BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Atalanta “zhduk” Berishën, mbetet jashtë planeve të Gasperinit

Atalanta “zhduk” Berishën, mbetet jashtë planeve të

Midis Atalantës dhe Etrit Berishës në këtë moment ka një ngërç që duket i vështirë për t’u zgjidhur. Kemi të bëjë me një qëndrim në stol të gardianit të Kombëtares Shqiptare në mënyrë të paarsyetuar dhe trajneri i Atalantës Gasperini është vënë para pyetjeve të shumta të shtypit sportiv italian për gjendjen e portierit shqiptar dhe njëherësh për shkaqet pse ai nuk aktivizohet. Natyrisht, Gasperini nuk ka folur hapur për këtë çështje dhe është mjaftuar vetëm me përgjigjen standarde e të njohur “të gjithë janë të rëndësishëm dhe të gjithë do të luajnë në kohën dhe vendin e duhur”. Por situata me portierin e përfaqësueses kuqezi duket jo e mirë dhe me kalimin e ditëve kjo bëhet evidente dhe sjell shqetësim akoma më të madh. Duhet thënë se Etrit Berisha ka qenë për vite me radhë lideri i vërtetë i Kombëtares kuqezi, madje falë pritjeve të tij të mrekullueshme nën erën “De Biazi”, përfaqësuesja jonë ia doli të sigurojë një kualifikim historik në Europianin e Francës më 2016. Në atë edicion kualifikues, ku Shqipëria pati në grup rivalë shumë të fortë si Portugalia, Serbia, Danimarka dhe Armenia, por edhe modestët e Lihtenshtejnit, një nga pikat më të forta të skuadrës tonë kombëtare ishte pikërisht Berisha dhe këtë e kanë shprehur edhe specialistët e futbollit tonë, të cilët i kanë vënë notë maksimale kosovarit për kontributin e tij në skuadër. Edhe në edicionin e shkuar kualifikues, pra atë të Botërorit të Rusisë, ku ishim në grup me ekipet e forta të Spanjës dhe Italisë, por edhe Izraelin dhe Maqedoninë, Berisha ishte padyshim lideri i vërtetë në fazën difensive, duke dhënë siguri për skuadrën në repartin e prapavijës dhe duke mos e diskutuar praninë e tij si titullar në duelet e skuadrës kombëtare. Por në këtë edicion të ri kualifikues Berisha nuk e nisi si titullar pas më shumë se gjashtë vjetësh në portën kuqezi. Në vend të tij u aktivizua në dy ndeshjet zyrtare kundër Izraelit dhe Skocisë në kuadër të Ligës së Kombeve Thomas Strakosha, ylli tjetër i portës tonë që aktivizohet me Lacion në Serie A. Edhe Berisha luan në Serie A, me Atalantën, por në këtë pjesë të parë të sezonit futbollistik në Itali ai nuk është preferuar nga trajneri Gasperini dhe për pasojë ka mbetur në stol. Edhe në duelin e madh që Atalanta barazoi 2-2 kundër Milanit, në portë për bergamaskët ishte një tjetër gardian e jo Berisha. Çfarë ka ndodhur me portierin e përfaqësueses së Shqipërisë që ka humbur shkëlqimin e tij? Mediat italiane kanë nxituar të radhisin disa detaje dhe tregues sportivë për këtë sjellje. Së pari besohet se Berisha nuk është rikuperuar mjaftueshëm për të qenë në formën e tij maksimale pas dëmtimit që pati muaj më parë. Nga ana tjetër, në skemat e reja të trajnerit duket se kosovari i Kombëtares së Shqipërisë nuk shihet si preferencë, por mediat italiane shkojnë dhe më tej duke thënë se në këtë moment raportet e Berishës me Gasperinin nuk janë më të mirat e mundshme dhe kjo mund të ketë ndikuar që ai të qëndrojë në stol. Madje qëndron në stol edhe atëherë kur Atalanta ka nevojë për të. Në shumë ndeshje të luajtura nga ky sezon, Berisha është aktivizuar vetëm në një takim.

Gjimshiti, edhe mbrojtësi kërkon një shans

Përveç Berishës, në gjirin e Atalantës militon edhe Berat Gjimshiti, i cili nuk ka luajtur sa duhet në fushë në javët e fundit. Theksojmë se njëlloj si Berisha, edhe Gjimshiti nuk u aktivizua për asnjë minutë në ndeshjen kundër Milanit të dielën. Të dy futbollistët shqiptarë “ngrohën” stolin dhe kjo është e dëmshme për kombëtaren, e cila kërkon lojtarë që janë në formë dhe për ndeshjet e radhës kundër Izraelit në transfertë dhe ndaj Skocisë brenda në fushën tonë kërkohen futbollistë të përgatitur fizikisht, që luajnë rregullisht me ekipet e tyre dhe i japin qetësi repartit të mbrojtjes. Për momentin, si Berisha dhe Gjimshiti nuk e sigurojnë këtë. 

Adriatik BALLA