BREAKING NEWS

Makina merr flakë brenda servisit, policia zbardh dyshimet e para

Makina merr flakë brenda servisit, policia zbardh dyshimet e para
x
BREAKING NEWS

KQZ jep nesër vendimin për shkeljet e bëra në zgjedhjet e 6 marsit, janë të përfshirë ministra, kryetarë bashkish dhe...

KQZ jep nesër vendimin për shkeljet e bëra në zgjedhjet e 6
x
BREAKING NEWS

Zgjedhja e Presidentit të ri, Mediu ka zbuluar emrin e parë që propozon opozita: Ky është personi i duhur për të ardhur në krye të shtetit

Zgjedhja e Presidentit të ri, Mediu ka zbuluar emrin e parë që
x
BREAKING NEWS

Makina inteligjente ‘bën namin’ në qarkun e Lezhës, pezullohen 87 leje drejtimi

Makina inteligjente ‘bën namin’ në qarkun e Lezhës,
x
BREAKING NEWS

Hyn në fuqi marrëveshja e rëndësishme me Spanjën, Policia e Shtetit në konferencë të jashtëzakonshme (VIDEO-LIVE)

Hyn në fuqi marrëveshja e rëndësishme me Spanjën,
x
BREAKING NEWS

“Po s’u shkatërrua korrupsioni do të futemi në krizë të madhe”, Spartak Ngjela ngre alarmin dhe paralajmëron goditje të bujshme nga SPAK: Ka një plan!

“Po s’u shkatërrua korrupsioni do të futemi në
x
BREAKING NEWS

Befason Yuri Kim, shfaqet në mes të Tiranës si asnjëherë më parë

Befason Yuri Kim, shfaqet në mes të Tiranës si
x
BREAKING NEWS

Ndizet situata/ Suedia në NATO, Erdogan nuk tërhiqet nga vendimi: Nuk do të keni “po” nga ne pa kthyer ...

Ndizet situata/ Suedia në NATO, Erdogan nuk tërhiqet nga vendimi: Nuk
x

Sport

Asllanin e kërkojnë Milani e Interi, Kumbulla bën për spital Murinjon

Asllanin e kërkojnë Milani e Interi, Kumbulla bën për spital

Lojtarët e Kombëtares po kalojnë një moment të mirë me skuadrat e tyre dhe një pjesë kanë zënë edhe faqet e shtypit të njohur sportiv europian. Në Itali, ku ndodhet shumica e grupit të kuqezinjve, dy ditët e fundit vëmendjen e kanë tërhequr mbrojtësi Marash Kumbulla dhe mesfushori me tipare sulmuese, Kristjan Asllani, i pari me Romën e tjetri me Empolin. Asllani është në “radarët” e shumë klubeve italiane e më gjerë, pasi konsiderohet si një futbollist me pritshmëri të mëdha, pra një talent, kurse Kumbulla i afirmuar tashmë, gjatë stërvitjes i ka dhënë një shkelm trajnerit Murinjo dhe portugezi ka përfunduar tek fizioterapisti. Por ngjarja bëri bujë sepse tekniku e ndau me fansat në rrjetet sociale duke bërë “show” me ndjekësit.

Asllani kërkohet nga “gjigantët” e Milanos

Kristjan Asllani i Empolit ka fituar vëmendjen e klubeve të mëdha italiane si Interi dhe Milani. Ditën e djeshme vetë trajneri i skuadrës, Aurelio Andreazoli, ka folur lidhur me lojtarin e Kombëtares, duke theksuar aftësitë e tij në fushë, por pa harruar të përmendi se 20-vjeçari ka ende kohë për këto lëvizje dhe se duhet të konsolidohet ende si lojtar përpara se të bëj hapin e radhës. “Asllani duhet ende të konsolidohet qartësisht si lojtar. Kur thuhet se të rinjve duhet t’i japim hapësira, duhet thënë se duhet të jemi dhe të kujdesshëm jo vetëm të marrim merita për këtë fakt por dhe t’i japim kohë të sistemohen. Ai ka ende kohë për t’u sistemuar, kjo vlen dhe për lojtarët e tjerë si Viti dhe Parisi. Të gjithë këta lojtar duhet të rriten dhe ne duhet t’i japim kohën e duhur. Është ende shpejt për të folur për rolin ideal të Asllanit në fushë, në Milano luajti si trekuartist duke bërë 13 kilometra gjatë ndeshjes. Ka shumë kualitet, mund të luaj kudo. Nëse ke kualitet fizik, teknik dhe moral nuk ke probleme”, u shpreh Andreazoli.

Kumbulla me një shkelm çon Murinjon tek fizioterapisti

Hoze Murinjo bën “show” me Marash Kumbullën. Futbolli kuqezi i ka dhënë një shkelm të fortë portugezit, aq sa i është dashur ndihma e fizioterapistëve. Në profilin e tij në Instagram, Murinjo ka postuar një video ku shfaqet duke iu nënshtruar një trajtimi në këmbën e majtë. “Nëse më shihni duke çaluar apo me shapka, duhet ta dini se K më ka shkelmuar”, ka shkruar portugezi, por duke e lënë gjithsesi “enigmë” personazhin që e kishte dëmtuar: “K RK apo MK?”, duke iu referuar një mes Karsdorpit dhe Kumbullës. Pak minuta më vonë, pasi kishte pare reagimet në rrjetet sociale, Murinjo e zgjidhi dyshimin: “Pasi Karsdorp u sulmua në rrjetet sociale, më duhet të postoj këtë imazh dhe të them se Kumbulla është përgjegjës”. Në postimin e Murinjos ka reaguar edhe Kumbulla, që shkruan shkurt: “Kapa topin mister”. Ndërsa komentin më “me spec” e bën Lorik Cana: “Murinjo, Kumbulla kërkon të të nxjerrë jashtë formacionin titullar”!