BREAKING NEWS

“Është një njeri që i njeh mirë shërbimet sekrete”/ Artan Hoxha nxjerr informacionin e rëndësishëm, flet me emra dhe zbulon ku fshihet vrasësi i Remzi Hoxhës: Krim shtetëror!

“Është një njeri që i njeh mirë shërbimet
x
BREAKING NEWS

“Kush është spiuni?”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e grabitjes së biznesmenit në Krujë dhe bën paralajmërimin ‘bombë’: Do të ketë viktima!

“Kush është spiuni?”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e
x
BREAKING NEWS

Rritja e numrit të rasteve me Covid, Italia merr vendimin drastik ndaj Shqipërisë, hyn në fuqi menjëherë që ditën e nesërme

Rritja e numrit të rasteve me Covid, Italia merr vendimin drastik ndaj
x
BREAKING NEWS

“Berishën po e mbështesin njerëzit e korruptuar”, Frrok Çupi plas deklaratën ‘bombë’ për ish-kryeministrin dhe ngre alarmin për lëvizjen e fundit të Bashës

“Berishën po e mbështesin njerëzit e korruptuar”,
x
BREAKING NEWS

SPAK lë pas hekurave avokatin e njohur. Zbardhen detajet

SPAK lë pas hekurave avokatin e njohur. Zbardhen detajet
x
BREAKING NEWS

Basha bën publikë organizatorët që duan ta largojnë nga drejtimi i PD, akuzon dyshen Meta-Berisha si skenaristë dhe regjisorë të foltores antiamerikane

Basha bën publikë organizatorët që duan ta largojnë nga
x
BREAKING NEWS

Drafti/ SHBA zgjeron gamën e zyrtarëve që mund të shpallen “non grata”, nga politikanët trafikantë, tek ata që ushtrojnë presion ndaj drejtësisë

Drafti/ SHBA zgjeron gamën e zyrtarëve që mund të shpallen
x
BREAKING NEWS

Muharrem Xhafa: Ja çfarë di unë për lidhjet e Berishës me komunizmin, nga emërimi sekretar partie, tek aleanca me Ramizin

Muharrem Xhafa: Ja çfarë di unë për lidhjet e
x

Sport

Atletika projekt për një pistë portative në pedonale, shpresohet ndihma e federatës europiane

Atletika projekt për një pistë portative në pedonale,

Atletika shqiptare po bën përpjekje për të shtuar bazën materiale dhe terrenet në mënyrë që të rrisë masivitetin dhe cilësinë sportive. Në fakt, atletika jonë ka disa “kokrra” vërtet cilësore, si atletët Izmir Smajlaj e Luiza Gega që u paraqitën mirë në Olimpiadë, por edhe të rinj të talentuar si F. Burraj apo nga vajzat R. Dauti etj. Megjithatë, mbetet shumë për t’u bërë. Dihet që atletika po vuan mungesën e pistës në kryeqytet, një gangrenë prej disa vitesh tashmë, ku të rinjtë e të rejat e klubeve të ndryshme në kryeqytet nuk kanë pistë ku të bëjnë vrapimet e tyre, madje dhe garat kombëtare zhvillohen në qytetet e tjera. Për të zgjidhur këtë ngërç të krijuar me atletikën në Shqipëri, Federata Shqiptare e Atletikës në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës kanë në projekt ndërtimin e pistës pranë kodrave të “Liqenit”, prapa hotel “Sheratonit” në Tiranë. Sinjalet janë pozitive, pasi Bashkia do të nisë nga puna dhe shpresohet që në vitin 2022 Tirana të largohet nga harta si kryeqyteti i vetëm në botë pa pistë atletike.

Projektet e federatës me partnerët ndërkombëtar

I kontaktuar nga gazeta “SOT”, kreu i Federatës Shqiptare të Atletikës, Gjergj Ruli, siguroi se ka marrëdhënie të shkëlqyera me shumë krerë federatash në Europë, përfshi dhe federatën europiane dhe ua ka bërë të qartë situatën e vështirë të atletikës tonë, por siç dihet, bota kërkon projekte konkrete dhe në bazë të projekteve bëhen edhe bashkëfinancimet. Gjithsesi, Ruli është entuziast se gjëra të mira do të vijnë për atletikën, pasi po fryn një erë e re pozitive qoftë në rezultatet e sportistëve elitarë, por edhe në përfshirjen e atletikës tonë në vëmendjen e federatës europiane e botërore. Për këtë duket se ka shërbyer dhe një takim që Ruli ka pasur me shumë kolegë të tij të federatave të ndryshme që i bënë atij vizitë me rastin e dekorimit nga Presidenti i Republikës me titullin “Nderi i Kombit”. “Nuk më ka munguar dhuntia për të ndërtuar marrëdhënie të shkëlqyera me ndërkombëtarët. Në ditëlindjen time dhe me rastin e dekorimit tim nga Presidenti, më erdhën për vizitë shumë miq të federatave të ndryshme. Në fakt, nuk është se nuk kam diskutuar me kolegët europianë për problemet e atletikës shqiptare dhe po t’i mbledhësh bazën materiale që na duhet vlera shkon në 200-300 mijë euro. Sa i takon pistës tek “Liqeni”, ajo do të jetë investim i bashkisë së Tiranës, kurse për ta kompletuar me bazë materiale kemi rënë në kontakt me sponsorë të ndryshëm. Pista do të nisë shumë shpejt, bashkia e ka premtuar dhe vitin tjetër e sigurt që do të jetë gati. Shpresat tona janë që viti 2022 të jetë vit i artë për atletikën. Ndërkohë, po punojmë për një projekt shumë domethënës për ndërtimin e një pedane portative tek pedonalja në Tiranë, për kërcimet, pasi një pistë e tillë tërheq vëmendjen dhe inkurajon të rinjtë të afrohen në atletikë. Një pedanë e tillë për kërcimin së gjati ka shumë vlerë dhe mund të përdoret edhe në qytete të tjera. Edhe në botë pista të tilla portative kanë rezultuar efikase. Natyrisht, në këto nisma KOKSH dhe presidenti Fidel Ylli qëndrojnë pranë nesh dhe jemi të vetëdijshëm sesa punë efikase kryhet nëpërmjet bashkëpunimit”, theksoi Ruli.