BREAKING NEWS

Autoritetet italiane tregojnë çfarë pritet: Lufta nuk është fituar ende, nuk ka kthim në normalitet. Komisioneri i emergjencës shëndetësore tregon se vendi do të dalë nga kjo dramë vetëm nëse...

Autoritetet italiane tregojnë çfarë pritet: Lufta nuk
x

Sport

Atalanta shkatërron Valencian dhe korr fitore historike, Leipzigu thyen Totenhemin e Murinjos

Atalanta shkatërron Valencian dhe korr fitore historike, Leipzigu thyen

Liga e Kampioneve vijoi mbrëmë me dy ndeshjet e radhës, ku padyshim ra në sy fitorja e Atalantës përballë Valencias me rezultatin e thellë 4-1, nëpërmjet një loje spektakolare e rezultateve. Jo vetëm kaq, por edhe Leipzigu ishte surpriza e mbrëmjes, pasi mposhti Totenhemin brenda në Londër me rezultatin 1-0, një fitore bindëse madje, ku gjermanët i dhanë një “leksion” të fortë trajnerit Hoze Murinjo. Sa u takon ndeshjeve të luajtura, duhet pranuar që Atalanta ishte surpriza e madhe e mbrëmjes së djeshme në UEFA Champions League. Italianët që po kalojnë sezonin e dytë rresht si surprizë e madhe në kampionatin italian, për shkak të performancës së shkëlqyer dhe produktive, vinin në këtë fazë të Ligës së kampioneve për herë të parë dhe madje si herë e parë kishin shkuar larg. tani e tutje për ta nuk ka rëndësi rezultati, përveçse të argëtohen. Dhe Atalanta luajti mbrëmë përballë Valencias me plot fantazi, taktikë të shkëlqyer dhe në fund me rezultat. Impresionuese për këtë skuadër ishte shënimi i golit të parë, që erdhi shpejt, në minutën e 16-të, nga Hans Hatebor. Ky gol e çliroi psikologjikisht Atalantën, e cila jo vetëm e administroi mirë epërsinë, duke qenë sidomos solide dhe efikase në mbrojtje, por diti të kundërsulmojë rrezikshëm dhe në minutën e 42-të, të dyfishojë shifrat me anë të Josip Iliçiç. 2-0 që në pjesën e parë dhe nuk kishte si të shkonte më bukur për Atalantën ky takim. Valencia nuk shfaqi asgjë në pjesën e parë që të mund të bënte ndryshim në lojë dhe rezultat. 3-0 ishin goditjet në kuadrat për italianët, ndërsa spanjollët patën një dominim të lehtë në mbajtjen e topit. Në pjesën e dytë Atalanta do të ruante ritëm të lartë sulmi dhe ia del të shënojë brenda 17 minutash dy gola, duke e çuar rezultatin në 4-0. Fillimisht shënoi Freuler në minutën e 57-të, e më pas Hatebor në minutën e 62-të. Por spanjollët do të ktheheshin në lojë në minutën e 66-të me golin e Çerishev, një gol që mund të marrë vlerë për duelin e kthimit pas dy javësh në Spanjë. Një tjetër ndeshje e luajtur mbrëmë ishte ajo mes Totenhemit dhe Leipzigut, e mbyllur me rezultatin 1-0. Gjermanët ishin superiorë në pjesën e parë, dëshmuar me rastet e shumta të krijuara dhe ku shpërdoroi jashtë mase sulmuesi kryesor Varner. Ai pati mundësinë të shënonte disa herë por ndoshta fati nuk ishte me Leipzigun në fraksionin e parë të lojës. Totenhemi i Murinjos shfaqi vështirësi në qarkullimin e topit, dëshmuar me gabimet e shumta në pasime, vështirësinë taktike për të depërtuar dhe natyrisht mungesën e sulmuesit kryesor Herri Kejn. Murinjo nuk shfaqi agresivitet në skemat e tij në këtë pjesë loje dhe gjermanët morën në zotërim mesfushën dhe ushtruan presion në zonën e kundërshtarit, duke e mbajtur Totenhemin gjatë gjithë kohës nën presion. Dominimi në mbajtjen e topit me 64-36%, si dhe me 4-1 goditjet në portë, dëshmojnë qartë superioritetin e skuadrës gjermane, e cila shfaqi më shumë dëshirë për ta fituar ndeshjen sesa skuadra londineze. Kjo gjë u pa dhe në pjesën e dytë, ku gjermanët këmbëngulën për të shënuar dhe ia dolën në minutën e 58-të, kur Timo Verner shënoi me penallti për Leipzigun. Fituan gjermanët dhe në kthim do ta kenë më të lehtë.