
SPAK kërkoi dënim me burg, paraqitet në GJKKO kryetari i kësaj bashkie në vend. Ja akuza e ngritur ndaj tij

PS rrëzon PD-në, "plas" sherr në parlament-LIVE

Kaos në Kuvend/ Albana Vokshi i nxjerr videon Ramës, Lindita Nikolla bën veprimin që nuk pritej

Rryma 'Nikola' vjen nga Rusia/ Mbërrin acari në Shqipëri, java e ardhshme më e ftohta e vitit, ja temperaturat ekstreme që nuk janë parë në vendin tonë

Kuvendi nis me tensione të forta, Nikolla i heq fjalën Boçit, Garda merr vendimin urgjent

Aksident i frikshëm te "Kthesa e Kamzës", ka viktima

“Ky është një realitet shumë i hidhur, por është i vërtetë”/ Kreshnik Spahiu zbulon hapat që ndërmerr BE për të hapur ‘thesin’ e fondeve në Ballkan

Pas ‘dasmës’ në BBV, Nard Ndoka bën thirrjen epike për shqiptarët: Luizi u ‘martu’, në 11 shkurt të “martojmë” Ramën

Arsenali fiton derbin anglez me Mançester Junajtid, vendos rekord historik pikësh në Premier League

Shkruar nga Adriatik BALLA 23 Janar 2023

Premier League e këtij sezoni mbylli javën e 19-të të tij, ku Arsenali vijon të mbajë vendin e parë, me 5 pikë më shumë se ndjekësi më i afërt që është Mançester Siti. Duhet thënë se “Topçinjtë” regjistruan dje një fitore spektakolare në derbin anglez me Mançester Junajtid, duke siguruar troi pikë të vyera në rrugëtimin e tyre të bukur drejt titullit, edhe pse janë për t’u luajtur edhe gjysma e ndeshjeve. Kështu, dje në stadiumin “Emirates”, në Londër, pati spektakël, gola dhe fitore e madhe e Arsenalit përballë Mançester Junajtid në “Emirates”. Skuadra e Mikel Artetës zhvilloi një ndeshje të madhe dhe në fund festoi me tifozët pas suksesit 3-2 ndaj “Djajve të Kuq”. 50 pikë dhe vendi i parë në renditje për Arsenalin pas fazës së parë, duke vendosur një rekord historik pikësh në gjysmën e një sezoni në Premier League. Mançester Siti mbetet pesë pikë pas, ndërkohë që kampionët në fuqi kanë luajtur një ndeshje më shumë. Golin e parë e realizoi Junajtid me anë të Markus Rashford (eurogol) në minutën e 17-të. Vendasit nuk hoqën dorë nga sulmet e tyre dhe barazuan takimin në minutën e 24’. Edie Nketiah shfrytëzoi një krosim të Granit Xhakës dhe me kokë dërgoi topin në rrjetë. Bukajo Saka dhuroi spektakël me një “sallake” të pakapshme nga De Gea (53’), por Junajtid reagoi dhe riktheu baraspeshën falë golit me kokë të Lisandro Martinez gjashtë minuta më vonë (dalje e pasigurt e portierit). Arsenali vijoi të ushtronte presion dhe të krijonte raste, ndërkohë që u shpërblye me golin e dytë personal të Nketiah në minutën e fundit të ndeshjes, gol që u konfirmua edhe nga teknologjia VAR. Ndërkohë, po dje Mançester Siti fitoi me Ulverhemptonin, me rezultatin 3-0 dhe shkoi në 45 pikë, duke mbajtur vendin e dytë. Po dje, Lidsi barazoi me Brentfordin, 0-0, një rezultat që kënaqi më shumë udhëtuesit, pra skuadrën e Thomas Strakoshës. Kjo e fundit mban vendin e 8-të në renditje, një pozicion momental shumë i mirë. Duhet thënë se në top-4 ekipet që sigurojnë pjesëmarrjen në Champions League, momentalisht ndodhen Arsenali me 50 pikë, më pas Mançester Siti me 45 pikë, kurse në vend të tretë e të katërt ndodhen Njukasëlli dhe Mançester Junajtid që kanë secili nga 39 pikë. Totenhemi i Antonio KOntes renditet në vend të pestë me 33 pikë, pozicion që të çon në Ligën e Europës. por në garë janë edhe 19 javë të tjera, kështu që surpriza do të ketë në vazhdimësi. Padyshim që Arsenali dhe Mançester Siti mbeten favoritë për titullin dhe duket se ky sezon do të fokusohet deri në fund tek dueli i tyre për kreun.
Më të lexuarat


Premier League “mbretëresha” e transferimeve dimërore, plot 1 miliard euro

Mehmeti firmos për Bristol Siti dhe shpreson të ftohet nga Silvinjo, Ismajlgeci largohet nga Tirana

Shqipëria U-21 njeh sot rivalët në eliminatoret e Europianit 2025

Bylisi e Kastrioti blerje për t’i shpëtuar rënies, Egnatia merr Hysen Memollën

Protestoi ndaj arbitrave, Disiplina dënon trajnerin e Bylisit me dy ndeshje

E pazakontë/ Magjistari i famshëm lë me gojë hapur Messin, ja truku që i bën (VIDEO)

Çfarë ndodhi? Drejtori i Al Nassr shpërthen keq ndaj Ronaldos: Pagova 200 mln, di të bëjë vetëm "Siu"

Egnatia bën 'bingo' në merkato, prezantohet mbrojtësi i kombëtares shqiptare

Reali tentoi deri në fund Vlahoviçin, merkatoja në Spanjë mbyllet pa zhurmë

Mesi kërkon falje për sjelljen e tij në çerekfinalen e Botërorit kundër Holandës
