BREAKING NEWS

PS vijon “luftën”, Presidenti drejt 'fundosjes'/ Zbulohet data e përfundimit të hetimeve për shkarkimin e Metës, ja kur përfundon puna e Komisionit Hetimor

PS vijon “luftën”, Presidenti drejt 'fundosjes'/
x

Sport

Arsenali i tregoi derën, Milan dhe Inter në garë për Granit Xhakën!

Arsenali i tregoi derën, Milan dhe Inter në garë për Granit

Derbi i Milanos në merkato për të marrë shërbimet e Granit Xhakës.Futbollisti me origjinë shqiptare i cili luan për përfaqësuesen zvicerane ka përfunduar jashtë planeve të Arsenalit për shkak të kontradiktave që ka patur së fundmi me tifozët e klubit londinez dhe e ardhmja e tij është jashtë Londrës.

Sipas Sky Sport të Gjermanisë, në garë për mesfushorin e Arsenalit janë futur fuqishëm dy klubet e Milanos, Milani dhe Interi, që interesohen për një mesfushor me eksperiencë dhe që mund t’i ndihmojë në pjesën e mbetur të sezonit për të arritur objektivat.

Megjithatë të dyja klubet si kuqezinjtë ashtu edhe zikaltërit e kërkojnë Xhakën në formë huazimi me të drejtë blerjeje në fund të sezonit.