BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Armir Grima: Shqipëria ka potencial të madh në futbollin e femrave, po thyejmë tabutë e kohës

Armir Grima: Shqipëria ka potencial të madh në futbollin e

Përmirësimi i infrastrukturës sportive gjatë viteve të fundit i ka bërë klubet më të ndjeshme në aspektet organizative dhe u ka dhënë një mundësi ballafaqimi me skuadrat e huaja duke përdorur të njëjtat standarde e kushte, por duhet pranuar, gjithashtu, se me kujdesin e FSHF-së edhe futbolli i femrave ka pasur një ridimensionim pozitiv që i jep përparësi për të ardhmen. Dihet që futbolli i femrave ka marrë prioritet edhe nga UEFA e FIFA dhe FSHF ka qenë palë e këtyre zhvillimeve, duke përfituar nga projektet serioze për zhvillimin e futbollit në gjininë femërore. Dhe rezultatet kanë qenë pozitive e në përmirësim. Këtë e pranon edhe trajneri i kombëtares së femrave, Armir Grima, i cili në këtë intervistë të dhënë për gazetën “SOT”, analizon jo vetëm pritshmëritë e grupit, por njëherësh dhe problemet apo sfidat me të cilat përballet futbolli i femrave në Shqipëri. Në tërësi Grima është optimist për një futboll të zhvilluar në këtë gjini, por thotë se kjo do të vijë me kohën, pasi tani janë hedhur hapat e duhur në këtë drejtim. Grima evidenton faktin se ka plot vajza që e kanë pasion këtë sport, shfaqen të përkushtuara dhe ai shtoi se ndihet i privilegjuar që drejton një skuadër ku ka vajza me ambicie për rezultate dhe arritje edhe në rang ndërkombëtar.

-Cilat janë aktivitetet tuaja të radhës dhe çfarë prisni prej tyre?

Së pari dëshirojmë të bëjmë një grumbullim me vajzat që luajnë në kampionatin shqiptar. Disa elemente i kemi pikasur dhe shumë të tjerave do t’ua japim shansin, në mënyrë që ekipi të ketë mundësinë të përzgjedhë më të mirat e të bëjë një skuadër të fortë në vijimësi. Më pas vijnë garat zyrtare, ku siç dihet ne kemi në grup kundërshtare shumë të forta si Portugalinë, Finlandën dhe Skocinë, ndaj të cilave shpresojmë të bëjmë performancë të mirë. Në grup kemi dhe kombëtaren e Qipros, ndaj së cilës synojmë fitoren. Kemi dy ndeshje në tetor e dy në nëntor ku shpresojmë më të mirën. Skocezet dhe portugezet janë elitë e futbollit të femrave në Europë dhe ndaj tyre është e vështirë të marrësh rezultat maksimal, por ne do të përpiqemi të luajmë mirë dhe të kapim rezultat pozitiv. Siç thashë, pretendimi ynë është të fitojmë me Qipron.

-Çfarë prisni nga ekipi në vijim. Çfarë objektivash finalë keni?

Për ne është e rëndësishme të bëjmë lojë të bukur, ndërsa objektiv madhor mbetet të gjejmë vajza cilësore për ekipin. Kuptohet, këto gjëra shkojnë bashkë, pra të gjejmë vajza me kualitet dhe të kapim rezultate sa më të mira në përballjet zyrtare. Unë e di që përballja me skocezet dhe portugezet është tepër e vështirë, sidomos për të marrë rezultat, por e di që skuadra jonë ka vajza me ambicie, që kanë cilësi të mira dhe kanë shumë dëshirë për të fituar, prandaj ne do të tentojmë të mundim Qipron në grupin tonë, kurse ndaj të tjerave të tregojmë një futboll të mirë e pse jo dhe të marrim rezultat pozitiv. Mbajmë kontakte me lojtaret, ndjekim ecurinë e tyre dhe padyshim që japim direktiva sipas projektit. Por është dhe një tjetër element që na jep shpresë dhe kjo lidhet me përkushtimin e FSHF-së në këtë projekt madhor, pra për t’i dhënë një impuls futbollit të femrave në Shqipëri dhe shpresojmë që ky projekt madhor të ketë në vitet në vijim fryte të mira. Jam i sigurt se futbolli i femrave në Shqipëri ka të ardhme dhe do të jetë një potencial i madh.

