BREAKING NEWS

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të ndodhi nga nënkryetarët deri te emërimet e mbështetësve që janë në pozicionin e anëtarëve të Kryesisë

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO, Samiti për Ukrainën nuk ishte reklamë për kryeministrin, ja plani amerikan që po thuret në fshehtësi të plotë për Shqipërinë

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO,
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni zbardh arsyen pse Ilir Meta braktisi protestën e Rithemelimit dhe rrëfen të pathënat e 20 shkurtit 1991: Ja mashtrimet e Sali Berishës, bustin e Enver Hoxhës e bëri vetë gati për ta rrëzuar diktatura

Daut Gumeni zbardh arsyen pse Ilir Meta braktisi protestën e Rithemelimit
x
BREAKING NEWS

SPAK merr në pyetje për 7 orë Damian Gjiknurin, në skaner pasuritë e tij, udhëtimet, shtëpitë dhe dyshimet për llogari të fshehura bankare në Maltë, ja aferat që mund të fundosin deputetin, nga abuzimet në projektin e rrugës Tiranë-Elbasan, te dosja e ...

SPAK merr në pyetje për 7 orë Damian Gjiknurin, në skaner
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta vulos “divorcin” me Sali Berishën pas izolimit në shtëpi, “zbret” në terren dhe kërkon të marrë kreun e opozitës

Ilir Meta vulos “divorcin” me Sali Berishën pas izolimit
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment Bardhit, kodet e tyre mafioze për të kërcënuar njëri-tjetrin, lidhjet me oligarkët, prapaskenat e akuzave të fshirjes së serverëve në “21 janar” dhe detajet nga lufta e madhe që ka plasur për ...

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që mund të shpëtojë Sali Berishën nga ‘arresti në shtëpi’ dhe rasti i vetëm kur mund t’i digjet mandati si deputet, pse ish-kryeministri mund t'ia hedhë paq nëse hetohet dosja e ‘21 Janarit’...

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të mbuluar krimin e 21 Janarit 2011, skema për t’ia faturuar vrasjet opozitës, sajesa e plagëve nga afër dhe shpërblimi që iu dha gardistëve, gati të çojmë në SPAK një video që nuk e ka parë Prokuro...

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të
x

Sport

Arsenali “tërmet 6 ballë” ndaj Uest Hemit, vijon rivaliteti për kreun me Liverpulin dhe Mançester Sitin

Arsenali “tërmet 6 ballë” ndaj Uest Hemit, vijon

Premier League vijon të dhurojë surpriza të rëndësishme dhe spektakolare në duelet e saj, teksa dje, në kuadër të xhiros së 24-t të saj, pati edhe rezultate mahnitëse për disa ekipe që synojnë trofeun. Kështu, Arsenali dhe fitorja e tij dje në derbin e Londrës me Uest Hemin mund të quhet “tërmet 6 ballë”, një fitore me gola shumë, spektakolare dhe padyshim me shumë vlerë në rrugëtimin e “topçinjve” drejt titullit kampion. Edhe pse Liverpuli vijon të mbajë kryesimin, duket se fitorja e djeshme e Arsenalit i ka trembur “reds”-at, e po ashtu edhe “qytetarët” e trajnerit Pep Guardiola, pra Mançester Siti, i cili qëndron në të njëjtën kuotë pikësh me skuadrën e Londrës. Kështu, Arsenali koleksionoi fitoren e katërt radhazi në Premier League teksa skuadra e drejtuar nga trajneri Mikel Arteta mposhti në transfertë me rezultatin e thellë 6-0, Uest Hem. Topçinjtë ishin një furi e vërtetë në fushë teksa shënuan katër gola në pjesën e parë. Sfidën e zhbllokoi Saliba në minutën e 32, ndërsa nga minuta e 41 dhe deri në të 47-tën e pjesës së parë, pësuan tre të tjerë me autorë Saka, Gabriel dhe Trosard.

Në fraksionin e dytë të lojës, londinezët nuk e hoqën këmbën nga gazi dhe shënuan dy të tjerë. Saka shënoi të pestin dhe të dytin personal në minutën e 63, ndërsa tre minuta më pas, Deklan Rice realizoi një gol kryevepër nga distanca. Përfundimisht, ndeshja u mbyll me rezultatin 0-6, me Arsenal që pas kësaj fitoreje ngjitet në kuotën e 52 pikëve (po aq sa Mançester Siti) në vend të tretë ndërsa Uest Hem mban vendin e tetë me 36 pikë. Ndërkohë, edhe pse merkato e dimrit është mbyllur, klubet angleze i janë turrur një futbollisti që ka marrë shumë vëmendje kohët e fundit. Kështu, pavarësisht se ka nënshkruar një kontratë të re me Athletic Bilbaon vetëm disa muaj më parë, është shumë e mundur që Nilo Uilliams të largohet gjatë verës. Si pjesë e marrëveshjes së rinovimit, klauzola e tij e lirimit qëndroi në 50 milionë euro, e cila me siguri do të tundojë shumë klube gjatë afatit kalimtar veror. Premierliga duket të jetë një destinacion i mundshëm për Uilliams, me Arsenalin dhe Çelsin që kanë shprehur interesim për të. Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se klubi londienz ka ndjekur 21-vjeçarin javët e fundit. Por, e njëjta gjë thuhet edhe për Çelsin, që gjithashtu po synon një lëvizje të mundshme gjatë verës. “Arsenali gjithashtu ka dërguar skautët e tyre për të ndjekur Niko Uilliams të Athletik Klub shumë herë, dhe është e njëjta gjë për Çelsin. Gara është plotësisht e hapur”, u shpreh Romano.