Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Arsenali fiton derbin me Tottenhem, rikthen shpresat për titull në Premier League

Postuar: 19/11/2017 - 07:55

Premier League dhuroi spektakël edhe në xhiron e saj të 12-të, ku ranë në sy fitoret e skuadrave të mëdha e favorite për titull ndaj rivalëve të tyre. Sigurisht, Mançester Siti fitoi në transfertë ndaj Leicesterit dhe vijon të thellojë diferencën me ndjekësit sepse tani ka 34 pikë, afro 10 pikë më shumë se ndjekësit e tij. Por gara në Premier League është ende e hapur sepse janë edhe 26 javë deri në fund dhe ka shumë përballje që mund të sjellin surpriza dhe të papritura. Dje ishte radha e Arsenalit të shpaloste fuqinë dhe spektaklin e tij dhe skuadra e trajnerit Arsen Venger e bëri këtë në një ndeshje derbi përballë Totenhemit. Arsenali e meritoi fitoren 2-0 dhe siguroi një trepikësh me vlera në rrugëtimin e tij në Premier, sepse u afrua me zonën e top-4, duke qenë tani në një garë të hapur edhe për kryesimin. Një gol i Shkodran Mustafit dhe një tjetër nga Aleksis Sançez në pjesën e parë i dhanë fitoren 2-0 Arsenalit në derbin e Londrës Veriore ndaj rivalëve të Totenham Hotspur. Në Emirates u zhvillua një ndeshje spektakolare në kuptimin e plotë të fjalës. Ritëm i lartë, plot dyluftime dhe raste të shumta për gol por në fund rrugën e rrjetës e gjetën vetëm topçinjtë e Arsen Venger në 2 raste. Në momentin më të mirë të Totenhemit, Arsenali arriti të zhbllokonte shifrat me një goditje perfekte me kokë të mbrojtësit me origjinë shqiptare Shkodran Mustafi, që la të palëvizur portierin e “Spurs”-ave, Hugo Lloris. 5 minuta pas golit të Mustafit në të 41-tën, Aleksis Sançez dyfishoi shifrat duke ia bërë më të thjeshta gjërat Arsenalit që më pas administroi rezultatin. Në pjesën e dytë të dyja skuadrat dhe sidomos formacioni i Poçetinos krijuan shumë raste por ky fraksion loje nuk prodhoi më asnjë gol. Me këtë fitore që ishte edhe e para ndaj rivali direkt për Arsenalin në këtë sezon, skuadra e Venger u ngjit në kuotën e 22 pikëve, një më pak se Totenhemi i vendit të tretë. Trajneri Arsen Venger u shfaq i lumtur pas ndeshjes, duke lavdëruar lojtarët e tij për performancën dhe duke siguruar se Arsenali është ende pretendent dhe do të përpiqet të rikuperojë pikët hap pas hapi, deri në fundin e sezonit. “Ne ishim mirë të përqendruar si në sulm dhe në mbrojtje. E merituam të fitojmë”, tha Venger. Trajneri francez ka lavdëruar gjithë skuadrën për paraqitjen e mirë. Venger shpreson se Arsenali do të vazhdojë më formën e mirë edhe në sfidat e ardhshme dhe të mos ndalet vetëm në këtë sukses të rëndësishëm në derbi që arriti ndaj Totenhemit. Arsenali ka potencial të madh por e ka penalizuar në këto javë të para mungesa e qëndrueshmërisë në lojë e rezultate. Dje shkëlqyen si kurrë më parë dyshja shqiptare Mustafi-Xhaka, ku mbrojtësi edhe realizoi golin e parë për Arsenalin, duke i hapur rrugën fitores së “topçinjve”.

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 20

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/02/2018 - 08:26

Liga e Kampioneve riktheu emocionet e saj në kuadër të fazës së 1/8 e finales, ku në Londër u përballën dy pretendentë, Çelsi dhe Barcelona, ku edhe pse katalanasit shiheshin favoritë, në fakt rastet me rrezikshmëri më të madhe, të paktën në pjesën e parë i pati Çelsi.

Postuar: 21/02/2018 - 08:12

Partizani humbi me Kukësin 3-1, duke mbetur pothuajse jashtë zonës së Europa League dhe me pak shanse që të realizojë ndonjë objektiv këtë sezon.

Postuar: 21/02/2018 - 08:10

Skënderbeu mohon të jetë “tradhtuar” nga avokatët e tij në seancat që ka zhvilluar në CAS gjatë vitit 2016 pas vendimit të UEFA-s që e pezulloi për trukim ndeshjesh.

Postuar: 21/02/2018 - 07:27

Nuk ka fitues në “Stamford Bridge”  në ndeshjen e vlefshme për 1/8 e finaleve të Champions League mes Barcelonës dhe Chelsea-s e cila përfundoi 1-1.Willian &nbs

Postuar: 20/02/2018 - 10:36

Ditën e mërkurë në orën 13:30 në Korçë mbahet një tubim mbarë qytetar në mbështetje të klubit të futbollit “Skënderbeu”.

Postuar: 20/02/2018 - 08:32

Liga e Kampioneve do të zbresë sonte në mbrëmje në fushë, me dy duele, për të vijuar të mërkurën me dy duele të tjera që do të plotësojnë xhiron e parë të 1/8 e finales së këtij

Postuar: 20/02/2018 - 08:26

Bekim Balaj është rikthyer dhe e ka bërë këtë me gol.