BREAKING NEWS

Genc Burimi: Amerikanët mund ta çojnë Ramën në SPAK, nëse Kraja nis goditjen e Berishës dhe Metës rrezikohet të ketë destabilitet

Genc Burimi: Amerikanët mund ta çojnë Ramën në SPAK,
x
BREAKING NEWS

Paralajmërimi i “Homeland Justice”: Kemi hakeruar dokumente sekrete, së shpejti qeveria e Shqipërisë do të ekspozohet

Paralajmërimi i “Homeland Justice”: Kemi hakeruar dokumente
x
BREAKING NEWS

Abazoviç lëshon deklaratën e fortë: U bëj thirrje atyre që synonin të ma ‘hiqnin kokën’, të përshpejtojnë

Abazoviç lëshon deklaratën e fortë: U bëj thirrje
x
BREAKING NEWS

“Dëshmia më e qartë se Policia e Shtetit ishte vënë në dispozicion të bandës së drogës”, Alibeaj reagon ndaj arrestimit të ish-shefit të policisë: Trafiku bëhej me bekimin e kryeministrit dhe ekzekutohej nga Saimir Tahiri

“Dëshmia më e qartë se Policia e Shtetit ishte
x
BREAKING NEWS

Policia e kërkonte që prej 2017/ Zbardhen detaje të reja nga arrestimi, ja ku ishte fshehur fshehur për 5 vite ish-shefi i policisë që u arratis nga Muriqani

Policia e kërkonte që prej 2017/ Zbardhen detaje të reja nga
x
BREAKING NEWS

Emri/ I përfshirë në trafikun e drogës së Habilajve, arrestohet në Berat ish-shefi i Policisë së Dhërmiut

Emri/ I përfshirë në trafikun e drogës së Habilajve,
x
BREAKING NEWS

“Personazhe të njohur, të majtë e të djathtë do të jenë subjekt i drejtësisë”, paralajmërimi i fortë i Vangjelit: ‘Moti politik’ do të bëhet shumë më i nxehtë në shtator

“Personazhe të njohur, të majtë e të djathtë do
x
BREAKING NEWS

“Ngjarje që ka vënë në dilemë dhe vështirësi të madhe policinë”, Klodiana Lala zbardh detaje të reja nga humbja e kontakteve me Martinajn: Ja cilat janë tre zonat që po hetohen

“Ngjarje që ka vënë në dilemë dhe
x

Sport

Asllani lëvizja më e madhe e kuqezinjve këtë verë, e dyta më e shtrenjtë pas Kumbullës tek Roma

Asllani lëvizja më e madhe e kuqezinjve këtë verë, e

Lojtarët e Kombëtares po kalojnë momente të mira me skuadrat e tyre në Europë, por ka dhe të tjerë që janë në pritje të ofertave për të ndryshuar skuadër dhe për të pasur më shumë hapësirë e më shumë sukses në karrierën e tyre. Padyshim që disa lëvizje të mira kanë ndodhur dhe një pjesë e futbollistëve e kanë bërë tashmë zgjedhjen e tyre, duke u stabilizuar në skuadra të reja për sezonin e ri, por në këto lëvizje spikat në veçanti ajo e mesfushorit Kristjan Asllani, i cili la Empolin për një tjetër skuadër të madhe të Serisë A, Interin, një lëvizje që bëri bujë edhe në mediat italiane dhe më gjerë. Madje vetë Interi e prezantoi me pompozitet, duke i thurur lavde dhe specialistët besojnë se Asllani tek Interi do të shkruajë histori. Ditët e para të përgatitjeve kanë shkuar në mënyrë perfekte.

Asllani, transferimi i dytë më i shtrenjtë pas Kumbullës

Konfirmohet tashmë plotësisht se Kristjan Asllani është transferimi i dytë më i shtrenjtë nga lojtarët e Kombëtares në një merkato. Kur bën analizën e shifrave kupton se transferimi i tij tek Interi është shumë i rëndësishëm. “Në këto ditë të nxehta, teksa kampionatet nuk kanë filluar ende, një numër i konsiderueshëm i kuqezinjve janë bërë pjesë e kësaj merkatoje, dikush duke mbyllur transferimin dhe dikush duke u kërkuar nga ekipe të ndryshme. Të gjithë biem dakord që deri tani, Kristjan Asllani ishte “ylli” i verës, duke kaluar për një shifër prej 16 milionë eurosh nga Empoli tek Interi dhe duke u bërë si lëvizja e dytë më e shtrenjtë në ekipin kombëtar pas asaj të Marash Kumbullës, që kaloi nga Verona te Roma për 26.5 milionë euro me gjithë bonuse”, shkruajnë mediumet italiane. Pas Asllanit, i cili do të luajë për zikaltrit, ishte Xhakomo Vrioni që sapo u kthye si golashënues nga Tiroli i Austrisë te Juventusi, u shit menjëherë në një kampionat të largët, MLS-ja amerikane. “Zonja e Vjetër” përfitoi rreth 4 milionë euro nga Nju Inglandi. i treti dhe i fundit nga lojtarët e Kombëtares që ka pasur një kosto transferimi është Ylber Ramadani, për shërbimet e të cilit skocezët e Aberdinit paguan 120 mijë euro te MTK Budapesti.

Lëvizjet e tjera të rëndësishme të verës

Emrat që kanë ndryshuar skuadër deri tani janë të shumtë, pjesa kryesore, por ka ende lojtarë që dëshirojnë të lëvizin drejt destinacioneve më të mira. Gjithsesi, duke u kthyer tek lëvizjet e bëra konstatojmë se shumica e lojtarëve të Kombëtares e kanë gjetur ekipin e duhur për sezonin e ri. Ka pasur, pra, edhe lëvizje të tjera të kuqezinjve, që në total janë 10 futbollistë të cilët kanë ndryshuar ekip ose 30% e organikës. Rei Manaj kaloi tek Uotfordi nga Barcelona, portieri Tomas Strakosha u largua si lojtar i lirë pas 10 vitesh nga Lacio dhe nënshkroi me Brentfordin në Premier Ligë. Ekip ndërruan edhe Odise Roshi me Bekim Balajn, por gjithsesi mbetën në Turqi. Po ashtu Lenjanin, Prengën dhe Hoxhallarin do t’i shohim me një fanellë tjetër. Tani mbetet për t’u parë se çfarë cilësish do të shpalosin ata në fushën e lojës gjatë sezonit të ri.