BREAKING NEWS

Erë zgjedhjesh të parakohshme, Edi Rama zbret në terren pas vizitës së Blinken, më 16 mars krijohet ekipi ri që do të drejtojë fushatën elektorale

Erë zgjedhjesh të parakohshme, Edi Rama zbret në terren pas
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Shkëlzen Berisha i përfshirë në koncesionin e homodializës, ja kush është krahu i djathtë i Ilir Metës që është shpallur ‘non-grata’ dhe si deputetët e PL janë kapur ‘mat’ duke transportuar para të pista nga Tirana në Angli...

Idajet Beqiri: Shkëlzen Berisha i përfshirë në koncesionin e
x
BREAKING NEWS

Celulari i Kryemadhit i sekuestruar në banesën e nënës së saj prej dy muajsh po zbërthehet nga “SPAK”, futen në “lojë” metodat e FBI, ja provat e pakundërshtueshme që “gozhdojnë” deputeten e PL, Ilir Metën e Petrit Vasilin, detajet nga kontratat dhe ra...

Celulari i Kryemadhit i sekuestruar në banesën e nënës
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta dorëzon Monika Kryemadhin në duart e SPAK dhe sulmon prokurorët specialë, ish-presidenti nuk pranon abuzimet për lobing dhe ja fut bashkëshortes

Ilir Meta dorëzon Monika Kryemadhin në duart e SPAK dhe sulmon
x
BREAKING NEWS

Brukseli i mbyll dyert Shqipërisë për në BE dhe ngre alarmin, ja si korrupsioni po gërryen besimin e publikut tek institucionet, shpopullon vendin e po dëmton bizneset e ndershme, kërkohen arrestime “VIP”

Brukseli i mbyll dyert Shqipërisë për në BE dhe ngre
x
BREAKING NEWS

Londra fundos Sali Berishën, ambasadori britanik në Tiranë Alastair King Smith paralajmëron se nuk ka bashkëpunim me “non-gratën” dhe u bën thirrje politikanëve që të punojnë për qytetarët, ja mesazhi për grupin e Bardhit dhe pse Parlamenti duhet t’i r...

Londra fundos Sali Berishën, ambasadori britanik në Tiranë
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi zbulon planin e errët që thurën Meta dhe Berisha një natë para vrasjeve në “21 janar”: Ja të fshehtat e ekzekutimit të Aleks Nikës që mund t’i hapë rrugën SPAK të zbardhë dhjetëra viktima që kanë ‘hequr qafe’ dy shefat kur ishin në pushtet...

Frrok Çupi zbulon planin e errët që thurën Meta dhe
x
BREAKING NEWS

Evi Kokalari tregon “puçin” e Ilir Metës për Sali Berishën, ish-presidenti fut në lojë kushëririn e tij, ja kush është politikani që po kërkon ta vendosë në krye të opozitës dhe posti që po synon të marrë vetë në fund kryetari i Partisë së Lirisë...

Evi Kokalari tregon “puçin” e Ilir Metës për Sali
x

Sport

Asllani kritikohet për paraqitjen në Champions, por Silvinjo e inkurajon të mbetet i Interit

Asllani kritikohet për paraqitjen në Champions, por Silvinjo e

Lojtarët e Kombëtares janë kthyer në skuadrat e tyre në Europë dhe janë ingranuar në lojërat e ekipeve të tyre dhe në aktivitetet ku ndodhen, teksa duan të regjistrojnë sa më shumë minuta dhe sa më shumë protagonizëm për të rritur shanset që të marrin ftesë nga trajneri Silvinjo për finalet e Europianit të ardhshëm. Konkurrenca është shumë e madhe, por ata që luajnë në Itali janë një grup më i konsoliduar dhe kanë më shumë premisa, mes tyre edhe mesfushori i Interit, Kristjan Asllani. Mesfushori ishte përzgjedhur titullar nga trajneri Simone Inzagi në ndeshjen e Champions League të Interit në transfertë ndaj Benfikës. Një ndeshje që rezultoi e komplikuar për zikaltrit të cilët pësuan tre gola në pjesën e parë dhe vetëm falë një reagimi të madh në fraksionin e dytë, ia dolën të shmangnin humbjen. Vështirësive në fushë nuk i shpëtoi as Asllani i cili ashtu si pjesa tjetër e skuadrës vuajti presionin e portugezëve. Në notat pas ndeshjes të vendosura nga “Eurosport”, theksohej se 21-vjeçari u pa në vështirësi ndërsa u vlerësua me notën pesë. “Shumë sipërfaqësor, humb topin në golin e dytë të Benfikës. Kërkoj të jetë “polici” i mesfushës, por shokët e skuadrës nuk e dëgjojnë. Në pjesën e dytë përmirësohet”, shkruhej në përshkrimin e “Eurosport” për paraqitjen e Asllanit.

Silvinjo: Asllani duhet të mbetet i Interit

Trajneri i kombëtares Silvinjo në një intervistë të fundit për mediat italiane theksoi se nuk do ta këshillonte kurrë Kristjan Asllanin të largohej nga Interi. Edhe pse mesfushori shqiptar nuk konsiderohet mes titullarëve të skuadrës zikaltër dhe e ka minutazhin të reduktuar, sërish Silvinjo thekson se për të Asllani paraqitet mjaft mirë në kombëtare dhe për të kaq mjafton. “Nuk do ta këshilloja kurrë Asllanin që të largohej nga Inter për të kaluar në një tjetër skuadër ku do të kishte më shumë minuta. Mua më intereson se si paraqitet ai në kombëtare dhe me ne ka treguar se është një lojtar shumë i fortë”, u shpreh Silvinjo.

Muja: Shqiptarët do ta pushtojnë Europianin

Mesfushori me tipare sulmuese, Arbnor Muja, tha në një intervistë për “Telegraf”-in se përfaqësuesja e Shqipërisë do të bëjë më të mirën e saj në Europian dhe ai vetë dëshironte të linte gjurmë pozitive. Sipas tij, shqiptarët do ta pushtojnë Europianin. “Që tani kam marrë qindra mesazhe nga familjarë, shoqëria e njerëz që i njoh për bileta. Gjermania do të pushtohet nga shqiptarët dhe do të jetë një kaos total, aq sa do të jenë në stadium, aq do të mbeten edhe jashtë, pasi sigurisht që numri do të jetë shumë i madh. Ne nuk do të shkojmë si turistë në Gjermani. Pasi kemi fituar grupin në kualifikime, tani synimi i të gjithëve është që të kalojmë edhe grupin në “Euro 2024”. Jemi një popull që e duam shumë futbollin”, tha ndër të tjera Arbnor Muja. Muja, së bashku me Asllanin dhe Bajramin, konsiderohen lojtarë shumë teknikë në pozicionet e tyre, edhe pse Muja është disi më i avancuar në skemë. Në Europian, kjo treshe teknike, të cilëve u shtohet edhe Asani, do të jenë të frikshme për çdo kundërshtar.