BREAKING NEWS

Aksionerë serbë në Portin e Durrësit? Alabbar zbulon se kush 'fshihet' pas kompanisë 'Eagle Hills'

Aksionerë serbë në Portin e Durrësit? Alabbar zbulon se kush
x
BREAKING NEWS

Pse vendosi të investojë në Shqipëri? Alabbar nuk 'hesht' më dhe e tregon hapur: Në Francë, Gjermani apo në Angli...

Pse vendosi të investojë në Shqipëri? Alabbar nuk
x
BREAKING NEWS

"Qesharake, me një kërkim në...", Alabbar bën reagimin e fortë pas debateve për Portin e Durrësit

"Qesharake, me një kërkim në...", Alabbar bën
x
BREAKING NEWS

Vetëm pak ditë pas vizitës në Tiranë, Presidenti i Azerbajxhanit njofton vendimin e minutës së fundit

Vetëm pak ditë pas vizitës në Tiranë, Presidenti i
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? Ministria del me njoftimin e rëndësishëm dhe zbardh detajet e fundit

Çfarë po ndodh? Ministria del me njoftimin e
x
BREAKING NEWS

Zhduket papritur 14 vjeçarja shqiptare në Greqi, detajet e fundit rreth të miturës (FOTO-EMRI)

Zhduket papritur 14 vjeçarja shqiptare në Greqi, detajet e fundit
x
BREAKING NEWS

Grabisnin me dhunë të rinjtë që konsumonin kanabis, ja dy efektivët e arrestuar nga policia (FOTO)

Grabisnin me dhunë të rinjtë që konsumonin kanabis, ja dy
x
BREAKING NEWS

Pjesë e bandës famëkeqe të ‘Eskos’, ja kush janë 10 shqiptarët e arrestuar në Greqi (EMRAT+FOTO)

Pjesë e bandës famëkeqe të ‘Eskos’, ja kush
x

Sport

Asllani ishte në planet e trajnerit Reja, por Interi kërkoi të mos e aktivizonin

Asllani ishte në planet e trajnerit Reja, por Interi kërkoi të

Një skandal duket se ka ndodhur në mjediset e ekipit kombëtar, pasi një telefonatë nga Italia mendohet e ka prishur punën e trajnerit Edi Reja, një telefonatë që e “këshillon” të mos e aktivizojë mesfushorin Kristjan Asllani nga frika e një dëmtimi që mund të penalizonte më tej klubin e Interit në objektivat sezonale në kampionatin italian. Nëse rezulton e vërtetë do të shkaktonte tërmet midis dy federatave. Në fakt, ndeshja midis Shqipërisë dhe Islandës i ka lënë të gjithë tifozëve kuqezi një shije të hidhur, jo vetëm për barazimin e miqve në sekondat e fundit, që mbylli pa fitore aventurën në Nations League, por më së shumti për lojën aspak të qartë dhe cilësore. Në mesfushën e Kombëtares ra në sy mungesa e talentit të Interit Kristjan Asllani. I riu me origjinë nga Elbasani projektohet si titullar në Serie A pas dëmtimit të kroatit Marcelo Brozoviç, dhe sipas mediave italiane gjigantët italianë i kanë kërkuar trajnerit Edi Reja një “nder”. Është pikërisht “Corriere dello Sport” që shkruan se “mesfushori i ri nuk ka lozur të martën kundër Islandës, dhe për këtë ka patur një falënderim të veçantë për Shqipërinë dhe teknikun Reja me anë të një telefonate nga Interi, duke parë rëndësinë për lojtarin ish-Empolit”. E përditshmja sportive shton se ndeshja e Shqipërisë në vetvete nuk kishte asnjë rëndësi, por në fakt nuk është kështu. Jo vetëm për dinjitetin e Kombëtares, por për faktin se ndeshjet në Nation League janë ndeshje zyrtare dhe një telefonatë e tillë, nëse e konfirmuar, do të përbënte një skandal të vogël, që mund të shtojë hatër-mbetjet ndaj teknikut italian nga ana e ekipeve si për shembull Empoli, e cila ka humbur pikërisht në atë ndeshje titullarin e tyre Ardjan Ismajlin, lojtar që ka peshë tek skuadra italiane.