolli i meshkujve që po regjistron standarde të larta në lojë, por edhe në aspektin e parametrave fizikë të sportistëve, ku tanët krahasohen me nivelin më të mirë europian. Një tjetër lajm i madh në këtë periudhë lidhet me Tiranën në volejbollin e meshkujve, ku klubi bardheblu fitoi titullin kampion pas 28 vjetësh. Në fakt, nuk la trofe pa fituar këtë sezon. Pra i mori të gjitha. Një koiçidencë e bukur është, gjithashtu, që nga brezi i lojtarëve që dolën për herë të fundit kampion, njëri prej tyre është sot trajner i klubit. Ai është Arben Sako, fitues absolut i këtij edicioni dhe trajneri që tanimë e ka rrugën të hapur të ndërtojë një Tiranë të denjë për të luajtur në Champions League. Gazeta “SOT” intervistoi teknikun bardheblu, i cili bëri një analizë të edicionit, gjendjes së ekipit, pragmerkaton dhe objektivat në Europë.

- Tirana fitoi titullin, por këtë sezon ajo s’la gjë pa fituar. Natyrisht, për ju si trajner ky është sukses i madh. Si do ta përkufizonit këtë sukses të Tiranës në volejboll për meshkuj?

Ne morëm 5 kupa këtë sezon, ishte arritje e jashtëzakonshme. Në fakt, nuk është rastësor ky sukses. E them këtë pasi Tirana kishte vite që stërvitej, por nuk ia kishte dalë më parë. Kishte 28 vjet pa fituar titullin dhe titullin e fundit e kishte fituar kur isha unë lojtar i saj. Parë në këtë formë për mua është një sukses mbresëlënës dhe me shumë domethënie. Patëm një skuadër serioze, të përkushtuar. Djemtë tanë punonin ndërkohë që të tjerët mund të ishin pushim, dua të them që ne nuk e njohëm pushimin këtë edicion. Nuk ishte vetëm titulli, por edhe kupat e tjera që fituam, si kupa e Shqipërisë, kupa “Gjergj Kastrioti” ose kupa mbarëkombëtare siç i thonë ndryshe. Pra i fituam të gjitha dhe, parë në këtë këndvështrim, Tirana është skuadra për t’u mundur, ajo duhet sfiduar sepse është në maksimumin e vet.

- Megjithatë, përtej triumfit, në “play-off”, pati dhe ndonjë moment shpërqendrimi apo të themi rënie. Erzeni edhe mund të kishte befasuar....

Finalet i kanë të tilla të papritura dhe këto emocione njihen në duele të këtij niveli. Në Shijak ne shkonim me disa dëmtime, pra me disa mungesa të rëndësishme. Por skuadra tregoi karakter të fortë, bëri një ndeshje heroike, edhe pse publiku rival ishte me entuziazëm të lartë. Edhe mes atij entuziazmi, Tirana ia doli të fitojë dhe kështu bëri të sajin titullin.

- Kujt ia dedikoni këtë sukses?

Familjes time në radhë të parë, e cila më duroi, duke më lënë kohë të lirë që të mendoj e veproj me kohë të plotë për ekipin, për pasionin tim. Natyrisht ua dedikoj edhe djemve të ekipit të Tiranës, të cilët bënë një kampionat të shkëlqyer. Nuk duhet harruar fakti se Tirana si klub ka logjistikën e duhur për të pasur sukses dhe këtu meritat i shkojnë klubit, drejtores Debora Keçi dhe në tërësi klubit e Bashkisë së Tiranës. Mos harrojmë figurat e mëdha të volejbollit të Tiranës që kanë sakrifikuar për këtë fanellë, si Ali Lulolli, Farie Hoti, Harun Dojaka etj, etj, të cilët u denigruan në atë sistem, por që kanë meritën që e kanë nxjerrë volejbollin bardheblu në Europë. Mos harroni që skuadra e Tiranës premton shumë dhe kjo mundësi duhet shfrytëzuar.

- Ju fituat gjithçka dhe një trajner fitues duhet të vazhdojë, por në Shqipëri gjërat shpesh nuk shkojnë sipas logjikës. Në të vërtetë, cili do të jetë qëndrimi juaj, a keni biseduar me klubin për vazhdimësinë dhe në cilin aktivitet europian do të merrni pjesë?

Tani që mbaruam angazhimet sezonale do të mblidhemi e do të diskutojmë, besoj nga java tjetër do t’i vëmë gjërat në rrugën e duhur. Natyrisht që do të marrim pjesë në Europë dhe unë do të propozoj të garojmë në Champions League. Unë e dëshiroj fort këtë dhe nuk do të jemi në aktivitet thjesht për pjesëmarrje por për të qenë kompetitivë, e them këtë të bazuar në eksperiencën time dhe në grupin që disponoj. Nga ana tjetër, jo vetëm ne por shumica e klubeve që garojnë në Europë bëjnë blerje lojtarësh të huaj. Edhe ne do të bëjmë blerje të huaja, pasi kemi pretendimet tona dhe shpresoj ta kalojmë turin. Besoj se sponsorët do të na mbështesin, bashkia po ashtu.

