Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Arsenali turpërohet nga WBA, rrezikon zonën Champions

Postuar: 19/03/2017 - 08:15

“Topçinjtë” mposhten 3-1 dhe rrezikojnë pjesëmarrjen në kupat europiane. Junajtid mund t’ua marrë edhe vendin e pestë në klasifikimin e Premier League

Arsenali është në krizë loje dhe rezultati dhe humbja e djeshme në transfertë ndaj Uest Bromuiç Albion shënon një moment mjaft delikat për skuadrën e “Topçinjve”, pasi rrezikohet edhe zona Champions në renditjen e Premier League. Siç dihet, nga kampionati anglez shkojnë në Champions katër skuadrat e para në renditje, por disfata e djeshme e Arsenalit 3-1 ndaj WBA-së, mund të rezultojë fatale për vazhdimësinë, sepse Arsenali ka rënë tashmë në vendin e pestë, me 50 pikë, duke u rrezikuar që sot të kapërcehet nga Mançester Junajtid që ka një ndeshje më pak dhe është në kuotën e 49 pikëve. Pra Arsenali rrezikon jo vetëm, zonën Champions, por edhe zonën e Europa League. Ky është një moment mjaft i keq për skuadrën e trajnerit Arsen Venger, i cili mori edhe dje mjaft ulërima nga shkallët e stadiumit, ku tifozët kishin nxjerrë pankarta ku shkruhej “Venger jashtë”, që do të thotë kërkojnë largimin e trajnerit francez. Ndeshja për Arsenalin ishte katastrofë më vete. Edhe pse “Topçinjtë” dominuan në mbajtjen e topit dhe krijuan një volum të madh loje, ata nuk ia dolën që të rrezikonin seriozisht portën e kundërshtarit dhe ishin shumë larg formës së tyre më të mirë dhe imponimit në fushë përballë një rivali të motivuar maksimalisht. Davson realizoi dy gola dhe një Robson-Kanu për WBA-në, derisa Aleksis Sançez shënoi golin e vetëm për Arsenalin. Me këtë humbje Arsenali mbetet me 50 pikë në pozitën e pestë, një më shumë se Mançester Junajtid në pozitën e gjashtë që ka një lojë më pak të zhvilluar. Arsen Venger pas humbjes ndaj WBA-së sot ka deklaruar se ai e di të ardhmen e tij, ndërsa së shpejti do ta konfirmojë vendimin e tij. “E di se çfarë do të bëj në të ardhmen. Së shpejti, madje shumë shpejt do ta dini edhe ju. Nuk brengosemi për të. Jemi në një rrugë të keqe që nuk e kemi pasur për 20 vjet dhe kjo është e rëndësishme për të ardhmen time”, është shprehur Venger, fjalët e të cilit i përcolli menjëherë pas ndeshjes sajti ndërkombëtar “Goal.com”. Një qëndrim i tillë i Vengerit nënkupton se ai mund ta braktisë skuadrën në fund të sezonit, për t’i hapur rrugë një trajneri të ri. Në 20 vjet, ky është ndoshta momenti më i keq për teknikun e njohur francez të Arsenalit, i cili është ndoshta në kulmin e një vendimi të parakohshëm për të dhënë dorëheqjen. Konferenca për shtyp e pas ndeshjes me WBA dhe fjalët e tij të nënkuptuara se kështu nuk shtyhej më, tregojnë se ai është nën presion dhe mund të vendosë përfundimisht largimin e tij nga “Emirates”. Mund ta bëjë këtë duke deklaruar tërheqjen në fund të sezonit, pas një karriere shumë të gjatë në Premier League. Mbetet të shihet ecuria e Arsenalit në javët e ardhshme të kampionatit anglez.

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/09/2017 - 07:42

Pas akuzave të talentit shqiptar nga Maqedonia, Enis Bardhi, i cili deklaroi për mediat sportive se kishte dashur të luante për Shqipërinë por kishte hasur në heshtjen e zyrtarëve të saj, madje duke i vënë gishtin Redi Jupit, kanë reaguar edhe zyrtarët e federatës dhe këtë herë është menaxheri i FSHF-së ng

Postuar: 20/09/2017 - 07:39

Skënderbeu që luan në fazën e grupeve të Ligës së Euros dhe konsiderohet edhe si favoriti kryesor për të fituar titullin kampion këtë edic9ion, u ndal në mënyrë të papritur nga

Postuar: 20/09/2017 - 07:37

Sulmuesi Edgar Çani debutoi në Kategorinë Superiore, por pa lënë gjurmë në ndeshjen e parë të tij, nisur dhe nga fakti se vinte nga një dëmtim jo i lehtë ku qëndroi për shumë ja

Postuar: 20/09/2017 - 07:34

Kryendeshja e javës së dytë e luajtur në “Selman Stërmasi” është shoqëruar para dhe pas duelit me ngjarje interesante që kanë tërhequr vëmendjen e shikuesve dhe të m

Postuar: 19/09/2017 - 07:39

Një nga lojtarët shqiptarë që spikati në javën që lamë pas ishte padyshim mbrojtësi Ivan Balliu, i cili është pjesë e Metz në kampionatin francez të Ligue 1.

Postuar: 19/09/2017 - 07:34

Video Asisten Reffery (VAR) po prodhon polemika të mëdha. Përdorimi i teknologjisë në futboll, konkretisht ai i VAR, jo pak herë ka prodhuar debate.

Postuar: 19/09/2017 - 07:33

Më 6 tetor Shqipëria do të luajë kundër Spanjës në stadiumin e Hercules, i cili ka një kapacitet prej 30 mijë vendesh.