BREAKING NEWS

Nobelisti rrëzon skemat e OBSH: Izolimi nuk ka asnjë vlerë për parandalimin e koronavirusit, ka shkaktuar më shumë të vdekur

Nobelisti rrëzon skemat e OBSH: Izolimi nuk ka asnjë vlerë
x

Sport

Asamble online, FSHF shton pakënaqësitë e klubeve dhe sindikatës së lojtarëve, premton 100 fusha futbolli

Asamble online, FSHF shton pakënaqësitë e klubeve dhe

Pandemia e koronavirusit bëri që edhe asambleja e Federatës Shqiptare të Futbollit të zhvillohet online, ku protagonistët, anëtarë e përfaqësues, flisnin në versionin elektronik, ndërkohë që habia më e madhe është se vendimet u morën me 99.9% të votave, a thua se ishim në kohën e monizmit. Përtej vështirësive që ka krijuar pandemia, duket se FSHF po ballafaqohet me sfida të mëdha. Njëra është kontrata kolektive dhe problemi infrastrukturor i Kamzës, që nuk morën përgjigje. Raporti vjetor u mbajt nga presidenti Armand Duka, që bëri një bilanc të arritjeve, por edhe propozoi masa konkrete për vijimin e sezonit. “Pavarësisht vështirësive të krijuara, në periudhën mes dy Asambleve ne kemi punuar shumë dhe kemi realizuar arritje e objektiva që na bëjnë krenarë. Ashtu siç do të analizojmë me sy kritik edhe ato detyra që nuk arritëm ti realizonim. Mund të them me kënaqësi se rruga jonë për krijimin e standarteve të reja dhe rritjen e nivelit të futbollit shqiptar është e mbarë. Ne jemi duke plotësuar ato objektiva që i kemi vënë vetes nëpërmjet projektit tonë “Vizion 2030”. Gjatë kësaj periudhe, janë kryer investime dhe vepra të mëdha të cilësore, me të cilat ne me të drejtë krenohemi. Ndërtimi i stadiumit “Air Albania”, ishte një arritje e madhe. Impianti modern 22.000 vendësh, i cili ka qenë ëndrra e çdo shqiptari, tani është një objekt i cili është vënë në shërbim të komunitetit të futbollit duke i bërë ndeshjet më cilësore. Ai ka sjellë impakt edhe në shtimin e numrit të tifozëve, gjë që e ka bërë garën më interesante. Data 17 nëntor, kur u inagurua stadiumi kombëtar do të mbahet mend gjatë për atmosferën festive që solli në kryeqytet, duke e shndërruar “Air Albanian”, në një tjetër qendër të Tiranës. Ky event, solli në Shqipëri edhe personalitete të futbollit europian dhe botëror, si Presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin dhe shumë homologë të Federatave të tjera, të cilët gjej rastin ti rifalenderoj, për respektin dhe ndihmën. Ndërkohë në Kukës, po ndërtohet në bashkëpunim me Qeverinë Shqiptare një stadium 7000 vendesh në vlerën e 6.5 milionë eurove. Niveli i këtij bashkëpunimi do të jetë në shifrat 50% me 50%. Stadiumi do të jetë i kategorisë 3, ku mund të luhen ndeshjet, deri në fazën e grupeve të Champions League”, theksoi Duka.

Selia e re dhe projekti i 100 fushave

Në raportin vjetor të federatës që u lexua nga Duka nuk mbeti jashtë vëmendjes as selia e re e federatës apo dhe projekti i 100 fushave. “Sot, kjo Asamble organizohet dhe drejtohet nga selia e re e FSHF. Do të kishim shumë dëshirë që ti zhvillonim punimet e saj në sallën e ndërtuar për këtë qëllim por kushtet e pandemisë nuk na lejonin një gjë të tillë. Stafi dhe e gjithë administrata e FSHF, tashmë kanë nisur punën nga kjo seli moderne e cila do të përfshijë brenda saj, dy ministadiume futbolli me nga 500 vende. Gjithashtu do të ketë edhe qendër rehabilituese moderne, ndërkohë që do të nisë edhe ndërtimi i një hoteli për ekipet kombëtare. Ky investim kap shumë e 9.5 milionë Eurove. Por veç këtyre projekteve gjigande ne kemi investuar edhe në shumë projekte të tjera të rëndësishme dhe me mjaft vlera për komunitetin e futbollit, jo vetëm në qytete të mëdha por edhe në qendra të vogla si Bulqiza, Delvina etj. Sa i takon investimeve, “kali i betejës” për ne, është projekti për ndërtimin e 100 fushave në të gjithë Shqipërinë i cili do të sjellë një ndryshim rrënjësor të infrastrukturës dhe do ta përmirësojë ndjeshëm atë. Ky mund të quhet pa frikë një “revolucion” që do të ndikojë drejtpërdrejtë në rritjen e cilësisë së stërvitjes dhe lojës. Ai do të sjellë përmirësime të prekshme dhe të ndjeshme nga i gjithë komuniteti i futbollit, veçanërisht nga moshat të cilat janë një tjetër prioritet i yni”, shtoi ai. Padyshim, problemi i kësaj asambleje fokusohej në dy drejtime. I pari kishte të bënte me një kontratë kolektive tip të propozuar nga Sindikata e Pavarur e Lojtarëve, dhe problemi i dyti që Kamza u “fshi” fare nga listat e FSHF-së, një problem që ngjall pakënaqësi, nisur dhe nga lëvizjet e fundit me këtë klub dhe stadiumin e Kamzës.