- Në basketboll Liga Unike këtë herë bëri një aktivitet më të gjerë dhe mori goxha vëmendje. Nuk e di a ia doli volejbolli ta ngrejë si duhet lartësinë e emrit që mban, Kupa “Gjergj Kastrioti”?

Është një aktivitet që do të rritet në të ardhmen dhe unë besoj se duhet të rritet numri i pjesëmarrësve, me katër skuadra nga Shqipëria e katër nga Kosova, si në volejbollin e meshkujve ashtu dhe në atë të femrave. Pra, të krijohet një ligë e madhe mbarëkombëtare. Kjo do të rriste eksperiencën që do të merrnin skuadrat andej e këtij kufirit dhe në tërësi fiton volejbolli panshqiptar.

- Si paraqitet niveli i volejbollit kosovar? Në basketboll ata janë më mirë, por në volejboll duket se ne jemi shumë më lart...

Ata po ngrihen në volejboll dhe po hedhin disa hapa të sigurt. Pse e them këtë? Nisem nga miratimi që i bënë Ligjit të Sponsorizimit, i cili u ka hapur shumë mundësi. Parë në këtë pikëvështrim ata janë një hap para nesh. Nëse shtojmë skuadrat ne do të krijonim një ligë të përbashkët, të fortë dhe një kampionat cilësor në rritje të vazhdueshme.

- T’i kthehemi pozicionit tuaj..., a do ta vazhdoni bashkëpunimin me klubin e Tiranës? Ku e shihi veten?

Unë si trajner i arrita objektivat sezonale që i kisha vënë vetes dhe i kisha premtuar edhe klubit. Duke qenë se objektivat i kam realizuar, shpresoj që bashkëpunimi të vazhdojë gjatë. Me këtë grup dhe për shkak të asaj që kemi bërë, pra duke i vënë punët në vijë, besoj se Tirana do të jetë kompetitive për një kohë të gjatë. Nuk jemi ulur të diskutojmë, por mendoj se do të çmohet puna ime në krye të skuadrës. Në këtë moment që flasim unë jam duke menduar për Kombëtaren U-20.

- Bëhet fjalë për eliminatoret e Europianit, apo jo?

Unë së bashku me ndihmësin tim, Agim Reka, nuk kemi kohë për të pushuar, pasi duhet të nisim punën për eliminatoret e Europianit të moshës U-20. Jam optimist se me pak kujdes mund ta realizojmë objektivin e kualifikimit. E bazoj këtë entuziazëm tek cilësitë e djemve. Në grup kemi Austrinë, Malin e Zi dhe Rusinë. Por siç e dini Rusia është e pezulluar nga të gjitha veprimtaritë sportive, kështu që rivaliteti ynë do të jetë me dy skuadrat e tjera. Me Malin e Zi jemi ballafaquar dhe e njohim, por e panjohur për ne mbetet skuadra U-20 e Austrisë.

- Kur shpreheni “e njohim”, çfarë nënkuptoni?

Pikërisht faktin që jemi ballafaquar me ata. Madje Malin e Zi e kemi mundur në kuadër të Ballkaniadës, prandaj them se e njohim si ekip, por austriakët janë për ne të panjohur në këtë moment. Megjithatë, ne kemi një avantazh në këto eliminatore, pasi i luajmë ndeshjet në fushën tonë. Dhe ju siguroj që këtë avantazh që na jep fusha do ta shfrytëzojmë në maksimum.

- Ju keni përvojë të gjatë si trajner në volejbollin e meshkujve. Si paraqiten prurjet e reja?

Unë jam shprehur dhe gjetkë për këtë fenomen, pra për të rinjtë në volejboll dhe mund të them me siguri që volejbolli i meshkujve në tërësi është shumë lart, pra ka një rritje cilësore. Ekipi ynë i volejbollit, në pamje vizive është njëjtë me atë të ekipeve më të mira të Europës. Madje ne kemi elementë shumë të mirë që luajnë në Europë, në nivel të lartë. Duhet që shteti të na mbështesë, pra të investojë edhe më shumë në volejboll.

- Në këtë periudhë salla e ndeshjeve tek “Parku Olimpik” në Tiranë është mirë, por në verë temperaturat e bëjnë shumë të vështirë zhvillimin e ndeshjeve aty...

Jo, përkundrazi, salla sportive “Feti Borova” ka kushte shumë të mira dhe është në gjendje optimale në çdo periudhë të vitit. Është një impiant që i plotëson të gjitha kushtet dhe ju siguroj që kur të presim ndeshjet eliminatore do të ketë standard të lartë. Unë uroj që të kemi sa më shumë publik që të na mbështesin. Siç thashë dhe më lart, volejbolli i meshkujve e ka kaluar tashmë nivelin kur duhej thjesht pjesëmarrje, pra përfaqësim, tani volejbolli ynë duhet të rivalizojë si i barabartë dhe të jetë kompetitiv dhe unë gjykoj se volejbolli ynë i meshkujve mund të jetë kompetitiv duke nisur nga ky sezon. Ne duhet të shkojmë në kupat e Europës jo thjesht për performancë cilësore, por për të fituar dhe ky është një dallim shumë i madh.