BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Sport

Ashpërsia e Ceferin: Futbollin me tifozë nuk e ka ndalur dot lufta, e jo më një virus idiot

Ashpërsia e Ceferin: Futbollin me tifozë nuk e ka ndalur dot lufta, e

UEFA po harton strategjitë e saj për të përballuar sezonin futbollistik në kushtet kur pandemia e koronavirusi ka gjunjëzuar jo vetëm futbollin por edhe shumë sektorë të ekonomisë dhe jetës shoqërore në mbarë Europën dhe botën. Gjithsesi, UEFA ka vendosur si masë për të kapërcyer situatën një shumë të konsiderueshme financiare dhe jo vetëm, kaq, po ushtron presion tek federatat anëtare që të bëjnë çmos që të nxjerrin skuadrat në fushë dhe ta mbyllin sezonin në katërkëndëshin e blertë, si mundësia më e mirë për një mbyllje dinjitoze të sezonit. Nuk kanë mbetur shumë ndeshje, por janë ato më vendimtare që kanë të bëjnë me verdiktet sezonale. Dhe në fokus janë jo vetëm ligat kombëtare të vendeve të ndryshme, por edhe vetë kompeticionet e UEFA-s për klube si Champions dhe Europa League, teksa kompeticionet e tjera që kanë të bëjnë me ekipet kombëtare janë shtyrë për vitin e ardhshëm. Për këtë situatë ka folur dhe presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, i cili ka shprehur optimizmin e tij për kalimin e situatës dhe padyshim rikthimin në normalitet të futbollit, duke ngjallur besim se në stadiume do të kthehen shpejt edhe tifozët. Kështu, presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin është optimist jo vetëm për rifillimin e këtij sezoni futbollistik në pjesën më të madhe të vendeve të Europës, por edhe për rikthimin e tifozëve në stadiume në një kohë rekord dhe jo në fillim të vitit të ardhshëm siç është menduar fillimisht. Ceferin në deklaratën e tij theksoi se futbollin nuk e ndali lufta e jo më koronavirusi, për të cilin slloveni thotë se tashmë njihet më mirë dhe se futbolli mund të ndryshojë disa nga rregullat për t’iu përshtatur. “Tani e njohim më mirë këtë virus dhe unë në përgjithësi jam një person pozitiv. Nuk më pëlqen aspak ajo pikëpamja që do të ndodhë diçka apokaliptike me valën e dytë, tretë apo edhe të pestë. Të gjithë njerëzit mund të vdesin një ditë, por a duhet të jemi të shqetësuar tani? Unë nuk mendoj kështu. Ne jemi gati dhe do të ndjekim udhëzimet e autoriteteve, por personalisht jam shumë i sigurt se futbolli që jemi mësuar, loja e bukur me tifozë do të rikthehet shumë shpejt. Asgjë nuk mund ta ndryshojë futbollin përgjithnjë. Kjo ishte një eksperiencë e re dhe kur ta heqim qafe këtë virus idiot, çdo gjë do i kthehet normalitetit. Futbolli nuk ka ndryshuar pas luftës së parë botërore dhe asaj të dytë, e jo më të ndryshojë prej një virusi”, u shpreh Ceferin. Duhet thënë se kreu i UEFA-s në fillim ishte për një nisje të shpejtë të sezonit, ndoshta brenda muajit maj, por plani paraprak i tij ka rënë poshtë, si pasojë e daljes pozitiv në testet anticovid të disa lojtarëve në Gjermani, Itali, Spanjë dhe Britaninë e Madhe. Për të evituar një infektim masiv të futbollistëve dhe stafeve, UEFA vendosi të zgjasë afatin e raportimit nga federatat anëtare për rinisjen e veprimtarive sportive nga 27 maji deri më 12 qershor, për t’u dhënë kohë federatave të vendeve të ndryshme të gjejnë formulën e përshtatshme sipas situatës në vendet përkatëse dhe në përputhje me protokollin higjienik të secilit vend.