BREAKING NEWS

Pakti për emigrantët/ Reagojnë media italiane: Engjëll Agaçi, njeriu kyç në marrëveshjen Shqipëri-Itali, një ish-avokat i...

Pakti për emigrantët/ Reagojnë media italiane: Engjëll
x
BREAKING NEWS

Edi Rama bën “mea culpa” dhe pranon "njollën në biografi" për etiketimin e mediave si kazanë, a po reflekton kryeministri për arrogancën e ekzagjeruar?

Edi Rama bën “mea culpa” dhe pranon "njollën në
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ja marrëveshja e pisët e Ramës, Metës e Berishës që është ende në fuqi, taktikat e tyre të kërcënimit me dosje, skema që po përdor kryeministri me ndërkombëtarët për të qëndruar në pushtet dhe dy goditjet e rënda që do të marrë ish-pre...

Kreshnik Spahiu: Ja marrëveshja e pisët e Ramës, Metës e
x
BREAKING NEWS

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori: Ju tregoj recetën për të rrëzuar nga pushteti Edi Ramën dhe oligarkinë ekonomike që e mbështet, ja dosja që nëse hetohet siç duhet nga SPAK e çon kryeministrin pas hekurave, Meta-Berisha kokë e këmbë të zhytur në vj...

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori: Ju tregoj recetën për
x
BREAKING NEWS

Ja dëshmitari kyç që i ka bërë “gropën” nga qelia Metës për aferën “CEZ-DIA”, SPAK ka sekuestruar celularët e Kryemadhit e fëmijëve të saj me biseda të vitit 2013-2015, pyeten 100 persona, nga të afërm, bashkëpunëtorë dhe mjekë, futet në skaner edhe vi...

Ja dëshmitari kyç që i ka bërë
x
BREAKING NEWS

Ministri i Financave, Ervin Mete: Ja çfarë duhet të dini për kategoritë që përfitojnë rritje page, detajet nga indeksimi i pensioneve dhe periudha kur do të shpërndahet bonusi, do të ketë paketë mbështetëse për shtresat në nevojë, ndihmë edhe për famil...

Ministri i Financave, Ervin Mete: Ja çfarë duhet të dini
x
BREAKING NEWS

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali Berishës, Ilir Metës dhe Edi Ramës, SHBA del në krah të Altin Dumanit, kërkon distancim të opozitës nga “non-grata” dhe jep mesazhin e fortë se keqqeverisja e korrupsioni duhen luftuar

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali
x
BREAKING NEWS

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën “gropën” Ilir Metës dhe Monikës, roli i nënës së Kryemadhit dhe vëllait Drini që mori 360 milionë lekë nga SGS, 2 njerëzit që hapën dosjet e ish-presidentit në SPAK me kallëzimet që bënë nxjerrin faktet t...

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën
x

Sport

Asllani shkëlqen në fitoren e Interit, gold he spektakël përballë Xhenoas

Asllani shkëlqen në fitoren e Interit, gold he spektakël

Kristjan Asllani ishte dje “heroi” i Interit, pasi shënoi dhe asistoi në fitoren e zikaltërve në duelin kundër Xhenoas, fituar nga skuadra e trajnerit Simone Inzagi me rezultatin 2-1. Ishte një ndeshje e bukur, sidomos për mesfushorin tonë, që e kompletoi ndeshjen me të gjitha statistikat në mënyrë perfekte, duke shënuar dhe një gol të rëndësishëm. Ndaj mediat italiane menjëherë pas takimit i thurën elozhe Asllanit, duke thënë se në mungesë të turkut Calhanoglu, ai po e bën më së miri detyrën e tij. Kjo është njëkohësisht shenjë e mirë për Kombëtaren kuqezi, si dhe trajnerin Silvinjo, në prag të dueleve miqësore të marsit dhe para Europianit të Gjermanisë.

Performanca

Sikurse thamë që në fillim, Kristjan Asllani gjeti golin e parë me fanellën e Interit, pasi shënoi me një aksion mjaft të bukur në minutën e 30-të dhe i hapi udhë fitores së zikaltërve ndaj Xhenoas në Serinë A. Mesfushori shqiptar shënoi kështu golin e dytë në elitën e futbollit italian, pasi të parin ia ka shënuar pikërisht Interit, në maj të 2022-shit kur ishte pjesë e Empolit. Kjo ishte ndeshja e tretë radhazi si titullar për Asllanin, që gjeti edhe golin e parë zikaltër, teksa faqja e njohur sportive “SofaScore” e vlerësoi me notën 7.9, e dyta më e mirë pas Aleksis Sançez, që dha asistin për mesfushorin kuqezi dhe shënoi golin e dytë. Krahas golit, Asllani bëri një 90-minutësh perfekt, duke pasur saktësi 100% në pasime, pasi gjeti shokët e skuadrës në 77 raste kur provoi ata. Goli është një tjetër bonus në procesin e rritjes së Asllanit, që tashmë po tregon se mund ta zëvendësojë më së miri turkun Calhanoglu, teksa mesfushori shqiptar pritet të luajë sërish si titullar edhe të shtunën ndaj Bolonjës në transfertë.

Qëndrimi

Asllani theksoi pas takimit se ndihej mirë dhe golin ia dedikonte familjes së tij, por edhe shokëve të skuadrës. “Golin ia dedikoj familjes time dhe këtyre djemve të mrekullueshëm. Erdhën të gjithë të më përqafonin. E prisja prej kohësh këtë gol, sepse jam një tifoz i madh i Interit. Të shënosh në “San Siro” është një emocion unik”, u shpreh mesfushori shqiptar. Asllani pranoi se ndaj Genoas zikaltrit vuajtën më shumë se zakonisht, për shkak edhe të lodhjes, teksa theksoi se synimi i radhës janë tri pikët në Bolonja. “Fitore e rëndësishme. Ata janë një skuadër e bukur dhe kanë shumë cilësi. Goli që pësuam mund të evitohej. Kishte pak lodhje, por më e rëndësishme ishte të merrnim këto tri pikë që janë thelbësore. 15 pikë ndaj Juves janë shumë? Po, por tani duhet të mendojmë për Bolonjën. Shkojmë me dëshirën dhe shpresën për të marrë fitoren e radhës”, tha mesfushori.

Ramadani me statistika perfekte tek Leçe

Një tjetër kuqezi që luan në Itali la gjurmë këtë javë në Serie A. Bëhet fjalë për Ylber Ramadanin, i cili ishte si zakonisht titullar për Leçen në ndeshjen e Serie A ndaj Frosinones në transfertë, një sfidë që u mbyll në barazim 1-1. Në statistikat e publikuara nga emisioni “Analizë Kuqezi” në SuperSport, mesfushori i kombëtares vërehet se ia ka dalë të rikuperoje topin në 17 raste, ndërsa ka një saktësi në pasime në masën 79%. Ndër të tjera, Ramadani ka një performancë tejet pozitive edhe në duelet e fituara apo në interceptime.