BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Asambleja e jashtëzakonshme e KOKSH, shkarkohet presidenti Viron Bezhani

Asambleja e jashtëzakonshme e KOKSH, shkarkohet presidenti Viron Bezhani

Në një kohë kur e gjithë vëmendja është përqendruar në politikë, ku ka nisur ethshëm fushata elektorale e partive për zgjedhjet e 21 prillit, duket se me këtë ritëm po ecin edhe shumë federata sportive që po bëjnë ndryshime në këtë periudhë, nëpërmjet zgjedhjeve të asambleve të tyre. Por kulmi arriti dje me zhvillimet në Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar, i cili, në mënyrë disi të befasishme, zhvilloi një asamble të jashtëzakonshme, e cila dha një verdikt dhe vendimi është shkarkimi i presidentit aktual, Viron Bezhani. E vërteta është se institucioni i olimpizmit shqiptar është në krizë prej një viti, që kur nisën përplasjet e thella mes presidentit Bezhani dhe sekretarit Stavri Bello. Kjo lëvizje e djeshme e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar duket sa e çuditshme, po aq dhe e vrullshme, duke qenë më shumë se sa një surprizë, pasi mund të zhysë më tej në kaos institucionin. Edhe pse ka një vit në grindje e mosmarrëveshje, ku palët akuzojnë njëra-tjetrën për abuzim me fondet. E reja e fundit është një Asamble e Jashtëzakonshme e zhvilluar në heshtje të plotë, në të cilën nuk janë miratuar ndryshimet statutore të propozuara nga disa anëtarë, ndërsa është shkarkuar presidenti Viron Bezhani. Në një situatë gjithnjë e më shumë kaotike, KOKSH është mbledhur në një nga hotelet e kryeqytetit, edhe pse nuk lejohen mbledhje të tilla për shkak të pandemisë dhe ka votuar fillimisht për miratimin e ndryshimeve statutore apo jo, të cilat janë refuzuar. Më pas, është bërë edhe propozimi për shkarkimin e Bezhanit, duke e cilësuar të papërshtatshëm me funksionet që kryen, për sa kohë që sipas tij gjithë këto vite në institucion ka pasur shkelje të vazhdueshme. Kështu, me 45 vota pro dhe 9 kundër, Bezhani është shkarkuar nga detyra e tij. Një vendim që është vetëm etapa e radhës e kësaj historie, pasi Bezhani prej kohësh ka çuar në gjykatë çdo vendim që del nga Asambletë e njëpasnjëshme të ligjshme apo të paligjshme të KOKSH dhe vetëm gjykata do të jetë ajo që do të certifikojë apo jo rezultatet e sotme. Theksojmë se për çështjen e përplasjes në KOKSH dhe zgjedhjet që priten prej një viti dhe shtyhen e nuk njihen nga palët sipas interesave të ngushta, kanë qenë objekt vrojtimi edhe nga IOC, pra komiteti olimpik ndërkombëtar, i cili është përpjekur të japë direktiva në aspektin ligjor se si duhet të jetë një asamble. Ata këshilluan të kishte rregulla dhe të bëheshin zgjedhje normale, por secila palë këtu bën në kokën e saj, duke prishur në vijimësi zgjedhjet, duke i shtyrë ato sipas tekave, ku si sekretari ashtu dhe presidenti qëndruan në istikamet e tyre pa u dhënë mbështetësve asnjë argument pse duhet të vijonin në këto pozita. E thënë ndryshe, olimpizmi shqiptar është në krizë serioze, “peng” i grupeve të interesit dhe i partive politike, aq sa në fushën e veprimeve konkrete ishte hedhur prej muajsh edhe një federatë anëtare si FSHF-, me president Armando Dukën, i cili në mënyrë flagrante e të hapur kishte tentuar të pozicionohej me palët. Kjo gjë solli edhe federata të tjera në prag përplasjesh, ku në vend të interesoheshin për ecurinë e sportit dhe vështirësinë me të cilën po përballet, ziheshin për karriget dhe pushtetin e tyre.