BREAKING NEWS

"Ka nja dy deputetë që kundërshtojnë me të drejtë"/ Spartak Braho plas deklaratën e fortë për aferën e inceneratorëve: Skandali është kaq i fortë sa…Ja pse Rama nuk e jep dorëheqjen. A do ketë fundin e Musolinit?

"Ka nja dy deputetë që kundërshtojnë me të
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Meta-Berisha kanë marrë urdhër nga Moska të destabilizojë Shqipërinë, protesta e 7 korrikut mund të prodhojë viktima

Frrok Çupi: Meta-Berisha kanë marrë urdhër nga Moska
x
BREAKING NEWS

Rëndohen pozitat e Metës, SPAK regjistron tjetër procedim penal ndaj presidentit, akuzohet së bashku me Kryemadhin për fshehje pasurie, në “filtër” dhe 8 zyrtarë të LSI

Rëndohen pozitat e Metës, SPAK regjistron tjetër procedim penal
x
BREAKING NEWS

Ja strategjia e Lulzim Bashës për të ardhur në krye të PD dhe si do e përzërë Sali Berishën pasi gjykata të rrëzojë “Foltoren”

Ja strategjia e Lulzim Bashës për të ardhur në krye të
x
BREAKING NEWS

Ja kur ikën Ilir Meta nga Presidenca, 3 skenarët që do të “trazojnë” politikën shqiptare pas 24 korrikut

Ja kur ikën Ilir Meta nga Presidenca, 3 skenarët që do të
x
BREAKING NEWS

“Ky është me të vërtetë një moment historik"/ Vjen lajmi i shumëpritur për Finlandën dhe Suedinë

“Ky është me të vërtetë një moment
x
BREAKING NEWS

Humbje e madhe! Arti shqiptar në zi, vdes në moshë të re ish-gazetarja dhe ikona e njohur e Teatrit, politikani jep lajmin e trishtë: Do të kujtojmë si shoqe, aktore e personalitet me nam

Humbje e madhe! Arti shqiptar në zi, vdes në moshë të re
x
BREAKING NEWS

Gazetarët protestojnë para Kryeministrisë, reporterët "qepin" gojën dhe i bëjnë thirrje Ramës të heqë dorë nga “riedukimi”

Gazetarët protestojnë para Kryeministrisë, reporterët
x

Sport

Asllani lider i Empolit, veterani Berisha mahnit Serinë A

Asllani lider i Empolit, veterani Berisha mahnit Serinë A

Lojtarët e Kombëtares po kalojnë momente të mira me skuadrat e tyre në Europë. Madje ka prej tyre që kanë lënë gjurmë këtë sezon, duke u vlerësuar nga kritika sportive dhe mediat sportive europiane. Në kampionatin elitar italian, ku luan numri më i madh i futbollistëve të përfaqësueses kuqezi, kanë spikatur një numër i konsiderueshëm lojtarësh e një pjesë kanë marrë rol lideri sikurse është Gjimshiti tek Atalanta, Berisha tek Torino, Hysaj e Strakosha tek Lacio, por edhe Bajrami e Asllani tek Empoli. Ky i fundit, për shkak të cilësive teknike dhe i konsideruar si element i perspektivës, ka marrë vëmendjen e shumë klubeve italiane dhe më gjerë. Ndërkohë, Etrit Berisha konfirmohet si portier i madh dhe me sharm në Serinë A, pasi jo vetëm fiton rol titullari me Torinon, por ai është përcaktues dhe thuhet se do të jetë portier i parë edhe për sezonin tjetër.

Asllani, një talent që kërkohet kudo

Mesfushori me tipare sulmuese i përfaqësueses kuqezi, Kristjan Asllani po bëhet gjithnjë e më vendimtar për Empolin, teksa pasi gjeti golin e parë si profesionist javën e kaluar ndaj Interit, pasditen e sotme ka dhënë një asist mjaft të bukur për Patrik Kutronen, i cili ka shënuar golin e avantazhit ndaj Salernitanës. Mesfushori 20-vjeçar kuqezi ka lëvizur mirë mes linjave dhe ka shërbyer Kutronen me një vertikalizim perfekt, duke i krijuar kushtet sulmuesit italian që të shënojë një gol mjaft të lehtë. Asllani debutoi pikërisht këtë sezon me fanellën e Empolit në Serinë A dhe që prej muajit janar është shndërruar në një titullar të padiskutueshëm, ndërsa trajneri i toskanëve, Andreazoli ka folur shpesh me superlativa, duke e cilësuar një lojtar për skuadra të mëdha.

Berisha mahnit Serinë A

Nëse Thomas Strakosha ka pasur një sezon me ulje ngritjet e tij, por dukshëm në dyshim nëse do të vazhdojë apo jo me Lacion e tij, për gardianin tjetër të Kombëtares, veteranin Etrit Berisha, mund të thuhet se e nisi nga stoli si portier i tretë me Torinon, kapi momentin e tij, tregoi vlerat dhe tani është titullar i padiskutuar, me vlerësimin me notë më të lartë dhe portier i projektuar të jetë i parë për këtë skuadër në sezonin e ri. Në fakt, Etrit Berisha është duke kaluar një formë të jashtëzakonshme këtë sezon me fanellën e Torinos, ku në ndeshjen ndaj Veronës ditën e djeshme skuadra “granata” triumfoi me rezultatin minimal 0-1 në stadiumin “Marc’Antonio Bentegodi”, gardiani kuqezi ishte një ndër më të mirët në fushën e blertë. Statistikat që vijnë nga faqja e mirënjohur “Sofa Score” janë mbresëlënëse teksa në 90 minutat e luajtura ndaj veronezëve, portieri i Kombëtares shqiptare është vlerësuar me notën 8,1. Ka pritur 5 topa, ku 4 nga këta kanë qenë brenda në zonën e rreptësisë. Asnjë gol i pësuar dhe ka goditur 9 nga 24 topa të gjatë. Aktualisht gjatë këtij sezoni me fanellën e Torinos, 33-vjeçari prishtinali është aktivizuar gjithsej në 9 ndeshje në Serinë A.