Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Argjentina gjen shkëlqimin me Mesin, thyen Brazilin në miqësoren e luksit në Arabi

Postuar: 16/11/2019 - 07:30

Argjentinasit fituan me rezultatin 1-0 miqësoren me rivalin vjetër amerikano-latin, vendos goli i Mesit i shënuar në pjesën e parë

Në kohën kur në Europë po zhvillohen ndeshjet e fundit kualifikuese në grupe për eliminatoret e Europianit të vitit 2020, dje në Arabinë Saudite luhej një duel i pazakontë midis dy superfuqive të futbollit amerikano-latin dhe atij botëror, ku Brazili dhe Argjentina përplasën “brirët” me njëri-tjetrin dhe dhuruan një spektakël të madh në vendin e sheikëve, një ndeshje që u përjetua mjaft nga tifozët vendas, por edhe nga skuadrat respektive në fushë. Lionel Mesi është rikthyer me gol në kombëtaren argjentinase, duke u dhënë atyre fitoren në miqësoren e luksit ndaj Brazilit, zhvilluar dje pasdite në Arabinë Saudite. Nën një atmosferë të jashtëzakonshme në shkallët e stadiumit, por edhe në fushë ku ishte i pranishëm edhe Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Muhamed Bin Salman, i cili takoi përzemërsisht futbollistët dhe stafet teknike të të dy skuadrave, u luajt një ndeshje miqësore, por që kishte mjaft shkëlqim, sidomos për faktin se në fushë zbritën 22 lojtarë që vlenin më shumë se 1 miliard euro. Sfida nisi menjëherë e vrullshme dhe pas disa gabimeve në prapavijë nga ana e Argjentinës, ishte sulmuesi i Mançester Sitit, Gabriel Jezus, që fitoi një 11-metërsh, të cilin po vetë e shpërdoroi, duke gjuajtur jashtë. Vetëm 3 minuta më vonë ishte kapiteni argjentinas, Lionel Mesi, që hyri bukur në zonë dhe u pengua nga mbrojtësi i Juventusit Aleks Sandro, ndërsa arbitri akordoi një tjetër penallti, por këtë herë për “Albicelestët”. Nga pika e penalltisë shkoi vetë ylli argjentinas dhe gjuajti, por tentativa e parë u grushtua nga portieri i Liverpulit Alison, ndërsa topin e kthyer, Mesi arriti ta shtyjë në rrjetë, duke i dhënë avantazhin Argjentinës. Nga ai moment e deri në fund, ndeshja ishte mjaft e luftuar dhe të dy skuadrat krijuan disa raste për shënim, por topi nuk përfundoi më në rrjetë, duke bërë që të mbetej në fuqi goli i Mesit dhe fitorja 1-0 e Argjentinës. Duhet thënë se Mesit i mungonte një paraqitje dhe fitore e tillë prej kohësh, prandaj, edhe pse miqësore, fitorja me Brazilin ia rrit prestigjin në futbollin botëror. Kjo klasike e luajtur në Arabinë Saudite, i dha Argjentinës një eufori të madhe dhe një mundësi që të rikthehet në ditët e saj të arta, ndërsa Mesit mundësinë që të lidhet akoma më shumë me grupin dhe të provojë deri në fund një sukses botëror. Kujtojmë që në një nga vendet arabe, pikërisht në Katar, do të luhet në vitin 20222 Kupa e Botës, e cila me shumë gjasë do të jetë e fundit si futbollist aktiv për Leo Mesin dhe ndoshta shkretëtira do t’i sjellë fat “yllit” argjentinas, i cili konsiderohet nga shumë specialistë si futbollisti më i madh i të gjitha kohërave. E një futbollisti të këtij kalibri është e mira që t’i shkojë në “bagazhin” e trofeve të tij edhe një kupë bote, pasi Lionel Mesi e meriton. Edhe në ndeshjen e djeshme, ku ai u tregua vendimtar me golin dhe fitoren, tregoi kapacitetet e tij në këtë sport, duke qenë një mrekulli e kohës së sotme në futbollin modern.

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 14/12/2019 - 07:22

Ai fitoi Ligën e Kampioneve sezonin e kaluar dhe ishte tekniku më i mirë i zgjedhur nga FIFA dhe nga “France Football”.

Postuar: 14/12/2019 - 07:21

Sulmuesi Armando Sadiku po kalon një moment të mirë në kampionatin spanjoll, konkretisht me Malag

Postuar: 14/12/2019 - 07:20

Në prani të afro 20 mijë vetëve, dueli i mbrëmshëm derbi midis Partizanit e Tiranës mori trajtën

Postuar: 13/12/2019 - 23:38

Pas triumfit të Boris Johnson, Britania po afrohet akoma dhe më shumë me Brexit.

Postuar: 13/12/2019 - 23:26

19 mijë e 31 tifozë sot ndoqën derbin e kryeqytetit nga shkallët e “Air Albania Stadium&rdq

Postuar: 13/12/2019 - 22:22

Presidenti i Partizanit Gazmend Demi ka komentuar fitoren e Tiranës në derbin e sotëm.

Postuar: 13/12/2019 - 21:02

Ka përfunduar me rezultatin 1-2 ndeshja midis Partizanit dhe Tiranës e cila u luajt në “Air