Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Armando Sadiku po thyen rekordet e Rrakllit e Kushtës, i mbetet të sfidojë Bogdanin

Postuar: 15/11/2017 - 07:49

Një nga futbollistët që shkëlqeu në miqësoren e luajtur kundër turqve në Antalia ishte pikërisht sulmuesi Armando Sadiku, i cili realizoi dy golat e parë të kombëtares tonë në këtë përballje. Mbi të gjitha, Sadiku u tregua pozicional dhe i saktë në veprimet e tij, duke i dhënë Shqipërisë fitoren që e kërkonte aq shumë, por njëherësh edhe duke e “blinduar” veten si zgjedhje e parë e trajnerit Kristian Panuçi. Nga ana tjetër, me dygolëshin e realizuar në pjesën e parë në miqësoren kundër Turqisë në Antalia, Armando Sadiku ngjitet në kuotën e 11 golave me fanellën e kombëtares shqiptare. Sulmuesi elbasanas futet në historinë e kuqezinjve si golashënuesi i katërt me më shumë rrjeta. Me dygolëshin ndaj turqve, 26-vjeçari kaloi dy legjenda të futbollit shqiptar si Sokol Kushta dhe Igli Tare, ndërsa barazoi Hamdi Salihin dhe Altin Rrakllin me nga 11 rrjeta. Para sulmuesit elbasanas qëndrojnë Ervin Skela me 13 gola, Alban Bushi me 14 dhe Erjon Bogdani me 18 rrjeta, që është edhe golashënuesi më i mirë i kuqezinjve. Me ketë ritëm që ka nuk është çudi që brenda dy vitesh Sadiku të thyej çdo rekord dhe të hap një faqe të re për Kombëtaren. Ajo që bie në sy, është se Sadiku ka një mesatare të shkëlqyer golash në krahasim me sulmuesit e tjerë që janë në këtë klasifikim. Statistikën më të mirë e ka vetëm Qamil Teliti, i cili ka luajtur në vitet 1946–1952 dhe ka shënuar 6 gola në 13 ndeshje.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 8

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/11/2017 - 07:40

Serie A e këtij sezoni njeh shumë skuadra që rivalizojnë për titullin. Natyrisht, një nga favoritet është Juventusi, skuadër që ka fituar shumicën e trofeve të futbollit italian gjatë viteve të fundit, duke bërë ligjin në “Scudeto”.

Postuar: 23/11/2017 - 07:39

Barazimi i Liverpulit ndaj Seviljes mbrëmjen e së martës në Ligën e Kampioneve nuk ka kaluar pa debate dhe polemika të shumta, sepse anglezët ishin duke udhëhequr në pjesën e pa

Postuar: 23/11/2017 - 07:38

Liga e Kampioneve mbylli duelet e xhiros së pestë në fazën e grupeve, ku edhe një herë tjetër konfirmohen skuadrat e mëdha, por këtë herë pati dhe surpriza, pasi Bazeli i Taulan

Postuar: 23/11/2017 - 07:35

Klubi i Kukësit po kalon një krizë në këtë periudhë, shprehur me mungesën e fitoreve në ndeshjet e fundit.

Postuar: 23/11/2017 - 07:34

Fitorja e Partizanit në duelin e javës së 11-të kundër Kukësit ka kthyer shpresat e të kuqve për një rivalitet të ethshëm në garën për titull, dëshmuar me afrimin në renditje ka

Postuar: 23/11/2017 - 07:32

“Gjithçka për fëmijët”, sepse gjithçka duhet të nisë nga ata që futbollin e jetojnë me pasion.

Postuar: 23/11/2017 - 07:31

Kapiteni Gilman Lika ishte një nga më të dalluarit në takimin e Vllaznisë përballë Lushnjës, ndërsa shënoi edhe golin që zhbllokoi sfidën, në minutën e 5-të të takimit.