-A është e vështirë të jesh trajner futbolli në një skuadër femrash?

Çdo profesion ka vështirësitë e veta, përfshi dhe trajnerin e futbollit, por unë të them të drejtën e shoh si privilegj këtë detyrë. E them këtë edhe për kushtet që na janë krijuar. Po trajtohemi si një ekip i madh ndërkombëtar. Përveç kësaj, grupi i vajzave është shumë i mirë, është krijuar një ekip cilësor dhe me pretendime. Dëshirat janë shumë të mëdha të arrijmë majat, por kjo nuk mund të ndodhë menjëherë, çdo gjë e mirë kërkon kohën e vet dhe kjo kohë do të vijë dhe për skuadrën tonë përfaqësuese të femrave.

-Ju flisni për një projekt të së ardhmes, çfarë keni parasysh me këtë dhe si e shihni të ardhmen e futbollit të femrave në Shqipëri?

Federata Shqiptare e Futbollit ka projekte të mëdha për futbollin e femrave në Shqipëri. Në fakt, kjo nismë u mor për faktin se pati një përgjumje në këtë gjini, një zbehje në prurjet e reja dhe të lojtareve nga jashtë, prandaj dhe lipsej një program i ri i fuqishëm me zhvillimin e kampionatit të femrave dhe fuqizimin e futbollit të femrave në tërësi. Por tani futbolli në këtë gjini po rilind dhe po rimerr veten dhe kam kënaqësinë të them se kemi një potencial të mirë. Shqipëria nuk është se ka shumë talente në futbollin e femrave, por disa edhe i kemi. Prandaj promovimi i futbollit të femrave në shkollë dhe në komunitet ka vlerë të madhe. Unë kam bindjen se kjo do të ndikojë pozitivisht dhe futbolli i femrave në Shqipëri, e përsëris, do të ketë një të ardhme të sigurt.

-Një nga problemet e futbollit në këtë gjini lidhej me mentalitetin e shoqërisë tonë, një mentalitet patriarkal. Sa ka ndikuar kjo në rrugëtimin e futbollit të femrave?

Është e vërtetë që në Shqipëri kjo gjë ka ekzistuar dhe ky mentalitet ende prodhon probleme, por ka qenë suksesi i vetë vajzave që i ka nxitur shumë prindër t’i orientojnë ato drejt futbollit, nisur kjo dhe nga përmasa në rritje e futbollit të femrave në Europë e më gjerë. Të gjithë duhet të kuptojmë se ky sport nuk është vetëm i meshkujve. Ky mentalitet po ndryshon pak nga pak në favorin tonë edhe në Shqipëri. Për këtë duhet përgëzuar FSHF që nëpërmjet projekteve pilot u ka dhënë mundësinë vajzave në shkollë të angazhohen në futboll, duke thithur elemente të reja që u bashkëngjiten më pas skuadrave të futbollit. Madje projekti i fundit i federatës në këtë drejtim ka qenë super, pasi futbolli në shkollë është orientimi i duhur. Vetë shkollat krijojnë skuadra futbolli të femrave dhe kjo e rrit adrenalinën në këtë sport dhe krijon mundësinë e angazhimit të sa më shumë femrave në këtë lojë. Besoj se projekte të tilla duhet të vazhdojnë, në mënyrë që klubet dhe kampionati të kenë një bazë të mirë me lojtare vendase.

-Kampionati i femrave u mbyll me Vllazninë fituese, si gjithmonë. Cili është mendimi juaj për garën dhe fituesin?

Vllaznia e femrave është një skuadër që punon shumë, i vlerëson ndeshjet dhe ka krijuar një fizionomi të saj të lojës dhe suksesit. Madje, me përbërjen që ka, eksperiencën e fituar etj, duhet ta kalojë të paktën një tur në Champions League. Edhe sezonin e kaluar ajo pati sukses dhe mund të bëjë akoma më mirë këtë vit. Duhet patjetër që ta kalojë një tur, është në interesin e futbollit të femrave një kapërcim i tillë. Ndërkohë, unë dua të falënderoj edhe Apoloninë e Fierit, e cila bëri një sezon shumë të mirë. Ka një skuadër me vajza të reja, por që kanë shumë pasion dhe janë përkushtuar në këtë sport. Këto dy skuadra janë baza e futbollit të femrave në Shqipëri por njëherësh dhe në skuadrën kombëtare. Unë i përshëndes dhe i falënderoj për kontributin e tyre.

