BREAKING NEWS

‘Për punë 2 vitesh do vdesin’/ Gazetari i njohur ‘shokon’ botën me deklaratën e tij për COVID-19 dhe përballet me lumë ofendimesh: Po shpëtojmë pleqtë, obezët dhe duhanpirësit

‘Për punë 2 vitesh do vdesin’/ Gazetari i njohur
x

Sport

Arrihet paqja me presidentin Demi, Esat Mala rikthehet tek partizani për derbin kundër Tiranës

Arrihet paqja me presidentin Demi, Esat Mala rikthehet tek partizani për

Partizani po mobilizon tifozët dhe të gjithë strukturat e klubit për t’i bërë ballë euforisë së Tiranës e cila ka marrë kryesimin e Superiores dhe ka ambicie të forta për titullin. Derbi i së premtes shihet si mundësi për të kuqtë që të frenojnë Tiranën dhe të rihapin garën e titullit. Dihet që Partizani ka potencial të mirë, diktuar nga grupi i konsoliduar dhe me reparte të plotësuara, por ecuria e skuadrës në fushë nuk ka qenë në pritshmëritë e saj, për pasojë kanë munguar rezultatet e sezonit të shkuar. Ky derbi i radhës, që zhvillohet të premten në “Air Albania” është një shans për Partizanin që të bëjë kthesën e madhe dhe të ekuilibrojë kreun e renditjes me dy rivalët e vet, Tiranën dhe Kukësin. Shenja e parë pozitive e një rikthimi të Partizanit u dha dje, ku sulmuesi Esat Mala, i përjashtuar deri tani nga skuadra për shkak të raporteve të tensionuara me drejtuesit, është shfaqur i gatshëm për lojë dhe duket se akujt mes tij e presidentit Gaz Demi janë shkrirë dhe futbollisti mund të mendojë tanimë për derbin e së premtes kundër Tiranës.

Situata rreth Esat Malës

Esat Mala rikthehet në ekip dhe nuk është asgjë rastësore, Partizani dëshiron të jetë i bashkuar në derbin me armiken e vjetër të kryeqytetit, Tiranën. Sikurse raportohet dhe në mediat sportive online që janë të afërta me “demat e kuq”, kemi të bëjmë me një lajm i madh për tifozët e Partizanit pak ditë para derbit të kryeqytetit me Tiranën, që do të zhvillohet ne “Air Albania”. Esat Mala, prej disa muajsh “i degdisur” te Partizani B, këtë të mërkurë është bashkuar me ekipin e parë, nën urdhrat e Sormanit. Duket se drejtuesit dhe mesfushori i kanë zgjidhur mosmarrëveshjes, që i kanë kushtuar shtrenjtë klubit të kuq. Tani që “Demave” u është shtrënguar laku, është thirrur në “betejë” një nga “gladiatorët” e ekipit që u shpall kampion i Shqipërisë vitin e kaluar. Esat Mala është aktivizuar në derbin e skuadrave të dyta, Tirana B-Partizani B, që përfundoi 1-1. Një provë e përgjithshme para derbit të vërtetë, atij të së premtes, që do të luhet në “Air Albania Stadium”, në orën 19:00. Tifozët e kuq kanë kohë që e kërkojnë kthimin e Malës, por dëshira e tyre po plotësohet në një moment delikat, përballë rivalit të përjetshëm, që kryeson kampionatin. Se sa do të vlejë ky vendim, do të kuptohet pas vërshëllimës së trefishtë të gjyqtarit në derbi. Një gjë është e sigurt: Partizani ka humbur shumë duke lënë mënjanë një futbollist që i ka dhënë shumë klubit vitet e fundit.

Grupi dhe renditja

Partizani mban vendin e tretë në renditje, me 38 pikë, duke pasur një golavarazh 31-20. Pra të kuqtë kanë statistika të ekuilibruara në sulm dhe në mbrojtje, krahasuar me pozitat që mbajnë në renditje. Kanë një sulm disi mesatar krahasuar me Kukësin e Tiranën që kanë shënuar respektivisht 36 dhe 40 gola, por ka mbrojtje më të mirë sesa Tirana, e cila ka pësuar 24 gola, ndërkohë që “demat” kanë pësuar vetëm 20 gola. Por mbrojtjen më të mirë e ka Kukësi me vetëm 18 gola të pësuar. Si duket, diferencën për renditjen e ka bërë sulmi i Tiranës, që ka kompensuar një mbrojtje relativisht më të dobët. Të kuqtë kanë shansin në këtë derbi të radhës të përmirësojnë pozitat në statistika, por edhe t’u afrohen dy kryesuesve, me shpresën që deri në fund të kampionatit do ta bëjnë dallimin e madh me rivalët, për të qenë plotësisht në garën për titull. Praktikisht, Partizani është eliminuar nga kupa, kështu që titulli mbetet objektivi i vetëm. Kurse Tirana është në garë për të dy trofetë.