
Fatos Klosi trondit me deklaratën, tregon çfarë ndodhi në Bulevard 10 vite më parë: Ja pse u detyrua Sali Berisha të vriste, do kishte më shumë viktima, por...

Atalanta i jep “leksione” Valencias, Leipzigu eliminon Totenhemin e Murinjos

Shkruar nga Adriatik BALLA 11 Mars 2020

Italianët fituan 4-3 (ndeshja e parë 4-1) në duelin e kthimit në Champions dhe shkojnë në çerekfinale. Fitore e madhe dhe për gjermanët që thyen Totenhemin 3-0
Liga e Kampioneve u kthye mbrëmë me emocionet dhe spektaklin e radhës, por këtë herë vetëm në fushë e jo në tribuna, pasi ndeshjet sipas UEFA-s duhet të luhen pa tifozë. Atalanta tregoi dhe një herë mbrëmë se është një skuadër me potencë jo vetëm në kampionatin italian, por edhe në UEFA Champions League. Pavarësisht se kishte fituar ndeshjen e parë të 1/8 e finales, 4-1, mbrëmë sërish e nisi me gol në “Mestaja” kundër Valencias, në një stadium krejtësisht të boshatisur. Italianët shënuan me penallti që në minutën e 2-të me anë të Iliçiç. Valencia pas këtij goli nuk kishte më as fuqi dhe as përqendrim për të pretenduar përmbysjen, pasi goli i Atalantës ia pamundësonte këtë objektiv. Megjithatë, loja e spanjollëve u gjallërua dhe në minutën e 23-të ishte Gameiro që realizoi golin e barazimit, duke u dhënë shpresë vendasve që edhe mund t’ia dilnin. Pjesa e parë vijon të bëhet e fortë në mesfushë, me shumë duele, ku luftohet për topin e parë, por spanjollët e kanë të vështirë të depërtojnë dhe në fundin e pjesës së parë vjen dhe ndëshkimi i radhës për ta. Atalanta fiton 11-metërsh që shndërrohet në gol nga Iliçiç, duke bërë që pjesa e parë të mbyllet 1-2 për italianët. Me fillimin e pjesës së dytë Atalanta mendoi të ruajë epërsinë, duke qenë e sigurt falë rezultatit të përgjithshëm 6-2. Sidoqoftë, në minutën e 51-të spanjollët shënuan golin e dytë në këtë takim, e sërish me Gameiron. Në minutën e 67-të, Valencia kalon në avantazh, ku realizoi Torres, por Iliçiç nuk i la spanjollët të gëzonin me golin e tretë personal dhe për Atalantën në minutën e 71-të. Por italianët nuk do të ndaleshin këtu. I njëjti autor, Iliçiç, në minutën e 82-të shënon golin e katërt për Atalantën, duke bërë që italianët të fitonin 4-3 dhe me rezultat të përgjithshëm 8-4. Ndeshja tjetër e mbrëmjes së djeshme, ajo mes Leipzigut dhe Totenhemit, gjithashtu dhuroi emocione dhe gola. Ndeshjen e parë midis tyre të luajtur në Londër e kikshin fituar gjermanët 1-0. Po gjermanët ishin ata që e nisën këtë takim atje ku e kishin lënë në përballjen e parë. Timor Verner asiston për Sabitzer në minutën e 10-të dhe ky i fundit nuk fal, duke shënuar golin e epërsisë. Ky gol i “vrau” shpresat e Totenhemit për të kaluar në raundin tjetër. Megjithatë, trajneri Hoze Murinjo nuk u dorëzua dhe kërkoi më shumë në fazën sulmuese nga ekipi i tij, i cili jo vetëm nuk iu përgjigj sa duhet në fazën ofensive, por gaboi mjaft dhe në finalizim. I njëjti lojtar që shënoi golin e parë, Sabitzer, realizoi golin e dytë në minutën e 21-të, duke i vënë kapak kualifikimit. Ky gol e çmendi fare Murinjon, pasi kuptoi që përballë një Leipzigu me moral të lartë objektivi dukej praktikisht i pamundur të realizohej. Në minutën e 87-të, Leipzigu shënoi edhe golin e 3-të me anë të Forsberg, duke e shkatërruar plotësisht Totenhemin e Murinjos me rezultatin total të të dy ndeshjeve 4-0 dhe kapur çerekfinalen me meritë. Pra, mbrëmë u mësuan emrat e dy skuadrave të para çerekfinaliste që janë Atalanta dhe Leipzigu, surprizat e mëdha të këtij edicioni në Champions League.
Më të lexuarat


Vjen momenti Rei Manajt, dy klube të njohura italiane interesohen për sulmuesin kuqezi

Vllaznia s’e ndal vrullin as në Ballsh, Kukësi rikthehet më në fund tek fitorja

Superkupa e Italisë/ Cristiano Ronaldo shkruan historinë, ja çfarë ka bërë ylli portugez mbrëmjen e sotme

U pezullua dy ndeshje për goditje ndaj kundërshtarit, Barcelona merr në mbrojtje Leo Mesin

Dy emra i shtohen listës së atyre që kërkojnë një shans nga Reja, Balliu nga Spanja dhe Fili nga Rumania

Derbi Partizani-Tirana, Solomon del garant për fitoren e “demave”

ZYRTARE/ Caktohet dënimi për Messin, yllin e Barcelonës

Pësoi disfatë kundër Interit, Pirlo merr kritika të shumta nga legjendat e Juves, e sulmon edhe Del Piero

Jep dorëheqjen kreu i Ligës Profesioniste, Libohova, dyshohet se u përplas me Dukën

Agim Canaj: Bojkoti e realizoi misionin, rikthimi i Vllaznisë fitore e madhe për futbollin shqiptar
