Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Arrestohet Mishel Platini, u përfshi në skandalin e korrupsionit për t’i dhënë Katarit Botërorin-2022

Postuar: 19/06/2019 - 07:29

Në Europë të korruptuarve u vihen prangat në duar. Njeriu që lëshoi një frazë që çoroditi botën pas ndeshjes Serbi-Shqipëri më 14 tetor 2014, duke thënë se në dronin që mbante flamurin shqiptar mund të kishte qenë një bombë bërthamore, Mishel Platini, është arrestuar të hënën për korrupsion nga agjentët e policisë gjyqësore, pas akuzave të rënda për korrupsion, duke favorizuar Katarin të marrë të drejtën e organizimit të Botërorit të vitit 2022. Antishqiptari Mishel Platini, i cili mbajti një qëndrim proverb pas një momenti delikat, ku huliganë serbë zaptuan fushën dhe goditën fizikisht lojtarët e përfaqësueses së Shqipërisë, një ngjarje që mori një kalvar të gjatë gjyqësor dhe në fund Këshilli i Arbitrazhit Sportiv të Lozanës vendosi që t’i jepte Shqipërisë tri pikë të tavolinë dhe fitore 3-0 ndaj serbëve. Kurse Platinisë i mbeti turpi e këtë herë ka gjasa të përfundojë në burg si i korruptuar. Referuar edhe informacioneve që japin mediat franceze, pritej një arrestim i tij, pasi hetimet kanë çuar në zbulimin e një skeme korruptive ku sheikët e Lindjes së Mesme kanë dhënë ryshfet për Platininë dhe ish-kreun e FIFA-s, Jozef Blater, të cilët vunë “veton” që Katari të përfitojë të drejtën e organizimit të Kupës së Botës të vitit 2022. Pra, ish-kreu i UEFA-s, Mishel Platini, është arrestuar nga policia franceze mëngjesin e të hënës në Nanterre në kuadër të hetimeve rreth dhënies së të drejtës së organizimit të Botërorit 2022 Katarit. Sikurse njoftojnë mediet franceze, Platini është transportuar në zyrën e antikorrupsionit të policisë gjyqësore. Katari e fitoi të drejtën për organizimin e Botërorit 2022 në vitin 2010, ndërsa ish-futbollisti i famshëm i Juventusit dhe Francez e ka mbajtur postin e presidentit të qeverisë europiane të futbollit në periudhën 2007-2015. Vendimi përfundimtar për t’ia dhënë Katarit të drejtën e organizimit të Botërorit 2022 u mor nga ish-presidenti i FIFA-s, Jozef Blater, por pas akuzave dhe hetimeve të zhvilluara si dhe arrestimeve për çështjen në fjalë, që tronditën botën e futbollit, krerët e dy institucioneve më të fuqishme të futbollit u detyruan të largoheshin nga postet e tyre. Platini u përfshi indirekt në këtë skandal dhe u akuzua se ka marrë nga Blater pagesa të jashtëligjshme të kamufluara “për konsulencë” në periudhën 1999-2002. Bëhet fjalë për rreth 2 milionë franga zvicerane. Për këtë shkak, francezi u pezullua 8 vite, që më pas u ul në 4 vite, duke u detyruar që të largohej nga UEFA në vitin 2015, për t’u zëvendësuar nga Ceferin. Duhet theksuar, edhe një herë tjetër, se Platini është përmendur për korrupsion dhe shpërdorim fondesh të UEFA-s nga shumë organizma ndërkombëtarë vrojtimi dhe njëherësh nga shumë federata anëtare dhe klube të ndryshme europiane. Por ai i kishte mbyllur katoi “çështje” me anë të staturës së tij, si një ish-futbollist francez.

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/09/2019 - 09:19

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Edi Reja ka rrëfyer detaje nga jeta e tij. I ftuar në emisionin ‘Jo Vetëm Modë’, Reja tregoi detaje jashtë futbollit.

Postuar: 15/09/2019 - 07:49

Në stadiumin “Artemio Franchi” të Firences, Fiorentina arriti të frenojë kampionët në

Postuar: 15/09/2019 - 07:47

Dy emra të mëdhenj të futbollit shqiptar u përballën dje në stadiumin “Selman Stërmasi&rdqu

Postuar: 15/09/2019 - 07:46

Gazeta “Sot” sjell për lexuesit këtë fundjavë intervistën me një prej figurave të shq

Postuar: 14/09/2019 - 18:59

Një skandal i vërtetë u cilësua incidenti i ndodhur para fillimit të ndeshjes Francë-Shqipëri, e

Postuar: 14/09/2019 - 16:38

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Kamëz.

Postuar: 14/09/2019 - 10:44

Shpesh futbollistët janë ata që nuk pranojnë një zëvendësim.