BREAKING NEWS

Një oficer policie dhe një ushtarak, pjesë e grupeve kriminale/ Nga masakrat tek atentatet, Policia në konferencë urgjente, zbardhen detajet e super-operacionit: Ishin vrasës me pagesë

Një oficer policie dhe një ushtarak, pjesë e grupeve kriminale/
x
BREAKING NEWS

Super-operacion në Durrës, shkatërrohet grupi kriminal, arrestohen 15 persona të dyshuar për vrasje. Detajet

Super-operacion në Durrës, shkatërrohet grupi kriminal,
x
BREAKING NEWS

I pari në vendin tonë që fiton betejën/ U shkarkua nga KPA, prokurori i njohur i Tiranës fiton gjyqin në Strasburg

I pari në vendin tonë që fiton betejën/ U shkarkua nga KPA,
x
BREAKING NEWS

Publikimi i të dhënave, gazetari Koka bën deklaratën e fortë dhe paralajmëron: Nëse publikohet Memex e gjithë organizata e Policisë së Shtetit rrëzohet, ja kush janë ata që cënohen më shumë

Publikimi i të dhënave, gazetari Koka bën deklaratën e
x
BREAKING NEWS

Sulmi kibernetik/ Ish-kreu i policisë, Hajdarmataj bën paralajmërimin e fortë: Nëse grupet kriminale marrin në dorë sistemin MEMEX do të ketë pasoja, kjo situatë...

Sulmi kibernetik/ Ish-kreu i policisë, Hajdarmataj bën
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet për kryetarin/ Plas keq mes Kokalarit dhe Sekretarit të FRPD: Kë gënjeni ju, budallenj na dini?

Zgjedhjet për kryetarin/ Plas keq mes Kokalarit dhe Sekretarit të
x
BREAKING NEWS

Publikimi i të dhënave/ Klodiana Lala sulmon qeverinë: Po gënjejnë, institucionet e dinë shumë mirë se cilat sistemi janë sulmuar dhe ç’të dhëna janë marrë

Publikimi i të dhënave/ Klodiana Lala sulmon qeverinë: Po
x
BREAKING NEWS

Sulmet kibernetike/ Eksperti i sigurisë plas deklaratën e fortë dhe paralajmëron: Hakerat kanë tentuar sulmin në bankat e nivelit të dytë, po tentohet të...

Sulmet kibernetike/ Eksperti i sigurisë plas deklaratën e fortë
x

Sport

Arlind Ajeti: Shpresojmë që t’i zëvendësojmë si duhet ata që mungojnë, përballë izraelitëve e vështirë

Arlind Ajeti: Shpresojmë që t’i zëvendësojmë si

Kombëtarja ka nisur grumbullimin në Durrës dhe po përgatitet për ndeshjen me Izraelin që luhet më 23 shtator. Lojtarët janë entuziastë, por mungesat në ekip kanë shqetësuar tej mase jo vetëm stafin teknik të Kombëtares, por edhe vetë lojtarët e grumbulluar e që pritet të marrin përgjegjësi në këto dy takime. Mungesat e shumta në repartin e mbrojtjes kanë detyruar trajnerin Edi Reja që të përfshijë në listën për dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve edhe Arlind Ajetin, një qendërmbrojtës dikur titullar, por që vitet e fundit ka pësuar një rënie shqetësuese. Këtë sezon Ajeti ka firmosur me Pordenonen në Serinë C italiane, ku ka luajtur të plota 4 ndeshjet e para të këtij sezoni dhe vjen me një minutazh të kënaqshëm e formë fizike të mirë. Edhe shifrat e publikuara konfirmojnë formën e mirë të mbrojtësit që luajti me Shqipërinë në euro 2016 dhe që në këto ndeshje do t’i kërkohet të ndihmojë për të ëndërruar një tjetër kualifikim. Ajeti ka luajtur për herë të fundit me Shqipërinë më 31 mars 2021 në kualifikueset e Kupës së Botës, Katar 2022 ndaj San Marinos.

Qëndrimi i Ajetit

Dje lojtari doli në konferencë për shtyp dhe dha mendimet e tij për pragsfidat e radhës, duke premtuar se grupi do të bëjë maksimumin e vet për rezultat maksimal. “Janë dy ndeshje shume të rëndësishme, dy ndeshje shumë të vështira. Ne sapo jemi grumbulluar dhe do të nisim përgatitjet dhe përpara kemi kohën e duhur për t’u përgatitur dhe do të bëjmë maksimumin. Kombëtarja ka pësuar disa ndryshime dhe kjo për mirë. Është kënaqësi të jem këtu dhe të luaj për ngjyrat kuqezi dhe ndihem i gatshëm. Sa i përket 2016-ës, kualiteti është rritur dhe kjo kuptohet nga emrat dhe skuadrat ku lojtarët luajnë dhe shpresoj të përsërisim atë vit të suksesshëm. Sapo ka nisur kampionati dhe unë kam luajtur rregullisht, në katër ndeshjet e para. Të them të drejtën e kam pritur këtë ftesë dhe objektivi im është të jem gjithmonë pjesë e Shqipërisë dhe tani që jam këtu jam shumë i lumtur. Natyrisht ftesat vendosen nga trajneri dhe tani që jam këtu dua të jap maksimumin. Të them të drejtën, lojtarët që deri më tani mungojnë janë shumë të rëndësishëm. Janë lojtarë me kualitet të madh dhe është e vështirë që të zëvendësosh emra të tillë, por nëse luaj do të jap maksimumin dhe të bëj më të mirën”, nënvizoi ai.

Izraeli cilësor, rival i vështirë

Mbrojtësi Arlind Ajeti nënvizoi më tej se në futboll duhet edhe fati, por ai beson se lojtarët kuqezi do të japin maksimumin e tyre. “Patjetër, futbolli është i lidhur ngushtë me pjesën e fatit dhe gjithmonë duhet ta kesh në anën tënde për të marrë maksimumin. Duhet të jesh në kohën dhe vendin e duhur për të qenë vendimtar dhe për të bërë mirë, por duhet të besojmë se do bëjmë të gjithë më të mirën në këto dy ndeshje që të përmbushin objektivat që kemi. Kundërshtarët që kemi përballë janë të fortë e të vështirë. Ne i njohim dhe e dimë që janë dy skuadra të forta. Natyrisht fokusi për momentin është te Izraeli dhe është kundërshtar cilësor. Ne kemi kohë për t’u përgatitur dhe duhet të japim të gjithë më të mirën që të marrim pikët që na duhen”, përfundoi Ajeti.