BREAKING NEWS

Shpërthen një tjetër vatër, shënohet rasti i parë me koronavirus në qytetin që deri tani ishte imun, infektohet një shitës në treg

Shpërthen një tjetër vatër, shënohet rasti i parë
x

Sport

Arrihet marrëveshja mes FSHF dhe Ministrisë së Shëndetësisë, kampionati rinis më 3 qershor

Arrihet marrëveshja mes FSHF dhe Ministrisë së

Më në fund, “Eureka”! Dhe gjetja vjen nga vetë FSHF, që me sa duket ka marrë miratimin e qeverisë për të nisur kampionatin më 3 qershor. Duket disi e pakuptimtë, pasi Ministria e Shëndetësisë ende nuk ka dalë me deklaratë zyrtare, por pranohet nga shumë palë që marrëveshja është arritur dhe protokolli që i ishte lënë FSHF-së për ta përmirësuar ka gjetur mirëkuptim e s’mbetet veçse që të rinisë gara e futbollit, ato 10 xhiro të pazhvilluara deri më tani. Dje paradite, kreu i FSHF-së, Armand Duka, dhe presidentët e klubeve të Superiores kanë zhvilluar ditën e sotme një takim ku kanë përcaktuar datën 3 qershor si rifillimin e kampionatit, ndërsa parashikohet që të mbyllet më datë 29 korrik. Ndërkohë që do të luhet edhe Kupa e Shqipërisë me sistemin vajtje-ardhje dhe finalja e saj do të luhet më datë 2 gusht. Sakaq, e rëndësishme në mbledhjen e sotme ishte dhe përcaktimi i një protokolli që klubet duhet të ndjekin për të mos rrezikuar një përhapje të virusit. Ky protokoll tashmë do të dërgohet në Ministrinë e Shëndetësisë për t’u aprovuar. Përgjigjja pritet të vijë shumë shpejt. Ndërkaq, në ditën e djeshme në Ministri është dërguar protokolli i mëparshëm për të ndryshuar disa pika.

Duka: Lojtarët kanë vënë kile, është koha t’i heqin

Kreu i FSHF-së, Armand Duka analizoi situatën dhe ra dakord me klubet që të rinisë kampionati. “Kemi bërë mbledhje me presidentët. I informuam për protokollin që mbetet për t’u konfirmuar dhe për të vendosur me to datën më të përshtatshme dhe me konsensus që të fillojë me tre qershor dhe të përfundoj me 29 korrik, ndërsa Kupa me 2 gusht. Nëse nuk kishte ndonjë dëm për të gjithë futbollin shqiptar, ishte mendimi i disave se futbollistët janë të pastërvitur. Por, Shqipëria mund të kishte pasojë nga UEFA, por edhe për futbollistët një ndërprerje gjashtëmujore do ishte e dëmshme. Është më mirë për ta, uroj ta kemi kaluar epideminë. Dhe, është mirë tu rikthehen të luajnë e të heqin kilet që kanë marrë nga pushimi”, tha ai. Më pas Duka komentoi protokollin e ndeshjeve dhe ngarkesën ekonomike që do të kërkojë zbatimi i protokollit. “Protokollet në këndvështrimin tim nuk kanë ngarkesë ekonomike, thjesht duhen respektuar. Do jenë më pak se 2% e buxhetit të tyre, por respektimi i rregullave në kulturën shqiptare nuk është shumë e mirë. Shishe ujë të veçantë, larja e ambienteve nuk është kosto. Kosto është udhëtimi me dy automjete dhe akomodimi që futbollistë duhet të flenë në dhoma teke. Besoj se për protokollin do të kemi një përgjigje pozitive. Nëse rikthimi do ishte më i shpejtë, atëherë kampionati do luhej në shtatë ditë. Dhe, stërvitja do ishte e gjatë pasi nga data 18 deri në datën tre nuk është e mjaftueshme. Por, kjo ishte zgjedhja e vetme për t’u rikthyer. Është konfirmuar data 18, gjithsesi ne nuk bëjmë ligje dhe nëse qeveria e ndryshon këtë duke qenë se qeveria jonë kështu i ka marrë vendimet. Nuk mund të paraprijmë vendimet e qeverisë”, shtoi Duka. Më tej ai foli dhe për mundësinë e bërjes së tamponeve, por në fakt i evitoi si zgjidhje. “Unë nuk jam mjek për tamponët, por edhe në vende të tjera nuk ka të bëjë vetëm ana ekonomike. Të gjithëve do iu matet temperature në stërvitje apo në para ndeshjeve dhe nëse ka shenja, atëherë patjetër do ketë tamponë dhe do të bëhen të gjithë analizat e nevojshme”, nënvizoi më tej Duka.

Demi i sinqertë: Shqipëria nuk i ka kushtet për të respektuar protokollin

Një nga presidentët e klubeve që u tregua mjaft korrekt me deklaratën e tij në lidhje me situatën që po kalojmë ishte Gaz Demi i Partizanit, “U diskutua dhe u mor mirëkuptimi dhe me datë tre fillon kampionatit. Vështirë në Shqipëri të zbatohet protokolli, unë e thashë edhe në mbledhje. Megjithatë, do mundohemi t’i plotësojmë, dihen kushtet e Shqipërisë. Kosto do ketë edhe nga koha që kaloi por edhe prej rregullores së re. Nuk fillohej më shpejt dhe është mirë tashmë data tre. Unë doja të ndërpritej. Kushtet e Shqipërisë janë të vështirë, por UEFA penalizonte më pas klubet që do jenë pjesëmarrëse. Kushtet vështirë të realizohen”, u shpreh Demi.