Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Arbitri masakrohet në parking pas ndeshjes së futbollit, tre futbollistët dyshohen si agresorët

Postuar: 13/11/2018 - 12:16

Arbitri Daniel Sweeney është sulmuar të dielën e kaluar, pasi ka drejtuar ndeshjen Mullingar-Horseleap, në futbollin amator të Republikës së Irlandës.

Ai u godit kur do të merrte makinën nga parkingu. Rezultati i sulmit të dhunshëm është nofulla e thyer, një plagë në syrin e djathtë dhe një prerje në hundë, që kërkon qepje, raporton “The Mirror”.

Nuk ka të burgosur për këtë sulm, por policia irlandeze po heton ende faktet që ka mbledhur në vendngjarje.

Disa media, si “Independent”, shkruajnë se agresorët e gjyqtarit mund të jenë tre lojtarë nga Mullingar Town dhe një tifoz që shkoi me ta, pavarësisht faktit se Mullingar e fitoi ndeshjen 3-1.

Drejtuesi i kompeticionit (Combined Counties League), Sean Montgomery, ka kërkuar bashkëpunimin e tifozëve për të gjetur ata që janë përgjegjës për sulmin: 

“Unë nuk e kishte parë një dhunë të tillë më parë. Liga jonë është duke e marrë shumë seriozisht këtë sulm. Daniel është një arbitër shumë i mirë dhe është shumë i çuditshëm sulmi ndaj tij, sepse Mullingar e fitoi ndeshjen”. 

Presidenti i Shoqatës së Arbitrave të Irlandës, Paul O’Brien, është i shqetësuar për rritjen e dhunës në futbollin amator.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 4

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 11/12/2018 - 07:24

Rivaliteti midis Kristiano Ronaldos dhe Lionel Mesit vijon prej më shumë se dhjetë vjetësh.

Postuar: 11/12/2018 - 07:22

Kategoria Superiore mësoi dje emrin e radhës nga trajnerët që u bë “kokë turku”.

Postuar: 11/12/2018 - 07:21

Lojtarët e Kombëtares patën një javë mjaft të mirë në aspektin individual me skuadrat e tyre në l

Postuar: 10/12/2018 - 19:59

Duket se aventurës së Mesut Ozilit te Arsenali po i vjen fundi.

Postuar: 10/12/2018 - 18:42

Për shumë specialist futbolli por jo vetëm, edhe tifozë, futbollisti i Bayern Mynchen Kingsl

Postuar: 10/12/2018 - 15:35

Kur kanë kaluar më tepër se 9 muaj që nga data kur qendërmbrojtësi dhe njëherazi kapiteni i Fiore

Postuar: 10/12/2018 - 09:28

Ylli i Juventusit ka dhënë një intervistë të gjatë për mediat italiane, ku ka përmendur momenti