BREAKING NEWS

“Kukësi si Londra e vogël”/ Media britanike japin alarmin: Cilat janë 9 bandat që po trafikojnë shqiptarët, reklamojnë shërbimet e tyre edhe në TikTok

“Kukësi si Londra e vogël”/ Media britanike japin alarmin:
x
BREAKING NEWS

E rëndë në Tiranë, gjendet i pajetë një 35-vjeçar, dyshimet e para

E rëndë në Tiranë, gjendet i pajetë një
x
BREAKING NEWS

EMRI/ Ndoqi klientin me thikë në rrugë pasi u ankua për faturën, identifikohet pronari i restorantit, policia e shpall në kërkim

EMRI/ Ndoqi klientin me thikë në rrugë pasi u ankua për
x
BREAKING NEWS

Shpallja non-grata e gazetares ruse, reagon Grenell dhe paralajmëron Sveçlën: Precedent i tmerrshëm, zyrtarë të Kosovës mund ta pësojnë në të ardhmen

Shpallja non-grata e gazetares ruse, reagon Grenell dhe paralajmëron
x
BREAKING NEWS

Procesi i Zajednicës në Kosovë/ “Turp historik dhe krim tradhtie kombëtare, antishqiptarizmi i bashkuar me korrupsionin e lartë shtetëror në Tiranë”, Spartak Ngjela bën paralajmërimin e fortë: Prisni dhe shikoni...

Procesi i Zajednicës në Kosovë/ “Turp historik dhe krim
x
BREAKING NEWS

Iku i nxehti afrikan?! Shi, rrufe dhe ulje temperaturash! Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Iku i nxehti afrikan?! Shi, rrufe dhe ulje temperaturash! Parashikimi i motit
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

“1 javë pasi i thashë Metës këtë, mua Berisha më arrestoi”, Idajet Beqiri nxjerr prapaskenat dhe ngre dyshimet e forta

“1 javë pasi i thashë Metës këtë, mua Berisha
x

Sport

Asllani pritet me ovacione tek Interi, zikaltrit kanë në plan edhe Kumbullën

Asllani pritet me ovacione tek Interi, zikaltrit kanë në plan edhe

Shqiptarët më në fund “kapin” edhe Interin. Është Kristjan Asllani që edhe zyrtarisht bëhet pjesë e zikaltërve dhe pavarësisht nëse e siguron apo jo formacionin, ai duket një zgjedhje që mund të sjellë surpriza tek ekipi zikaltër i Milanos. E pranojnë edhe mediat italiane, kur shkruajnë se nuk është vetëm Lukaku, por edhe Kristjan Asllani, Mesfushori shqiptar ishte i pari që mbërriti paraditen e sotme në qendrën mjekësore Humanitas, për të kryer testet fizike. Pas testeve, mesfushori shqiptar la qendrën mjekësore, për t’u drejtuar në zyrat e klubit të madh milanez, ku do të vijojë me firmën mbi kontratë dhe me shumë mundësi, edhe prezantimin zyrtar. Kristjan Asllani spikati me Empolin në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar dhe Interi pagoi 14 milionë euro për kartonin e tij, si dhe sulmuesin Satriano në huazim, ndërsa vetë mesfushori pritet të firmosë për 5 sezone, me pagë prej 1.2 milionë eurosh në vit. Mbetet të shihet nëse Asllani do të jetë apo jo preferencë e parë për trajnerin Simeone, por rivaliteti tek një klub i madh mund ta penalizojë atë.

Interi i dashuruar me shqiptarët, i vë syrin edhe Kumbullës

Asllani mund të mos jetë shqiptari i vetëm që dëshirohet nga Interi, pasi mediat italiane aludojnë për një tjetër lojtar të Kombëtares Kuqezi që synohet nga klubi zikaltër. Në fakt, pranohet që Interi është mahnitur nga futbollistët shqiptarë. Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “TuttoSport” përveç Kristjan Asllanit që ditën e sotme ka kryer vizitat mjekësore me zikaltërit, drejtuesit e Interit hedhin sytë te mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla. Në rast të një largimi të mundshëm të Milan Skriniarit, klubi zikaltër ka një listë lojtarësh dhe një prej tyre është dhe ai i mbrojtësit të Romës. 22-vjeçari në sezonin e kaluar me verdhekuqtë nga kryeqyteti u aktivizua në total në Serinë A ka koleksionuar 17 ndeshje teksa nuk ka shënuar asnjë dhe asistuar asnjë herë.

Çelsi i kërkon 25 mln sterlina Uest Hemit për Brojën

Mediat angleze shkruajnë se Çelsi është hedhur në sulm për të siguruar shërbimet e sulmuesit brazilian të Lidsit, Rafinja. Blutë e Londrës kanë bërë ofertë zyrtare për lojtarin që kërkohet prej kohësh edhe nga Barcelona. Rreth 55 milionë stërlina është shuma e ofruar nga londinezët, të cilët duket se nuk do t’i bëjnë vend në formacion “yllit” kuqezi, Armando Broja, i sapokthyer nga huazimi te Sauthemptoni. “Çekanët”, në fakt, e kërkuan edhe verën e kaluar, por Çelsi preferoi ta huazonte te “Shenjtorët”. Sipas “Sky Sports”, Broja është në listën e objektivave të trajnerit David Mojes, ku përparësi është pikërisht blerja e një sulmuesi që siguron një kuotë të caktuar golash. Mësohet se Çelsi i ka kërkuar 25 milionë stërlina Uest Hemit për Brojën e tashmë pret një ofertë zyrtare nga “Hummers”, e cila do të formulohet shumë shpejt. Javën e kaluar gazetari i “Telegraph”, Jason Burt tha se Çelsi po refuzon çdo interesim të klubeve të tjera për sulmuesin shqiptar dhe nuk po nxiton ta shesë atë.