-Pista kosovare duket sikur e ka humbur interesin pas daljes në skenë të kombëtares së tyre. Keni ende burim elementësh atje?

Unë kam zëvendësen time nga Kosova, kjo tregon më së miri rëndësinë dhe raportin që ka futbolli i femrave i shtrirë në të gjithë hapësirën shqiptare. Në Mitrovicë kanë një ekip të konsoliduar dhe bashkëpunimi ynë me ta ka qenë i mirë. Ka disa vajza nga Kosova që luajnë për ne dhe besoj se kjo rrugë bashkëpunimi duhet të vazhdojë.

-Megjithatë, në Europë, në rang kubesh dhe me kombëtare të ndryshme, luajnë disa vajza shqiptare që shfaqin nivel shumë të lartë, si Bajramaj, Asllani e ndonjë tjetër. Ne ende nuk kemi vajza në këto nivele...

Vajzat shqiptare atje kanë nivel shumë të lartë, sepse janë përgatitur dhe kanë dalë nga klube profesioniste. Pra ata janë rritur në klube të mëdha, ndërsa këtu nuk kanë qenë ato kushte si atje. Prandaj FSHF ka investuar në futbollin e femrave për të pasur në të ardhmen vazhdimësi dhe me talente. Besoj se janë hedhur themelet dhe themelet duhet të jenë të forta. Frytet e kësaj pune do t’i korrim më vonë.

-Në tërësi meshkujt luajnë deri në 35 apo dhe 40 vjeç. Si qëndron ky tregues tek femrat?

Në fakt, ky është një problem, pasi dihet që vajzat krijojnë familje dhe nëse kjo ndodh duhet të përkushtohen në jetën familjare, por unë ju siguroj që kemi vajza aq të talentuara sa nuk e kanë lënë stërvitjen asnjë moment dhe vijojnë të jenë shembull në këtë drejtim. Madje në ekip kemi disa vajza me moshë në 30 e 31 vjeç. Unë kam parë një dëshirë të madhe të vajzave për t’u stërvitur.

-Meshkujt kanë bërë një progres që kulmoi me pjesëmarrjen në Europianin e Francës në vitin 2016. Kur do të ndodhë me femrat?

Arritja e meshkujve erdhi pas një pune të përkushtuar jo vetëm të stafit dhe lojtarëve, por edhe FSHF-së që u krijoi kushtet. Pra u poqën disa elementë që u konkretizuan me pjesëmarrje në Europian. Këtë organizim përgatitor dhe një projekt në plan afatgjatë, e kemi nisur edhe ne tani. Kemi vajza të talentuara në SHBA që do ta rrisin cilësinë e grupit. Kur grupi të finalizohet si duhet dhe të ketë krijuar eksperiencën e tij, do të vijë edhe momenti kulmor i përfaqësueses së femrave. Mos harroni, Shqipëria e ka krijuar shumë vonë traditën e futbollit të femrave dhe i duhet ende punë për të konkurruar vendet e tjera që operojnë në futbollin e femrave prej shumë e shumë dekadash. Megjithatë, për aq kohë sa kemi me futbollin e femrave në Shqipëri, progresi është i padiskutuar.

-Shumë specialistë kanë deklaruar se Shqipëria mund të ketë në të ardhmen më shumë sukses me femrat sesa me meshkujt. Qëndron si ide?

Për momentin ky raport anon në krahun e meshkujve, pasi ka më shumë masivitet dhe më shumë cilësi, por në të ardhmen kjo ide mund të konkretizohet në terren. Unë ju siguroj që ka ambicie të mëdha edhe në futbollin e femrave. Unë e përsëris, ne nuk kemi luksin e një masiviteti në futbollin e femrave, as shumë talente, por dëshira për punë dhe suksese nuk mungon.

-Tifozeria deri tani duket të jetë ekskluzivitet i meshkujve...

Jo për shumë kohë, besoj se edhe tek futbolli i femrave do të shtohen spektatorët. Unë këtë e them me bindje, pasi në ndeshjet e Kombëtares kanë ardhur dhe ndjekur një numër i konsiderueshëm tifozësh, sidomos femrat, kurse në kampionat ka prezencë të ulët. Sidoqoftë, gradualisht ky tregues përmirësohet nëse rritet cilësia dhe kjo vlen si për meshkujt dhe për femrat.