
Kreu i Shtetit, Bajram Begaj takim ‘kokë më kokë’ me presidentin amerikan Joe Biden në SHBA, çfarë u diskutua

Amerikanët e përzunë me “shkelma” nga politika, Lindita Nikolla e fut Sali Berishën nga dritarja nëpërmjet karremit Bardhi, kryetarja e Kuvendit “kamikaze” anti-SHBA e “Trekëndëshit të Bermudës” dhe ortakërisë së Zenit

SPAK në oborrin e “non gratës”, ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes “Berisha”, në skaner pasuritë e fëmijëve, dhëndri, aferat “Partizani”, “CEZ-DIA” dhe “Gërdeci”, zbardhen kabllogramet amerikane

Spartak Ngjela paralajmëron lajme “bombastike”: Ja pse Sali Berisha po sulmon prokuroren ‘e hekurt’ Enkeleda Millonai që po i heton dhëndrin për pastrim parash dhe skema që po ndjek Ilir Meta për të shpëtuar nga prangat e SPAK

Ja të gjitha dhuratat e kryeministrit Rama për oligarkun Samir Manen, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga falja e tokave private dhe shtetërore, tenderët, te pista e helikopterit dhe hangar për avion privat

Kongresi amerikan thellon hetimet për aferën “Rama-McGonigal”, ja si skandali mund të shkaktojë tërmet në Tiranë dhe Uashington, Robert Papa zbardh të rejat e fundit

Përplasjet për kreun e grupit PD, Ambasada Amerikane ia bën të qartë Berishës: Nuk ndryshojmë qëndrim për “non-gratat”, nxisim aktorët të shqyrtojnë me kujdes angazhimet në parti

Miratohet rritja e pensioneve, 767 mijë persona përfitojnë indeksim me 8.6 për qind nga 1 tetori, Ministria e Financave dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore zbardhin detajet

Armando Broja takim kokë më kokë me trajnerin Tuhel, rriten shanset e qëndrimit tek Çelsi

Shkruar nga Adriatik BALLA 5 Gusht 2022

Armando Broja është një prej lojtarëve të rinj të Kombëtares që ka spikatur më shumë gjatë vitit të fundit, ku një sërë paraqitjesh të mira në kampionatin anglez me Sauthemptonin (ku ishte i huazuar nga Çelsi), si dhe loja e mirë dhe me gola e asiste të rëndësishëm, por që nuk mori minutazh të plotë. Më pas e nisi titullar, la gjurmë me Islandën, por Kombëtarja pret më shumë prej tij në ndeshjet e ardhshme. Për momentin Broja është në merkato, por klubi i tij Çelsi po priqet ta huazojë atë në një klub tjetër. Por lojtari shqiptar nuk dëshiron të huazohet. Ai i ka vënë kushte Çelsit, ose ta shesë, ose të luajë në formacion. Një kusht të tillë indirekt e pranon trajneri Tomas Tuhel, që në dy javët e fundit ka pasur dy takime me futbollistin për të gjetur një zgjidhje. E vërteta është se trajneri e dëshiron, por nuk i garanton formacionin, pra mund ta lerë në stol, por Armando Broja pretendon se është rritur për të luajtur titullar. Nga takimi i fundit kemi surpriza interesante, pasi trajneri gjerman ka pranuar se ndodhet në pozitë të vështirë, ku as nuk jep garanci, por as nuk e lëshon Brojën.
Ofertat për Brojën dhe qëndrimi i Tuhelit
Natyrisht që takimet janë të nevojshme dhe lojtari e kishte të domosdoshme një bisedë me trajnerin për të ardhmen e tij, por a do të ketë të ardhme tek Çelsi? Sulmuesi shqiptar është vendosur disa herë në radarët e disa klubeve të cilët kanë kërkuar shërbimet e tij. Broja ka bërë të qartë se nuk do më që të largohet në formë huazimi, por vetëm me një shitje përfundimtare. Tuhel ka bllokuar disa herë tratativat e klubeve të tjera që kërkonin Brojën, dhe tashmë nga Anglia raportohet se Thomas Tuhel ka patur një takim me bomberin shqiptar. Tuhel ka vendosur që t’i japë një shans Brojës në Premier League me Çelsi.
Fanella, shenjë e qëndrimit tek Çelsi
Edhe pse ka thuajse një muaj deri në fundin e merkatos, ka ardhur nga fakti se Çelsi ka bërë të ditur numrat e lojtarëve të ekipit të parë. Në njoftimin e klubit, edhe Broja rreshtohet me skuadrën e parë dhe tashmë jo me numrin 39 provizor që i ishte dhënë në miqësore, por me një numër që ai e preferon, 18-ën, të cilën e ka mbajtur edhe në radhët e Sauthempton. Për të liruar këtë numër, Çelsi ka shkuar deri aty sa ia ka hequr Ros Barklei, mesfushorit anglez i cili ka luajtur 33 ndeshje me “tre luanët”. Ky i fundit ka mbetur pa numër, pasi tashmë atë që mbante ai të blutë që nga viti 2018, i përket Brojës.
Takimi i Brojës me trajnerin, jo përfundimtar
Siç raporton gazetari Simon Filips, trajneri gjerman ka pasur një takim me Armando Brojën pas ndeshjes miqësore ndaj Udineze. Ai i ka kërkuar Brojës që të qëndrojë pasi e konsideron pjesë të projektit. “Thomas Tuhel dhe Broja kanë pasur një takim pas ndeshjes me Udinezen dhe trajneri gjerman i ka thënë se dëshiron që të qëndrojë dhe ai ishte i lumtur pas kësaj bisede. Ka gjasa që ai të rrijë në ekip, por do të isha shumë budalla po të thoja se Broja do të qëndrojë 100% te Çelsi”, ka raportuar gazetari.
Më të lexuarat


Pamje të rënda/ Përleshje mes tifozëve në stadium, humb jetën 53-vjeçari

“Dardanët” kërkojn fitore në Çeki, publikohen formacionet e sfidës Viktoria Plzen-Ballkani

Liga e Kombeve për vajza/ Shqipëria zhvillon stërvitjen zyrtare, mungojnë Franja e Hamidi

Europa League, Liverpool dhe Roma zbresin në fushë, titullarët në Austri e Moldavi

Portieri i Copenhagenit ofendoi Galatasarayn, tifozët turq i hakmerren te gruaja

Momenti gazmor në ndeshjen PSG-Dortmund! Mbape këshillon trajnerin, reagimi i Terziç “pushton” rrjetin (Video)

Dinamo me prurje të reja, mbrojtësi kolumbian bëhet pjesë e skuadrës

Në prag të sfidës me Demat e Kuq, Di Biagio: Fitojmë nëse luajmë mirë

Cristiano Ronaldo përpiqet të 'fundos' Juventusin, por një dokument e mbron “Zonjën e Vjetër”

Silvinjo zbulon tre lojtarët e rinj që po i ndjek për t’i ftuar në Kombëtare
